LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U shoqërua në spital nga babai/ E mitura ndërron jetë në rrethana misterioze

11 Tetor 2018, 19:32, Aktualitet CNA
U shoqërua në spital nga babai/ E mitura ndërron jetë

Një 13 vjeçare ka ndërruar jetë në spital në rrethana misterioze, pasi kishte shkuar për të marrë ndihmë mjekësore.Ngjarja e rëndë është regjistruar në Tiranë.

Sipas policisë, K.B ishte e shoqëruar në spital nga i ati XH.B.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. /CNA.al

Lajmet e fundit nga