LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen prapaskenat e hetimit të çështjes “Babale”/ Si u manipuluan provat

11 Tetor 2018, 12:12, Aktualitet CNA
Zbulohen prapaskenat e hetimit të çështjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor në PD, Gazmend Bardhi kanë zbardhur sot të tjera detaje në lidhje me hetimin e çështjes së audio-përgjimit Babale.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Bardhi dhe Alibeaj kanë hedhur akuza të forta në drejtim të kryeminsitrit Rama, ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj si dhe Prokurorisë.

Bardhi bëri një përmbledhje të gjithçka që sipas tij kanë bërë strukturat shtetërore për të fshehur të vërtetën e audiopërgjimit.

Bardhi tha se aktori i sjellë për audiopërgjimin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj ishte vetëm një prodhim amator i Ramës.

Sipas Bardhit aktori nuk ishte vetëofruar, por ishte shantazhuar nga policia e shtetit. Bardhi u shpreh se ?pavarësisht të gjitha përpjekjeve të Edi Ramës, eskpertët britanikë kanë dalë në përfundimin se zëri është i ngjashëm me atë të Agron Xhafaj.

?Edi Rama dy ditë pas audiopërgjimit tha se zëri nuk ishte i Agron Xhafaj dhe se ishin akuza për t?i hedhur baltë ministrit Xhafaj.

Shqiptarët e dëgjuan vetë që aktori jo vetëm që nuk ishte vetëofruar, por ishte shantazhuar nga policia e shtetit.

Ky aktor ishte dërguar në Prokurori përpara se të takonte Taulant Ballën. Akt mafioz i shtetit. Aktori Edi Ramës tregon se është dërguar tek një prokuror, i cili është Gentian Osmani. Aktori pohon se është shoqëruar me makinë nga drejtori i Policisë.

Çdo shqiptar ka pritur hetim të pavarur të cështjes dhe trafikanti i drogës Agron Xhafaj të dënohej. Por ne e kemi bërë të ditur se nuk do të ketë hetim të pavarur sa kohë që vëllai i Agron Xhafaj është ministër i Brendshëm.

Eskpertët britanikë kanë dalë në përfundimin se zëri është i ngjashëm me atë të Agron Xhafaj. Prokuroria ka qenë vegël e qeverisë në këtë histori.

Donika Prela shërbëtorja e Fatmir Xhafaj, është futur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të mbrojtur të vëllain e ministrit, pas zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike. Edi Rama ka qenë regjisori i këtij skandali,? tha Bardhi./ CNA.al

DEKLARATA E KËSHILLTARIT LIGJOR NË PD, GAZMEND BARDHI

II. Edi Rama shpalli vetëm dy ditë pas publikimit të audiopërgjimit se zëri në material nuk është i Agron Xhafës dhe se ai përgjim ishte aktrim për të shantazhuar Ministrin e Brendshëm.

Për të dokumentuar këtë alibi të Edi Ramës, deputetë, drejtorë policie dhe prokurorë fabrikuan një ?aktor? për të shpëtuar kriminelët. Shqiptarët dëgjuan vetë sesi ?aktori? jo vetëm nuk ishte vetëofruar, por ishte gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që e kishte paketuar të gatshëm e të përpunuar, natën, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ky ?aktor? ishte dërguar përpara prokurorit, pasi kishte takuar Taulant Ballën.

Pra, aktori, që është prova e vetme e prokurorisë në këtë çështje, ështe jo vetëm prodhim amator i Edi Ramës, por një akt mafioz i shtetit në shërbim të krimit të organizuar.

Dokumentet e përfshira në dosjen hetimore, konfirmojnë disa nga faktet që përmend aktori i Edi Ramës në video-përgjim:

[Dokumenti nr. 7]

1-     Aktori i Edi Ramës pohon në përgjim se është dërguar natën tek një prokuror rreth të 40-ve, me origjinë nga Kruja. Procesverbali i marrjes në pyetje e konfirmon këtë fakt. Prokurori që e ka takuar është pikërisht Gentjan Osmani.

2-     Aktori i Edi Ramës pohon në përgjim se është shoqëruar me makinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në datën 1 Qershor 2018. Procesverbali i marrjes në pyetje e konfirmon këtë fakt. Data kur ka bërë deklarimet për herë të parë në prokurori është pikërisht 1 Qershor 2018.

3-     Aktori i Edi Ramës pohon në përgjim se është shoqëruar me makinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, rreth orës 8 të darkës. Procesverbali i marrjes në pyetje e konfirmon këtë fakt. Ora e deklarimit sipas aktit të prokurorisë është pikërisht 20.05 min.

Që dëshmia dhe përgjimet e aktorit të Edi Ramës të kishin vlerë provuese, ato duhet të provoheshin me prova shkencërisht të pakundërshtueshme.

Prova shkencërisht të pakundërshtueshme janë vetëm tre:

1-     Akti i ekspertimit të zërit në audiopërgjim, i realizuar në një Laborator serioz ndërkombëtar.

2-     Tabulatet telefonike të personave të përfshirë në këtë çështje.

3-     Qelizat telefonike të Albert Veliut, Agron Xhafajt dhe Fredi Alizotit.

Çdo shqiptar, gazetar, analistë dhe partnerët ndërkombëtar, kanë pritur një hetim të pavarur të kësaj çështje, me qëllim që të zbulohet e vërteta dhe trafikanti i drogës Agron Xhafaj të dënohej për aktivitetin e tij kriminal.

Ne kemi bërë të ditur që ditën e parë se nuk mund të ketë hetim të pavarur mbi këtë çështje, sa kohë Ministër i Brendshëm është vëllai i trafikantit të drogës Agron Xhafaj, që është subjekt hetimi.

Sot shqiptarët do shohin me dokumente zyrtare që hetimi nuk është bërë nga prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës.

1-     Verifikimi dhe analizimi i qelizave telefonike të shtetasve Albert Veliu, Agron Xhafaj dhe Fredi Alizoti, për të përcaktuar shkencërisht nëse në orën dhe datën e pretenduar kur është realizuar përgjimi, kanë qenë apo jo në të njëjtin vend, i është deleguar për hetim nga prokurori, pikërisht Fatmir Xhafës. Pra prokurorët i kanë kërkuar Fatmir Xhafës që të hetojë Agron Xhafën.

[Dokumenti nr. 1]

Ky është Dokumenti i datës 7 Qershor 2018, që provon se hetimin për këtë fakt nuk e ka bërë prokuroria, por Policia e Shtetit. Pra, nëse kanë qenë apo jo bashkë Albert Veliu dhe Agron Xhafaj, e ka hetuar vetë Fatmir Xhafaj.

2-     Edhe verifikimin dhe analizimin e tabulateve telefonike, të shtetasve Albert Veliu, Agron Xhafaj dhe Fredi Alizoti, për të përcaktuar shkencërisht komunikimet telefonike midis tyre, i është deleguar për hetim nga prokurori, pikërisht Fatmir Xhafës. Pra prokurorët i kanë kërkuar Fatmir Xhafës që të hetojë Agron Xhafën.

[Dokumenti nr. 1]

Ky është Dokumenti i datës 7 Qershor 2018, që provon se hetimin për këtë fakt nuk e ka bërë prokuroria, por Policia e Shtetit. Pra, sa herë kanë komunikuar dhe kur kanë komunikuar Albert Veliu me Agron Xhafën, e ka hetuar vetë Fatmir Xhafaj.

3-     Marrjen e mostrave të zërit të Agron Xhafës, që janë përcaktuese për të përcaktuar shkencërisht nëse zëri në përgjim është apo jo i Agron Xhafës, i ka marrë vetë Fatmir Xhafaj.

[Dokumenti nr. 5]

Ky është Dokumenti i datës 15 Maj 2018, që provon se mostrat e zërit të Agron Xhafës, janë marrë nga eksperti vartës i Fatmir Xhafës, me pajisjet e Fatmir Xhafës.

 [Dokumenti nr. 8]

Prandaj Laboratori privat britanik ka konstatuar se kampionët e zërit janë të dobët dhe nuk mund të përcaktojnë në mënyrë përfundimtarë nëse është apo jo zëri i Agron Xhafës. Por pavarëisht kësaj, ekspertët britanik kanë dalë në konkluzionin se zëri i Agron Xhafës është i ngjashëm me zërin në audio-përgjim.

Siç rezulton e provuar nga dokumentet e publikuara, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, jo vetëm kanë fabrikuar një ?aktor?, por kanë fabrikuar çdo provë mbi këtë çështje, duke dalë hapur si hetues të kësaj çështje. Prokuroria ka qenë vegël e tyre në këtë histori.

Tani po shtrojmë një pyetje publike dhe me interes. Pse prokurorët nuk kanë guxuar të verifikojnë përgjimin e Fredi Alizotit, i cili në datë 27 Maj 2018, deklaron se ka marrë një ofertë nga pala tjetër.

[Dokumenti nr. 6]

Kush është pala tjetër? Cfarë oferte ka marrë? Kush e ka bërë ofertën? Të gjitha këto duhet të ishin hetuar nga prokuroria. Por kjo nuk ka ndodhur, sepse prokuroria e krimieve të rënda është shndërruar në një celulë kriminale që mbron krimin dhe korrupsionin, dhe që prish hetimet për të mbrojtur kriminelët.

Donika Prela, shërbëtorja e Fatmir Xhafës, u emërua në  krye të Prokrurorisë për Krime të Rënda, pikërisht për të mbrojtur Agron Xhafaën. Prandaj, caktoi prokurorët e cështjes së Agron Xhafës, në kundërshtim me ligjin dhe pa short.

[Dokumenti nr. 2]

Pra, në shkelje të ligjit, drejtuesi i prokurorisë ka gritur një grup hetimor, por prokurorët në përbërje të tij i ka caktuar pa short.

Të gjitha këto të dhëna, provojnë pa asnjë dyshim, se Agron Xhafaj, ka hetuar Agron Xhafën. Fatmir Xhafaj ka hetuar vetveten. Edi Rama ka qenë regjizori dhe arkitekti i shndërrimit të këtij hetimi në një hetim për mbrojtjen shtetërore të trafikantit të drogës, Agron Xhafaj.

Lajmet e fundit nga