LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi tregon kur do arrihet marrëveshja

12 Tetor 2018, 17:11, Aktualitet CNA
Korrigjimi i kufijve/ Thaçi tregon kur do arrihet marrëveshja

Korrigjimi i kufijve të Kosovës, çështje e cila tronditi jo pak politikën kosovare, por edhe atë shqiptare është komentuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për televizionin francez, ?France 24?.

Thaçi është shprehur optimist se deri në pranverën e ardhshme do të arrihet marrëveshja me Serbinë, që do të përfshijë korrigjimin e kufijve, ndërsa theksoi se ndryshimi i kufijve nuk është ideja që ai dëshiron ta prezantojë, por se pas negociatave të deritanishme, kjo është zgjidhja e vetme e mençur për stabilitetin e dy vendeve.

Më tej ai tha se marrëveshja do të duhet të përmbajë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Sigurisë së OKB-së.

Lajmet e fundit nga