Connect with Us

Kaluan 8 ton drogë drejt Italisë/ Mbyllen hetimet për 25 policë e doganierë

Aktualitet

Kaluan 8 ton drogë drejt Italisë/ Mbyllen hetimet për 25 policë e doganierë

Publikuar

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur ditën e sotme hetimet për 25 policë e doganierë, të cilët kaluan kamionin me 8 ton drogë 1 vit më parë nga Porti i Durrësit drejt Italisë.

Në 10 shkurt të vitit të kaluar, pra 2017 policia italiane sekuestruaroi 8 ton drogë në portin e Ankonës. Mediat fqinje raportuan se droga e kapur vinte nga Shqipëria, por kjo gjë u mohua nga autoritetet shqiptare.

Policia e Shtetit në Shqipëri nëpërmjet një njoftimi zyrtar sqaroi se droga e kapur nuk ishte shqiptare dhe banda kriminale vinte nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Gjithashtu burime për CNA.al bën me dije se nga raportimet e policisë nuk kishte asnjë gjë të saktë se ku ishte ngarkuar droga, por i sigurt ishte fakti se kamioni kishte kaluar në Shqipëria.

CNA.al konfirmoi se kamioni i kapur me drogë në Ankona ka kaluar në Shqipëri dhe ka dalë i pastër në skanerat e doganave, ndonëse kamioni kishte kaluar në dy skanera.

Sot personat për të cilët janë mbyllur hetimet janë: Lirim Halili, Syrja Terziu, Çlirim Pepa, Ervin Kodra, IliasMalja, Ymer Blloshmi, Ilir Spahiu, Maliq Kadilli, Kastriot Topalli, Vladimir Ziu, Elis Deliu, Ylli Vogli, Erald Kulla, Edmond Luzi, Argorn Kapllani, Gëzim Dervishi, Roland Metani, Gentian Selmani, Mehdi Demiri, Mexhit Xhixha, Nezir Bardhoshi, Julian Dorci, Fatmir Plaku dhe Behar Sula.

LEXO EDHE:  Skandal- Shefi i policisë plagos vartësin/ Fsheh ngjarjen

Këta persona kanë pasur funksione të ndryshme si punonjës doganor të doganave Qafë-Thanë, Vorë, Durrës si dhe punonjës të policisë kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë dhe pranë Portit të Durrës, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim./ CNA.al

Më poshtë po ju paraqesim dokumentin

 

Kamioni me 8 ton drogë kaloi nga Shqipëria/ Skaneri i doganës e nxori të “pastër”, kapet edhe kokainë?

8 tonë drogë dhe arrestimet/Policia shqiptare mohoi lajmin

Sasi rekord droge drejt Italisë/Kapen policët e 8 tonë hashashi, ja emrat

4 policë bëhen koka turku për 8 tonë kanabis

8 tonë drogë drejt Italisë/Zbardhet dosja e Prokurorisë: Ja gabimet e policëve

“Shkrihet” Policia e Portit Durrës/15 punonjës në pranga për kamionin me 8 tonë drogë

Zgjerohet skandali/Kamioni me 8 tonë drogë u ngarkua në Shqipëri, ja dyshimet

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

91-vjeçari bëri “kërdinë” në Elbasan/ Artan Hoxha: “Policia ka dëgjuar breshëri dhe ia ka futur vrapit”

Publikuar

-

Nga

“91 vjeçari bëri kërdinë në Elbasan/ Artan Hoxha: “Policia ka dëgjuar breshëri dhe ia ka futur vrapit”

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmë Elbasanin dhe mbarë opinionin publik, pasi një 71 vjeçar terrorizoi banorët duke qëlluar pa pushim me armë.

Në studion e ABC NEWS thekson se forcat e Policisë kanë shmangur një katastrofë të vërtetë në Elbasan dhe se problem kryesor ishte fakti se askush nuk ishte i aftë të kuptonte se me kë kishte të bënte.

“Dje problematikë ka qenë enigma, askush nuk ishte i aftë të kuptonte se me kë kishte të bëntë. Dihej vetëm që ishte 71 vjec. Askush nuk e dinte sa i aftë ishtë në përdorimin e armëvë. Ai me kallashnikov dhe ai ka pasur eksploziv dhe arsenal brenda në banesën e tij, këtë gjë policia nuk e dinte’” tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Vendimet e sotme të Çakos të pavend/ Duhej të jepte dorëheqjen



Sipas tij policia ka shpëtuar mirë pasi, e gjithë kjo situatë mund të përfundonte në tragjedi, pasi në Shqipëri nuk ka policë të specializuar.

LEXO EDHE:  Zëvendës ministrja e Brendshme flet për protestën e PD/Kemi marrë disa informacione

“Policia në Shqipëri ka një problem.Ti në Shqipëri i gjen armët kollaj. Në rastin kokret, ajo çfarë do ta quaja dështim është paftësia e Policisë lokale. Nga ana tjetër nuk kemi Policë të specalizuar dhe të trajnuar.

Patrulla e parë e policisë ka shpëtuar kot. Kur kanë dëgjuar breshëritë ata ia kanë futur vrapit”, tha gazetari.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Sot do të flisnim për dëshmorë”/ Deklarata tronditëse e Artan Hoxhës, çfarë ndodhi në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur sot për ngjarjen e ndodhur ditë e djeshme në qytetin e Elbasanit.

Në studion e ABC News, Hoxha u shpreh se nëse nuk do të ndërhyhej atëherë situata mund të përshkallëzohej dhe pasojat mund të ishin të mëdha.

Gjithashtu ai theksoi se problematikë mbetej fakti se RENEA nuk ishte në dijeni se më çfarë personi kishin të bënin. Sakaq Zhidru ishte një person i rrezikshëm pasi kishte aftësi të mira për të përdorur armën.

“Kishte dy lloje opinionesh, një ishte për zgjidhje përfundimtare për shkak se ka plagosur qytetarë të pafajshëm. Por ndërkohë nuk ka të bëjë fakti se sa vjeç është por aftësi për të përdorur armën.

Në rastin konkret kishim të bënim me një personazh që kishte vendosmëri për të mos u dorëzuar dhe aftësi për të përdorur armët. Ajo që pamë dje nuk ishte një skenë që mund të zgjidhje shumë lehtë. Synimi ishte që të shpëtohej.



Po ashtu një tjerr reagim ishte që përse u vra dhe nuk u shpëtua, por dua të kujtoj që në SHBA një i ri që vetëm mbante armë nuk u toleruar , pasi në momentin që tentoi të drejtonte armën është kërcënim për qytetarët. Pra nëse personi drejton armën ndaj dikujt tjetër është i rrezikshme. Çfarë mund të bënte tjetër policia kur kishte montuar pesë mina. Pallati ishte pallat i vjetër, pra rrezikshmëria e këtij personi me ato çfarë u gjetën ishte e lartë.

LEXO EDHE:  Rekrutonin njerëz për në Siri, mbyllen hetimet për Imamët

LEXO EDHE:  Zëvendës ministrja e Brendshme flet për protestën e PD/Kemi marrë disa informacione

Kallashnikovi është një armë e frikshme. Por gjatë gjithë kohës së negocimit po përgatitej për diçka më të madhe. RENEA nuk e dinte çfarë arsenali kishte sepse do të ndërhynin që në fillim. Sot do të flisnim për dëshmorë të atdheut me atë ngjarje, nëse nuk do të ndërhyhej. Ndjekja e procedurë nga RENEA bëri që ne sot të flasim vetëm për viktimën.

Është një procedurë standarde dhe në bazë të informacionit që mbledh nga vëzhguesit, banorët, snajperë. Duhet të kuptojmë se para se të ndërhyjnë kanë në dorë planimetrinë  e godinës, pra e dinë se sa fortësi ka dera…

Sakaq dera duke mos qenë metalike ishte e përshkrueshme nga plumbat dhe ai qëllonte nga brenda dhe grupi i RENEA-s është goditur.

Përgjegjësia e atyre dje ka bërë që ne sot të kemi minimumi e dëmeve”, tha Hoxha.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngjarja që tmerroi Elbasanin/ Artan Hoxha zbulon detajet shokuese: Është e frikshme

Publikuar

-

Nga

Ngjarja që tmerroi Elbasanin/ Artan Hoxha zbulon detajet shokuese: Është e frikshme

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Elbasan, ku një 71-vjeçar, qëlloi me armë kallashnikov në drejtim të efektivëve të policisë dhe më pas u ekzekutua një ditë nga forcat RENEA.

I ftuar në studion e Abc Neës, gazetari Hoxha theksoi se ajo çfarë e bënte shumë të rezikshme situatën dje, ishtë aftësia që kishte Lefter Zhidrus për të përdorur armën.

Sipas Hoxhës ajo çfarë mund të kishte ndodhur dje, është e frikshme.



“Nuk ka rëndësi mosha e personit, por aftësia që ka për të përdorur armën. Kishim të bënim me një personazh që kishte vendosmëri për të mos u dorëzuar dhe aftësi për të përdorur armët. Kishte një arsenal të tërë armësh. Kishte njohje të mirë ushtarake. Kallashi është armë shumë e frikshme, sidomos në distanca të afërta. Zgjidhja ka qënë më optimale e mundshme, nëse do zgjaste më shumë mund të merrte jetë njerëzish. Mund të shkaktonte dëme të mëdha.

LEXO EDHE:  Si t’i shmangim vjedhjet e shtëpisë në verë?/ Policia jep disa këshilla profesionale

LEXO EDHE:  Si t’i shmangim vjedhjet e shtëpisë në verë?/ Policia jep disa këshilla profesionale

RENEA largoi gjithë personat në pjesën e dukshme, nga kishte fushëpamjet autori”-tha Artan Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE