LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Duka “shuplakë” Bashës për Reformën Zgjedhore/ Lufta duhet të jetë paralele

12 Tetor 2018, 15:47, Aktualitet CNA
Duka “shuplakë” Bashës për Reformën Zgjedhore/

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste (PAA), Agron Duka në një prononcim për mediat ka folur rreth procesit të Reformës Zgjedhore.

Duka është shprehur se opozita duhet paralelisht të luftojë krimin në qeveri, por edhe të jetë pjesë e procesit të Reformës Zgjedhore.

?Lufta të jetë paralele, të vazhdojmë aksionin e nisur nga politika për shkëputjen e politkës nga krimi. Ndërkohë të vazhdojmë edhe Reformën Zgjedhore. Që vota të mos deformohet jam për ndryshimin e sistemit Zgjedhor. Nëse kjo nuk realizohet do të thotë që tradhëtohet kauza jonë?,- u shpreh Duka.

Kujtojmë këtu që kryedemokrati, Lulzim Basha është shprehur se opozita nuk do të jetë pesë e procesit të Reformës Zgjedhore me këtë qeveri të lidhur me krimin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga