LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhafaj sulmon PD-në/ U bëtë palë me krimin, me partner llumin e këtij vendi

11 Tetor 2018, 10:35, Aktualitet CNA
Xhafaj sulmon PD-në/ U bëtë palë me krimin, me partner

Reagimet lidhur me çështjen ?Babale? janë bërë vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa sot në një deklaratë për mediat sëbashku me Zv.Presidentin e Policisë Kriminale Gjermane, ai ka akuzuar PD-në se i ka dalë në krah krimit.

Xhafaj u shpreh se Partia Demokratike ka zgjedhur t?i dalë në krah krimit duke sulmuar policinë dhe këtë po e bën nëpërmjet  aktorëve, që janë llumi i këtij vendi.

?Unë jam ministër i Brendshëm dhe jam në këtë detyrë t?i shërbej qytetarëve të mi. PD ka zgjedhur rrugën ti dalë në krah krimit duke sulmuar policinë. Kanë zgjedhur partnerë të gabuar dhe llumin e këtij vendi?, u shpreh Xhafaj.

Kujtojmë këtu se në audio-përgjimin e denoncuar nga PD, dyshohej se vëllai i Fatmir Xhafajt, pra Agron Xhafaj kishte bërë trafikim narkotikësh. Kjo gjë u hodh poshtë nga Prokuroria, e cila deklaroi se audio-përgjimi është një montazh dhe zëri i pretenduar si i Agron Xhafajt është ai i Fredi Alizotit, i fundit ky që ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga