Aktualitet
Qëlloi mbi punonjësit e bashkisë/ Autorit i vihen prangat

Policia ka arritur të arrestojë në kohë rekord, autorin e dyshuar për vrasjen e njërit prej punonjësve të bashkisë dhe plagosjen e tre të tjerëve, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Shëlli në Mat.
Sipas burimeve të policisë, në pranga ka rënë Kujtim Koxha, banues në fshatin Shëlli të Matit.
Koxha u kap në një urë në Burgajet, i cili ndodhet rreth një orë larg vendngjarjes.
Dyshohet se punonjësit e bashkisë kishin shkuar në fshatin Shëlli, për të hapur një rrugë kalimi.
Njoftimi i plotë
Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes në fshatin Shëlli.
Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes.
Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.
Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.
Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie /CNA.al


Përkeqësim i kujtesës
Sipas disa studimeve kur kryejmë marrëdhënie seksuale me një njeri të dashur rritet dhe niveli i oksigjenit që kalon në gjak dhe si pasojë edhe niveli i oksigjenit që shkon në tru, kjo bën që truri të funksionojë më mirë pas marrëdhënieve seksuale dhe të ketë probleme gjatë mungesës së tyre.
Nuk ke më dëshirë për të folur
Kur një burrë dhe një grua nuk kryejnë më marrëdhënie seksuale, humbin dhe dëshirën për njëri-tjetrin. Në mungesë të dëshirës për partnerin ata vuajnë edhe ankthin që sjell mungesa e endrofinës në këto raste. Sipas studiuesve, endrofina është hormoni që sjell dëshirën për të folur apo ndërvepruar me të tjerët.
Dalin akne
Seksi i lejon trupit që të sekretojë hormone të cilat luftojnë aknet. Në mungesë të tij,këto hormone bllokohen dhe rezultatin e shohim në fytyrë./CNA.al

Më poshtë ju rendisim disa nga përdorimet alternative të kremit nivea
Krem për flokët
Po e lexuat mirë,ky krem mund të përdoret edhe si produkt hidratues për flokët dhe funksionon më mirë se kremrat e posatçëm.
Heqës make-upi
Përtej pastrimit të fytyrës nga make-upi kremi e pastron lëkurën edhe nga mbetjet e dëmshme të produkteve duke e lënë atë të butë dhe me shkëlqim.
Eleminon rrudhat poshtë syve
Mund të vendosni pak krem nivea poshtë syve për të reduktuar rrudhat shprehëse që krijohen poshtë syve. Kremin duhet ta përdorini çdo natë në mënyrë që të keni rezultate më të shpejta dhe më efektive.
Parandalon çarjen e lëkurës gjatë shtatzënisë
Kremi nivea është një nga përbërësit më të mirë kur vjen puna për parandalimin e çarjeve të lëkurës, apo strijave gjatë shtatzënisë. Kështu që nëse jeni në muajt e parë të shtatzënisë, bëni mirë të filloni të lyeni barkun me krem, në mënyrë që të shmangni çdo të papritur./CNA.al

Obesitet
Yndyra e shëndetshme që vjen nga Omega 3 rrit aktivitetin e qelizave, kjo do të thotë se lipidet që vijnë nga kjo përbërje janë thelbësore për të nxitur metabolizmin në trup. Personat dieta e të cilëve nuk përmban aq sa duhet Omega 3, kanë tendenca që të shtojnë peshë më shpejt se të tjerët duke u shëndrruar kështu në viktima të obesitetit.
Sëmundjet e zemrës
Gati 40 përqind e sëmundjeve të zemrës shkaktohen nga kolesteroli i lartë. Lajmi i mirë është se niveli i shtuar i Omega 3 në dietën e këtyre personave mund të ndikojë në uljen e nivelit të yndyrnave të këqija, duke reduktuar kështu riskun e një sulmi të papritur në zemër.
Ekzema
Ekzema është një lloj irritimi në lëkurë, që shpesh vjen si pasojë e mungesës së Omega 3 në trup. Nga studimet dhe eksperimentet e ndryshme është parë se trajtimi i kësaj sëmundje me acidet yndyrore të Omega 3 është shumë efektiv. Veç zhdukjes totale të sëmundjes gjatë përdorimit afatgjatë, në përdorimet e para të Omega 3 personat që vuajnë nga ekzema do të venë re edhe zhdukjen e ndjesisë së krruajtjes si dhe acarimit të lëkurës që shkakton ekzema./CNA.al
-
Aktualitet4 hours ago
Pse duhet të konsumoni 3 lugë vaj ulliri në ditë
-
Aktualitet5 hours ago
Sipas horoskopit, ja cila shenjë e zodiakut ka pushtet mbi ju
-
Aktualitet5 hours ago
Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës së Peshqve
-
Life Style13 hours ago
Do merrni propozim për martesë, Meri jep lajmin e bukur për këtë shenjë horoskopi
-
Life Style13 hours ago
3 gjëra që foshnja i mëson kur është në barkun e nënës
-
Life Style14 hours ago
Pa leje s’ka! WhatsApp bëri atë që donim dhe po e prisnim me padurim!
-
Kuriozitete14 hours ago
Pse duhet ta merrni qenin me vete kur dilni në një takim të parë?
-
Aktualitet1 day ago
Zgjidhni një nga imazhet dhe zbuloni çfarë lloj personaliteti keni