LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Besojeni ose jo, të rinjtë shqiptarë mësojnë në librat shkollorë për suksesin e Noizy-t

12 Tetor 2018, 09:10, Lifestyle CNA
Besojeni ose jo, të rinjtë shqiptarë mësojnë në

Noizy është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar, i cili me këngët e tij u bë tejet i dashur për të rinjtë. Dhe duket se tekstshkrueshit e kanë vënë re këtë dashuri të madhe të të rinjve dhe e kanë përdorur në librat shkollore! Mbrëmjen e sotme, Noizy publikoi në profilin e tij në ?Instagram? një foto të shkëputur nga një libër shkollor, në të cilin pyeten nxënësit për jetën e reperit.

?Noizy është __ më i njohur për të rinjtë shqiptar. Ai lindi në qytetin e ___. Disa nga këngët e tij janë:____? ? shfaqet në foton e publikuar nga Noizy, krahas së cilës shkruan ?në tekste shkollore?.

Ende nuk dihet nëse kjo është realisht e vërtetë dhe në cilin libër shkollor është. Por nëse rezulton e tillë, atëherë lind pyetja: Këto tekstshkrues i kanë dëgjuar ndonjëherë me vëmendje këngët e Noizy-t? Dhe shpresojmë shumë që tekstet e këngëve të Noizy-t, të mos i kenë si detyrë shtëpie.

Lajmet e fundit nga