LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kancelari i Austrisë i çon të fala Ramës

12 Tetor 2018, 08:41, Aktualitet CNA
Kancelari i Austrisë i çon të fala Ramës

Deputeti socialist, Fate Velaj, në një postim në rrjetet sociale, shkruan në lidhje me një takim rastësor me kancelarin austriak Sebastian Kurz.

?…sot, 12.10.2018, i nisur në orën 4.30 të mëngjesit për të ardhur në shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35, kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz?-shkruan Fate Velaj.

Më tej në postimin e tij Fate Velaj rrëfen pak nga bashkëbisedimi i tyre, ndërsa shkruan edhe se Sebastian Kurz i bën të fala kryeministrit Rama.

?Të dielën nisem për Bruksel ku, të hënën, në parlamentin europian, do raportojmë mbi sukseset në rrugën Europiane të Shqipërisë si dhe hapat e mbetura drejt hapjes së negociatave. Dërgoji të falat e mia Edit, – tha ai dhe hyri në makinë e u nis për në punë ndërsa unë, vazhdova rrugën për në shtëpinë time ku më prisnin…?-shkruan ndër të tjera deputeti socialist./CNA.al

Lajmet e fundit nga