LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U vranë nga kreu i PS/ Tre punonjësit shpallen "Nderi i Bashkisë Mat"

11 Tetor 2018, 19:06, Aktualitet CNA
U vranë nga kreu i PS/ Tre punonjësit shpallen "Nderi i

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme Matin, ku Kujtim Koxha, kreu i PS në fshatin Shëlli, qëlloi për vdekje 3 punonjës të bashkisë ndërsa plagosi një tjetër.

Këshilli i Bashkisë së Matit, u mblodh urgjentisht pasditen e sotme dhe vendosi të shpallë  ?Nderi i Bashkisë Mat?, tre viktimat.

Gjatë mbledhjes u vendos gjithashtu ulja e flamurit të bashkisë në gjysmë shtizë.

Viktimat janë Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi, ndërsa i plagosuri është Astrit Hani.

Deklarata e Këshillit Bashkiak

Këshilli i Bashkisë Mat i mbledhur me datë 11.10.2018 ora 18:30 pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin ?Shlli? me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur, doli me këtë deklaratë:

Ju drejtohemi së pari familjarëve për tju shprehur  dhimbjen e sinqertë për humbjen e të dashurve Tuaj duke ju përcjellur ngushëllimet me besimin në forcën Tuaj për përballimin e kësaj humbje të madhe.

Dënojmë kolegjialisht aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve të Bashkisë Mat të rënë në krye të detyrës si dhe inkurajojmë të gjithë punonjësit e Bashkisë Mat në kryerjen e detyrës së tyre pa u lëkundur ndaj këtyre fenomeneve. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe ndëshkimin e autorëve.

Këshilli i Bashkisë Mat në mënyrë unanime vendosi për të rënët dhënien e titujve të nderit ? Nderi i Bashkisë Mat? për rënien në krye të detyrë. Këshilli i Bashkisë Mat vendosi dhe uljen e flamurit Bashkiak në gjysëm shtizë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga