LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakra në Mat/ Zbardhen të tjera detaje shokuese

12 Tetor 2018, 06:39, Aktualitet CNA
Masakra në Mat/ Zbardhen të tjera detaje shokuese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili zbardh të tjera detaje shokuese në lidhje me ngjarjen e rëndë dje në Mat, ku tre persona u vranë me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Sipas denoncuesit autori i masakrës është Kujtim Koxha, kryetar i PS-së së zonës.

Ndërsa më tej, denoncuesi thekson se ?I ekzekutoi duke u thene: ?largoni makinerite pse do shtroni rrugen qe te fitoni zgjedhjet?? Punonjesit i kane thene ik se nuk te pyesim ty. Ky ka marrë armën dhe i ka qëlluar?.

Gjithashtum denoncuesi shkruan se ?Vrasesi eshte njeri me shume precedente disa here denoncuar dhe per konflikte e ngjarje ordinere po cdo here eshte liruar e ia kane mbyllur ceshtjet.?

Postimi i plotë i Berishës:

Autori i masakres, Kujtim Koxha eshte kryetar i Partise Socialiste.

I ekzekutoi duke u thene:
?largoni makinerite pse do shtroni rrugen qe te fitoni zgjedhjet?? Punonjesit i kane thene ik se nuk te pyesim ty.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Doktor pershendetje sapo jam kthyer nga Mati. Nga deshmitar i ngjarjes (e takova personalisht). Me tha se vrasesi eshte kryetar i ps se zones,,dhe se para se ti vrase u ka thene ?largoni makinerite pse do shtroni rrugen qe te fitoni zgjedhjet ?? Keta i kane thene ik se nuk te pyesim ty. Ka mare armen e i ka qelluar.
Vrasesi eshte njeri me shume precedente disa here denoncuar dhe per konflikte e ngjarje ordinere po cdo here eshte liruar e ia kane mbyllur ceshtjet. Ne policine e Matit ka nje dosje te gjere denoncimesh./ CNA.al

Lajmet e fundit nga