LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Asi nën mëngë i SHQUP-it"/ Luan e ke thirrur Alizotin për t’i dhënë lekë?!

12 Tetor 2018, 14:24, Aktualitet CNA
"Asi nën mëngë i SHQUP-it"/ Luan e ke thirrur Alizotin

Deputeti i PD Luan Baçi ishte asi nën mëngë që nxori së fundmi SHQUP-i në serinë e personazheve që i shtojnë diçka të re telenovelës me emrin ?Babale 2?. Në dy dalje publike, në një emision gjatë ditës së djeshme dhe në konferencë shtypi sot, shigjetat e sulmit të deputetit skeletik ishin për atë që ai e quan ?bashkëqytetar? i Fierit, shtetasin Fredi Alizoti.

Nuk kuptohet kjo strategji e SHQUP-it, kur, nga njëra anë, nëpërmjet Salianusit, i mëshon fort diskreditimit të Prokurorisë nëpërmjet një videoje me deklarata të Alizotit dhe, nga ana tjetër, këto sigurime të Luanit të PD-së, i cili e denigron aq shumë dëshmitarin, saqë deklaratat e tij mund të konsiderohen si vepër penale. Por le ta lëmë SHQUP-in në kaosin e vet permanent e të shohim për një çast deklaratat e lojtarit/aktorit më të fundit që doli në skenë, deputetit Luan Baçi.

Ditën e djeshme dhe sot në konferencë shtypi, ai u shpreh se ?Ky njeri është komplet i pabesueshëm, për të ardhur keq , më vjen keq që e kemi edhe bashkëqytetarin tonë që përdoret nga policia. Fredi Alizotin në Fier ne e njohim për Fredi Hajduti, sinqerisht kjo. Do tregoj ca raste që mund të duken banale, por shpesh herë në rrugë më dilte dhe më thoshte më jep një 10 mijë lekësh, e merrte dhe ikte. Fredi hajduti ose Fredi Alizoti kur e kam parë aty, që është marrë nga policia, dhe nuk e vë në dyshim që është marrë sepse ai është kontigjent i policisë. Ai nuk rrinte pa vajtur në polici një herë apo dy herë në javë.? Pikërisht ky person që sipas deputetit fierak ?është komplet i pabesueshëm?, përbën dëshminë më të fortë në videon ?Babale 2? të kolegut të vet Salianusi.

Në gjithë këtë zhurmnajë politike e mediatike, ajo që bën përshtypje është pingpongu i akuzave me ?blerje e shitje? personazhesh ku vend kryesor zë shtetasi Alizoti. Po t?i besojmë deputetit të PD-së, ky njeri u kërkoka lekë gjithë njerëzve rrugës. Vetë deputeti pranon se i ka dhënë shumë herë 10-mijë lekëshe (të vjetra). Nuk e dimë se si është e vërteta me këtë sjellje prej ?bamirësi? nga ana e deputetit Baçi, por ajo që mund të ketë rëndësi për publikun është sa herë dhe sa lekë mund t?i këtë paguar ky Alizotit, përderisa e thotë edhe vetë?

Ka zëra që thonë se Luani i PD me mbiemër Baçi, e ka thirrur Alizotin për t?i ofruar një pazar. Sa kohë që janë zëra, që nuk konfirmohen e as përgënjeshtrohen, nuk po i marrim si plotësisht të besueshme, por deputeti e ka për detyrë të shpjegojë si qëndron e vërteta.

Në fund të fundit, deputeti ka detyrimin moral para elektoratit të vet dhe opinionit publik t?i përgjigjet pyetjes: Luan, a e ke thirrur edhe ti Fredin Alizotin për t?i dhënë lekë?!/ TemA

Lajmet e fundit nga