Kryesore Show Biz
Nora vjen në Tiranë përkrah Robertit/ Kanë një arsye më të fortë për të festuar

Ka qenë një periudhë e ngjeshur për këngëtarin Robert Berisha. Ai është një ndër konkurentët e spektaklit “Dance With Me” dhe i duhet të qëndrojë shumicën e kohës në Tiranë, larg familjes. Ndërkohë që sapo ka publikuar edhe produksionin më të ri muzikor në bashkëpunim me Eneda Tarifën dhe Kastro Zizon.
Dhe duket se largësia mori fund, pasi mbrëmjen e sotme Nora dhe Roberti po shijojnë një mbrëmje në shoqërinë e njëri-tjetrit. Është Nora, ajo që ka udhëtuar drejt Tiranës, për të përqafuar partnerin e saj. Të veshur bukur, duket se aksesori kryesor i tyre është buzëqeshja dhe sytë që shkëlqejnë nga lumturia.
Por ata kanë edhe një arsye shumë të veçantë për të festuar ditën e sotme, pasi janë zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë. Nora dhe Roberti, u pajisën ditën e sotme me pasaportat shqiptare.


I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është këngëtari shumë i dashur për publikun, Genc Prelvukaj i cili është komentuar shumë së fundmi për lidhjen me Eni Koçin.
Gjatë emisionit, Genci nuk i ka shpëtuar as pyetjes me spec të Kejvinës të cilës Ermali i kërkoi të kishte kujdes sepse Eni ndodhej në prapaskenë.
“Ju reperët keni aftësi të këndoni shpejt, të karakterizon kjo veçori dhe në aspekte të tjera të jetës?”, ishte pyetja e Kejvinës.
“Zakonisht këngët e mia nuk janë shumë të shpejt”, u përgjigj Genci i vënë në siklet.
“Në gjëra tjera jam jo i ngadaltë por thjesht normal. As nuk haj shpejt, as nuk i jap makinës shpejt”, shtoi Genci.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të diskutuara në mediat rozë.
Ata po shijojnë prej kohësh romancën dhe gjërat mes tyre tashmë janë bërë më serioze.
Por duket se Genci qenka një djalë vërtetë romantik. Ai pas propozimit surpriz duke iu ulur në gjunë Enit, ka bërë një tjetër gjest të veçantë.
Prelvukaj ka pikturuar në pjesën e brendshme të krahut fytyrën e Eni Koçit dhe portreti i saj është realizuar me sukses. Këtë e ka treguar në intervistën e dhënë në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

Historia e një të riu që dëshironte të ndryshonte jëtën e tij dhe të familjes ishte këtë mbrëmje pjesë e programit “Dua të të bëj të lumtur”. Lorenci, djali nga Skrapari ëndërronte që të largohej nga Shqipëria dhe të emigronte për në Angli. Pas shumë përpjekjesh ai kishte arritur që të nisej në mënyrë ilegale dhe të shkonte tek xhaxhai i tij në Londër.
Rasti i Lorencit kishte tërhequr vëmendjen e mediave britanike pasi policia e kishte burgosur atë sepse nuk ishte i pajisur me leje qëndrimi. Në këtë mënyrë policia nuk e kishte lejuar që të merrtë trajtimin e duhur.
Liljana kishte ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” prindërit e Lorencit, Pranverën dhe Neshatin. Ajo kishte një mesazh për ta nga Lorenci: “Jetojeni jetën aty ku e la Lorenci. Ju e dini se sa e donte ai jetën, prandaj vazhdojeni pë të!”.
-
Aktualitet4 hours ago
Pse duhet të konsumoni 3 lugë vaj ulliri në ditë
-
Aktualitet5 hours ago
Sipas horoskopit, ja cila shenjë e zodiakut ka pushtet mbi ju
-
Aktualitet5 hours ago
Disa arsye pse duhet të dalësh me një grua të shenjës së Peshqve
-
Life Style13 hours ago
Do merrni propozim për martesë, Meri jep lajmin e bukur për këtë shenjë horoskopi
-
Life Style13 hours ago
3 gjëra që foshnja i mëson kur është në barkun e nënës
-
Life Style13 hours ago
Pa leje s’ka! WhatsApp bëri atë që donim dhe po e prisnim me padurim!
-
Kuriozitete14 hours ago
Pse duhet ta merrni qenin me vete kur dilni në një takim të parë?
-
Aktualitet1 day ago
Zgjidhni një nga imazhet dhe zbuloni çfarë lloj personaliteti keni