LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot në “Xhenet”/ Arzu tronditet, ajo zbulon se Xhenet është e bija që ka braktisur

11 Tetor 2018, 07:30, Aktualitet CNA
Sot në “Xhenet”/ Arzu tronditet, ajo zbulon se Xhenet

Xhenet i sjell kafen Selimit por ai nuk e pëlqen dhe e çon sërish të marrë kafen. Xhenet i bindet. Rrugës ajo përballet me Arzun e cila i kërkon të shkojë në zyrën e saj. Melisa i tregon mamasë së saj, Arzus se Selimi e pëlqen Xhenetin. Arzu nuk e beson një gjë të tillë. Xhenet shkon në zyrën e Arzus. Arzu i thotë se nuk mund të vijë në punë me një veshje të tillë dhe i jep rrogë paradhënie që të blejë veshje. Në zyrën e Arzus hyn edhe Selim. Ai thotë se do i çojë Xhenetin dhe Melisën në kantier. Selim, Melisa dhe Xhenet shkojnë në kantier. Melisa bëhet xheloze kur sheh Selimin duke bashkëbiseduar me Xhenetin. Xhenet mëson se kompania ka një problem lidhur me ndërtimin e një kulle. Ajo e fotografon projektin dhe mendon si mund ta zgjidhë.

Gjyshja vjen ta marrë Xhenetin në punë. Xhenet i tregon gjyshes shefen e saj, Arzun por gjyshja nuk arrin ta shohë mirë nga larg se kush është. Xhenet dhe gjyshja shkojnë në një vend për të ngrënë. Xhenet i thotë gjyshes se do donte që prindërit ta shihnin dhe të bëheshin krenarë për të. Ndërkohë Selim shkon tek shtëpia e Melisës dhe e paralajmëron të fillojë të punojë sepse gjithë ditën nuk bëri asgjë. Arzu merr çmim dhe mban fjalim. Ndërkohë bashkëshorti i saj Mahir ndodhet me të dashurën në lokal. Xhenet arrin të gjejë zgjidhjen për projektin. Ditën tjetër ajo shkon në punë dhe e paraqet para drejtorëve. Të gjithë e lavdërojnë. Arzu i thotë Xhenetit ta përfshijë edhe Melisën në punët e saj sepse nuk do që e bija të mërzitet. Xhenet i thotë që Melisa nuk duhet të mërzitet pasi ajo ka një mama si ju. Kur Xhenet kthehet, Arzu tronditet kur sheh nishanin në shpatull të cilin e kanë të njëjtë. Ajo nuk mund t?i besojë syve.

Lajmet e fundit nga