LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtarja e lartë e PD-së “shuplakë” Bashës/ Je një humbës dhe gënjeshtar, të të vijë turp

11 Tetor 2018, 10:48, Aktualitet CNA
Zyrtarja e lartë e PD-së “shuplakë” Bashës/ Je

Një ndër zyrtaret e larta të PD-së në Dibër, Irini Shehu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Në postimin e saj, kryetarja e Forumit të Gruas në PD-në e Dibrës, Irini Shehu e quan Bashën një gënjeshtar, të cilit duhet ti vijë turp për gjendjen në të cilen e ka katandisur partinë.

?Nëse guxove dhe solle të deleguarit e tu për të legalizuar të komanduarit e tu si kryetar dhe sekretar të PD-së së Dibrës, ditë e diel ora 14:00, të cilët paradite erdhen, në drekë shpërndanë udhëzimet dhe në darkë zgjodhën :kryetar grupskesionesh” Peshkopi, të emëruarit e kapobandës së hajduitëve që rropen e vodhën një Dibër të tërë, ke bërë shumë gabim.?-shkruan Shehu.

Ndërsa më tej, Shehu shkruan ?Nuk e di se nga ç?rracë të sollën dhe ku buron gjenetika jote, që për hir të së vërtetës është një dyshim kombëtar, por dije se je përdhunuesi më mizor i statutit të Partisë Demokratike.?.

Postimi i plotë:

Shoku Lulzim Basha më gënjeve dy herë dhe unë të besova. Turpi yt. Më gënjeve dy herë dhe unë sërish të besova, turpi është imi.

Nëse guxove dhe solle të deleguarit e tu për të legalizuar të komanduarit e tu si kryetar dhe sekretar të PD-së së Dibrës, ditë e diel ora 14:00, të cilët paradite erdhen, në drekë shpërndanë udhëzimet dhe në darkë zgjodhën :kryetar grupskesionesh” Peshkopi, të emëruarit e kapobandës së hajduitëve që rropen e vodhën një Dibër të tërë, ke bërë shumë gabim.

Nuk e di se nga ç?rracë të sollën dhe ku buron gjenetika jote, që për hir të së vërtetës është një dyshim kombëtar, por dije se je përdhunuesi më mizor i statutit të Partisë Demokratike.

Grupseksioni Peshkopi ishte një more Lulzim kur zotërote erdhe e bërë shoë një muaj në Dibër, në cilin rresht të statutit e ke të shkruar që një grup seksion me as 50 anëtarë partie aktiv ndaheshka në dy grupseksione sepse kështu ju teket oligarkëve që demokratët dibranë i shporren me votë. Ta harrosh ti Naimët dhe Luanët e tu, Albanat dhe të deleguarit e tu se do të mund të shkelësh mbi mundin dhe kontributin e demokratëve të ndershëm që kanë dhënë shpirtin për partinë Demokratike.

Nëse mendoni se shpëtuat nga unë dhe nga ata qindra si unë, gabohesh shumë rëndë dhe këtë përgjigje do ta japë historia sepse do të jesh humbësi më i madh i të gjitha kohërave. Je thjeshtë një gënjeshtër Lulzim. Turp. shumë Turp./ CNA.al

Lajmet e fundit nga