Meta kthen në Kuvend ligjin për Teatrin – CNA
Connect with us

Aktualitet

Meta kthen në Kuvend ligjin për Teatrin

Publikuar

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rikthyer sërish në Kuvend për rishqyrtim, ligjin për Teatrin Kombëtar.

Arsyet e kthimit të ligjit nr. 37/2018, datë 20.09.2018

“Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt `Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar`”.

Të nderuar deputetë,

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në seancën plenare të datës 20 shtator 2018, me Vendimin nr. 96/2018, ka vendosur për: “Miratimin e dekretit nr. 10849, datë 27.07.2018, të Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr.37/2018 (të datës 05.07.2018) “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”. Në të njëjtën seancë plenare Kuvendi ka miratuar, gjithashtu, ligjin nr.37/2018, datë 20.09.2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt `Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar`”.

Me shkresën e Kuvendit nr. prot 2288/3 datë 24.09.2018, të dy këto akte i janë përcjellë Presidentit të Republikës duke i kërkuar shprehjen me dekret për shpalljen e ligjit nr.37/2018, datë 20.09.2018, si dhe njohjen me vendimin nr.96/2018 të Kuvendit, me të cilin është pranuar dekreti i Presidentit nr. 10849, datë 27.07.2018.

Pas vlerësimit dhe shqyrtimit të kësaj praktike parlamentare, Presidenti ka arritur në bindjen se, ligji nr. 37/2018, datë 20.09.2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt `Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, i paraqitur për dekretim është një ligj i ri, dhe për këtë arsye kërkesa e Kuvendit duhet të pranohet për shqyrtim nga Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave kushtetuese të parashikuara në nenet 84, 85 të saj.

Në rastin konkret ndërmjet dy akteve të miratuara nga Kuvendi, ligjit me nr.37 të miratuar më datë 05 korrik 2018 dhe ligjit nr.37 të miratuar në datë 20.09.2018, megjithëse numri i ligjit ka qëndruar i njëjtë, konstatohen ndryshime, qoftë në parashikimet e qëllimit dhe objektit, por dhe në procedurat e mjetet e parashikuara në secilin prej tyre. Nga një vështrim krahasues i të dy normave ligjore të miratuara nga Kuvendi, rezulton se ka ndryshime, në titullin e ligjit, si dhe në shumë nene të tjera të tij. Një ligj përveç elementëve identifikues të tij si numri, data, titulli, parashikon në përmbajtjen e tij objektin, qëllimin, procedurat dhe mjetet për zbatimin e tij.

Ligji nr.37/2018 (dt 05.07.2018), kishte për objekt dhe qëllim përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt realizimin e projektit për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, pa procedura konkurimi, me një partner privat të përzgjedhur drejtpërdrejtë me ligj (shoqërinë Fusha shp.k), ndërsa ligji i ri nr.37/2018 (dt 20.09.2018), parashikon dhe procesin e vlerësimit të çdo propozimi që mund të paraqitet nga palët private, si rezultat i zbatimit të procedurës së konkurimit. Pra praktikisht jemi përpara një ligj të ri, i cili përcakton mjete dhe procedura të reja për realizimin e objektit dhe qëllimit të tij.

Këto gjetje, besojmë se kanë qenë dhe arsyet që kanë bindur Kuvendin që me shkresën nr. prot 2288/3 datë 24.09.2018, të kërkojë sërish shprehjen e vullnetit të Presidentit për dekretimin dhe shpalljen e ligjit të ri të miratuar më datë 20.09.2018.

Në shqyrtim të kërkesës së Kuvendit, Presidenti i Republikës, në mbështetje të neneve 84 e 85 të Kushtetutës vlerësoi përputhshmërinë e këtij ligji të ri në raport me Kushtetutën e vendit, interesin publik, ruajtjen e vlerave historike të trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar, krahasuar dhe në raport edhe me arsyet e dhëna nga Presidenti i Republikës në dekretin nr. 10 849, datë 27.07.2018 dhe të pranuara nga Kuvendi.

Në përfundim të shqyrtimit të ligjit nr. 37/2018, të miratuar nga Kuvendi më datë 20.09.2018, Presidenti i Republikës, ka arritur në konkluzionin se, ky ligj nuk ka arritur të zgjidhë në thelb asnjë prej 9 (nëntë) çështjeve dhe problematikave kushtetuese dhe ligjore të evidentuara në dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10849, datë 27.07.2018, edhe pse ky dekret rezulton të jetë miratuar në tërësi nga Kuvendi.

Kuvendi megjithëse është përpjekur që të plotësojë vetëm 1 (një) prej konstatimeve kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe që kishte të bënte me trajtimin preferencial dhe jo të barabartë të një subjekti privat, sërish edhe me ligjin e ri të miratuar, Kuvendi rezulton se nuk ka arritur ta zgjidhë edhe këtë çështje.

Ligji i ri nr. 37, dt 20.09.2018, paraqet sërish probleme kushtetuese, pasi edhe pse në pamje të parë ai duket sikur ka zgjidhur problematikën e konstatuar, në thelb dispozitat e tij përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurencën e lirë, por përkundrazi, sërish konstatohet një trajtim preferencial që kufizon pjesëmarrjen në garë.

Këto konstatime e bëjnë këtë ligj të bjerë sërish ndesh me zbatimin e parimeve kushtetuese të “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, duke cenuar funksionimin e vet shtetit të së drejtës.

Në këtë mënyrë në tërësi ligji i ri nr.37, datë 20.09.2018, paraqet të njëjtat probleme kushtetuese të evidentuara nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij, duke e bërë atë të padekretueshëm për shpallje.

  1. Së pari, veprimtaria parlamentare e zhvilluar për miratimin e ligjit të ri nr.37, datë 20.09.2018, ka shmangur sërish zbatimin e parimeve kushtetuese. Kuvendi nuk ka shqyrtuar 8 (tetë) nga 9 arsyet e dhëna nga Presidenti i Republikës në dekretin nr. 10 849, dt 27.07.2018, duke shmagur kështu zgjidhjen e çështjes dhe duke krijuar sërish një normë të re ligjore antikushtetuese.

Presidenti i Republikës, pas vlerësimit të ligjit nr.37/2018 (datë 05.07.2018), konstatoi se ky ligj ishte në kundërshtim me; parimet dhe dispozitat kushtetuese; aktet ndërkombëtare që Republika e Shqipërisë ka ratifikuar; gjithashtu fryma e këtij ligji shkonte në kundërshtim me sistemin ligjor aktual, mbi të cilin zhvillohet shoqëria shqiptare.

Bazuar në këto konstatime Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 85 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës me dekretin nr.10 849, datë 27.07.2018, vendosi; “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt `Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar`”, duke e shoqëruar këtë dekret me një raport shterues të arsyeve mbi të cilat u mbështet kjo vendimarrje e Presidentit. Arsyet mbi të cilat Presidenti i Republikës, e ktheu për rishqyrtim ligjin nr.37/2018, po i citojmë në mënyrë të përmbledhur si më poshtë:

  1. Ligji shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto që gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta;
  2. Ligji nr.37/2018 (dt. 05.07.2018) nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare, mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre;
  3. Ligji nr. 37/2018 (dt. 05.07.2018) bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, miratuar në Paris në vitin 2003, duke bërë kështu që veprimtaria legjislative të bjerë ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim;
  4. Ligji nr.37/2018 (dt. 05.07.2018) cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht, edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;
  5. Ligji nr.37/2018 (dt. 05.07.2018) vjen në kundërshtim me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë;
  6. Propozimi i projektligjit, por edhe vetë ligji i miratuar nr. 37/2018 (dt. 05.07.2018), nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar dhe interesin publik;
  7. Ligji nr. 37/2018 (dt. 05.07.2018), nuk është në harmoni me parimet dhe standardet e vendosura tashmë në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë;
  8. Miratimi i ligjit nr. 37/2018 (dt. 05.07.2018), nuk është bazuar në një verifikim dhe vlerësim të thelluar të statusit të pasurive të paluajtshme që përfshihen në këtë projekt, si dhe dispozitat e këtij ligji krijojnë pasiguri juridike në ushtrimin e të drejtave pronësore qoftë për pasurinë publike, por dhe mbi të drejtat private të pronësisë;
  9. Në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk është funksionale për të verifikuar këto konstatime apo për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kushtetuese që mund të prodhojë hyrja në fuqi e kësaj norme të veçantë ligjore, ftoj Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ligjin nr.37/2018 (dt.05.07.2018) “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare, rezulton se Kuvendi nuk ka argumentuar ndonjë pretendim kundër dekretit të Presidentit, si dhe nuk ka rrëzuar asnjë prej arsyeve të mësipërme, por në seancën plenare të datës 20 shtator 2018, me Vendim nr. 96/2018”, ka vendosur për: “Miratimin e dekretit nr.10849, datë 27.07.2018, të Presidentit të Republikës `Për kthimin e ligjit nr.37/2018 (të datës 05.07.2018) `Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt `Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar`”.

Në të njëjtën seancë plenare Kuvendi ka miratuar, një ligj të ri, i cili është numërtuar sërish me nr.37, por me datë 20.09.2018 dhe me titull “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt `Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar`”, duke pretenduar se tashmë me këtë ligj të ri gjejnë zgjidhje çështjet e ngritura nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij.

Në përfundim të shqyrtimit të këtyre dispozitave të reja rezulton se, Kuvendi i Shqipërisë me ligjin e ri nr. 37/2018, datë 20.09.2018, nuk ka trajtuar dhe vlerësuar 8 (tetë) nga 9 (nëntë) arsyet dhe konstatimet e Presidentit të Republikës. Në thelb ky ligj i ri nuk ka arritur të zgjidhë asnjë prej çështjeve dhe problematikave kushtetuese dhe ligjore të evidentuara nga Presidenti në dekretin nr. 10849, datë 27.07.2018, edhe pse ky dekret rezulton të jetë miratuar në tërësi nga Kuvendi.

Praktika e shqyrtimit parlamentar të këtij ligji të ri, evidenton faktin se Kuvendi nuk ka kryer ndonjë studim, shqyrtim apo vlerësim krahasues dhe të thelluar midis, dispozitave të reja ligjore që po shqyrtonte për miratim, me arsyet e dekretit të Presidentit nr. 10849, datë 27.7.2018, që tashmë po vetë Kuvendi kishte votuar për pranimin e tij.

Në këtë mënyrë rezulton se, veprimtaria e Kuvendit, është e pambështetur në ndonjë vlerësim tekniko-ligjor, për çështjet e ngritura nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij.

Kuvendi ka votuar sërish një projekt të ri ligjor, të pajustifikuar dhe që në realitet nuk ofron asnjë zgjidhje për problematikat kushtetuese të konstatuara nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij.

Kuvendi, me miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës, ka pranuar të gjitha arsyet që e shoqërojnë atë. Në këto kushte, do të duhej që Kuvendi ta rishqyrtonte në themel çdo çështje në mënyrë që, të gjitha konstatimet e Presidentit të gjenin zgjidhje kushtetuese, në funksion të interesit publik.

Vendimmarrja e Kuvendit, ka shmangur shqyrtimin e 8 (tetë) prej çështjeve të ngritura në dekretin e Presidentit, me qëllim miratimin e një norme të re ligjore, e cila në thelb paraqet të njëjtat problematika kushtetuese si ligji i mëparshëm.

  1. Së dyti, edhe ligji i ri nr.37/2018, datë 20.09.2018, sërish nuk garanton zbatimin e parimeve të “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.

Edhe pse kjo është e vetmja çështje e shqyrtuar nga Kuvendi, sërish parashikimet e reja ligjore nuk e kanë zgjidhur situatën antikushtetuese të konstatuar nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij të mëparshëm.

Kuvendi në ligjin e miratuar në 5 korrik 2018 kishte përcaktuar një trajtim preferencial të kompaninë private “Fusha” sh.p.k, ku kërkesa për shprehje interesi, e paraqitur nga kjo kompani, ishte vlerësuar “a priori” si propozimi më i mirë, duke bërë kështu dhe pranimin automatik të faktit të kryer, pa asnjë procedurë konkurrimi të hapur dhe transparente.

Pikërisht shkelja e parimeve kushtetuese të barazisë përpara ligjit dhe lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve, ishte një nga arsyet, por jo e vetmja, që Presidenti i Republikës, me dekretin nr.10 849, datë 27.07.2018, vendosi ta kthente ligjin për rishqyrtim në Kuvend.

Kuvendi me ligjin e ri të paraqitur për shpallje është përpjekur të përcaktojë se për realizimin e këtij projekti, do të kemi tashmë një garë të hapur ku do të mund të përzgjidhet personi fizik apo juridik, me të cilin shteti do të negociojë për nënshkrimin e një kontrate bashkëpunimi. Konkretisht në nenin 3, pika 4, 5, 11 të ligjit parashikohet: “4.“Palë private” është çdo subjekt privat që paraqet një propozim për zhvillimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë̈ projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. 5.“Palë private e përzgjedhur” është pala private, propozimi i së cilës ka rezultuar në përputhje me kërkesat e këtij ligji, më i favorshmi në raport të interesit publik, si dhe është klasifikuar e para nga komisioni. 11.“Thirrje e hapur” është ftesa e hartuar nga komisioni për palët private që janë të interesuara për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë̈ projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj.

 

Në pamje të parë, duket sikur tashmë do të kemi një procedurë konkurrimi të lirë dhe që respekton kërkesat kushtetuese për veprimtari të lirë ekonomike dhe trajtim të barabartë, por nëse shqyrtojmë dispozitat e mëtejshme ku përcaktohen kërkesat, mjetet dhe kriteret sesi kjo garë realizohet, arrijmë në konkluzionin logjik se sërish edhe kjo normë ligjore paraqet elementë që cenojnë drejtpërdrejt konkurrencën e lirë, trajtimin e barabartë dhe nuk garanton që procesi do të jetë objektiv dhe i ndershëm.

Konkretisht në pikën 3, të nenit 6, të ligjit parashikohet se: “3. Me marrjen e propozimeve, komisioni verifikon paraprakisht statusin e të gjitha pronave mbi të cilat do të zhvillohet projekti, sipas përcaktimeve të pikës 4, të nenit 3, të këtij ligji. Komisioni verifikon dhe marrëveshjet e arritura dhe të nënshkruara me pronarët privatë që posedojnë pasuritë në zonën e zhvillimit të projektit.”

Pikërisht ky parashikim, përcakton se çdo palë private që dëshiron të marrë pjesë në konkurrim duhet që propozimin e tij për zhvillimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duhet ta shoqërojë dhe me marrëveshjet që duhet të ketë arritur, me pronarët e pasurive private që ndodhen në zonën objekt zhvillimi dhe që përfshihen në këtë projekt. Pra në thelb vendosja e këtij parashikimi ligjor përbën një kusht parakualifikues për të marrë pjesë në garë, duke e bërë kështu një proces selektiv konkurrimi. Për këtë është me rëndësi të evidentohet se:

Është fakt që, Kuvendi i Shqipërisë, me propozimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe më pas të qeverisë, u investua me procedurë të përshpejtuar në shqyrtimin e propozimit dhe miratimin e ligjit nr. 37, datë 05.07.2018, duke përzgjedhur me ligj bashkëpunimin me shoqërinë propozuese “Fusha” sh.p.k, si një nga pronarët e pasurive prone private në këtë zonë.

Gjithashtu është fakt i bërë publik, që në zonën e përcaktuar për realizimin e këtij projekti ndërmjet rrugëve “Abdi Toptani” dhe “Murat Toptani”, shoqëria propozuese “Fusha” sh.p.k. ka në pronësi pasuri të paluajtshme truall dhe ndërtesa.

Në këtë situatë faktike, ku shoqëria “Fusha”, shpk, rezulton pronare në zonën objekt zhvillimi, vendosja e këtij kushti nëpërmjet ligjit dhe mosparashikimi në ligj i rolit të shtetit si garant për një proces të hapur dhe transparent konkurimi, sjell si rezultat të vetëm realizimin e një procesi selektiv konkurimi në kushte aspak të barabarta.

Kjo sepse ligji i ri në fakt parashikon se çdo subjekt që dëshiron të konkurojë, është i detyruar që të lidhë, apo të ketë lidhur marrëveshje me pronarët e truallit, ku një prej tyre rezulton të jetë propozuesi i parë i këtij projekti, me të cilin Kuvendi me procedurë të përshpejtuar kishte përcaktuar për të bashkëpunuar me të, me trajtim preferencial nëpërmjet një ligji të veçantë, tashmë të rrëzuar.

Kuvendi nuk ka parashikuar asnjë zgjidhje për rolin garantues të shtetit në kushtet kur të drejtat e pronësisë private të një, apo disa pronarëve mund të diktojnë pjesëmarrjen në konkurim.

Konkretisht nuk është parashikuar në ligj, zgjidhja e një situate ku një palë private paraqet një propozim, shumë herë më të lartë për nga interesi ekonomik për shtetin dhe interesin publik, por nuk ka mundur të realizojë plotësisht apo pjesërisht marrëveshje bashkëpunimi me pronarët privatë të pasurive të paluajtshme që ndodhen në këtë zonë objekt zhvillimi.

Në këtë mënyrë edhe kjo normë e re ligjore me kriteret e vendosura dhe me paqartësinë e saj, nuk e ka zgjidhur problemin kushtetues që ekzistonte në lidhje me këtë çështje, pasi sërish nëpërmjet kritereve të tilla vlerësuese të vendosura në ligj, kufizohet pjesëmarrja në konkurim, duke bërë të mundur kështu që në praktikë të ekzistojë trajtimi preferencial dhe i favorizuar i një ose disa subjekteve të caktuar, gjë e cila sjell si rezultat paracaktimin e fituesit në këtë proces.

Për rrjedhojë, arrihet në bindjen se edhe kjo procedurë e re ligjore krijon pabarazi dhe cenim të veprimtarisë së lirë ekonomike dhe barazisë përpara ligjit.

Në këtë mënyrë edhe kjo normë e re ligjore nuk mund të dekretohet me shpallje nga Presidenti i Republikës.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,

Referuar gjithë sa u parashtrua më sipër, duke vlerësuar me shqetësim situatën e krijuar dhe në kushtet kur;

– Kuvendi ka miratuar një ligj të ri nr. 37, datë 20.09.2018, i cili në thelb paraqet të njëjtat problematika kushtetuese dhe nuk ka reflektuar dhe korrigjuar problematikat e konstatuar në ligjin e  mëparshëm;

– Dekreti i Presidenti nr.10849, datë 27.07.2018, është miratuar nga Kuvendi dhe nuk e ka humbur kështu fuqinë e tij;

– Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, nuk është funksionale për tu shprehur përfundimisht mbi këtë çështje;

– Si dhe në respekt të parimeve kushtetuese që garantojnë identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kulturore, me vullnetin që interesi publik të mos cenohet nga tjetërsimi jo objektiv i pasurisë publike, si dhe për të garantuar që rendi juridik i normave të legjislacionit shqiptar është i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë;

Presidenti i Republikës, në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë, dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në nenin 84 dhe 85 pika 1 të saj, ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit të ri nr.37/2018, datë 20.09.2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt `Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar`”, pasi të gjitha argumentet që shoqëronin dekretin e Presidentit nr. 10849, datë 27.07.2018, nuk janë shqyrtuar objektivisht nga Kuvendi, dhe konstatimet në lidhje me pozitën antikushtetuese të këtij ligji ngelen sërish të njëjta, si në ligjin e mëparshëm.

Presidenti i Republikës, bazuar në nenin 85 pika 1, 86 pika 1, 92/a, 93, të Kushtetutës, i përcjellë Kuvendit rekomandimin që kjo çështje duhet të marrë kohën dhe vëmendjen e duhur, në mënyrë që ligji nr.37/2018, datë 20.09.2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar ‘”, të rishqyrtohet, bazuar në argumentat mësipërme dhe atyre të dhëna në dekretin nr. 10849, datë 27.07.2018, që paraqiten, si më poshtë :

  1. Ligji shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto që gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta;
  2. Ligji nr.37/2018 nuk është në harmoni me parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare, mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre;
  3. Ligji nr. 37/2018 bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, miratuar në Paris në vitin 2003, duke bërë kështu që veprimtaria legjislative të bjerë ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim;
  4. Ligji nr.37/2018 cenon rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të pushtetit vendor të “decentralizimit” dhe “autonomisë vendore”, duke rënë ndesh, njëkohësisht, edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;
  5. Ligji nr.37/2018 vjen në kundërshtim me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), plotësimi i të cilave është detyrim parësor për Republikën e Shqipërisë;
  6. Propozimi i projektligjit, por edhe vetë ligji i miratuar nr. 37/2018, nuk mbështetet në një vlerësim gjithëpërfshirës dhe të plotë për tjetërsimin e pronës publike, krahasuar me përfitimet ekonomike të shtetit shqiptar dhe interesin publik;
  7. Ligji nr. 37/2018, nuk është në harmoni me parimet dhe standardet e vendosura tashmë në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë;
  8. Miratimi i ligjit nr. 37/2018, nuk është bazuar në një verifikim dhe vlerësim të thelluar të statusit të pasurive të paluajtshme që përfshihen në këtë projekt, si dhe dispozitat e këtij ligji krijojnë pasiguri juridike në ushtrimin e të drejtave pronësore qoftë për pasurinë publike, por dhe mbi të drejtat private të pronësisë;
  9. Në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë nuk është funksionale për të verifikuar këto konstatime apo për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kushtetuese që mund të prodhojë hyrja në fuqi e kësaj norme të veçantë ligjore, ftoj Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ligjin nr.37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Aktualitet

Çfarë i  ndodh trupit tuaj kur nuk bëni më seks

Publikuar

-

cfare n cfare ndodh kur nuk beni me seks

Përkeqësim i kujtesës

Sipas disa studimeve kur kryejmë marrëdhënie seksuale me një njeri të dashur rritet dhe niveli i oksigjenit që kalon në gjak dhe si pasojë edhe niveli i oksigjenit që shkon në tru, kjo bën që truri të funksionojë më mirë pas marrëdhënieve seksuale dhe të ketë probleme gjatë mungesës së tyre.

Nuk ke më dëshirë për të folur

Kur një burrë  dhe një grua nuk kryejnë më marrëdhënie seksuale, humbin dhe dëshirën për njëri-tjetrin. Në mungesë të dëshirës për partnerin ata vuajnë edhe ankthin që sjell mungesa e endrofinës në këto raste.  Sipas studiuesve, endrofina është hormoni që sjell dëshirën për të folur apo ndërvepruar me të tjerët.

Dalin akne

Seksi i lejon trupit që të sekretojë hormone të cilat luftojnë aknet. Në mungesë të tij,këto hormone bllokohen dhe rezultatin e shohim në fytyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mos harxho para për kremra /Mjafton vetëm një krem nivea për të zgjidhur çdo gjë

Publikuar

-

kkremi perdorime alternative

Më poshtë ju rendisim disa nga përdorimet alternative të kremit nivea

Krem për flokët

Po e lexuat mirë,ky krem mund të përdoret edhe si produkt hidratues për flokët dhe funksionon më mirë se kremrat e posatçëm.

Heqës make-upi

Përtej pastrimit të fytyrës nga make-upi kremi e pastron lëkurën edhe nga mbetjet e dëmshme të produkteve duke e lënë atë të butë dhe me shkëlqim.

Eleminon rrudhat poshtë syve

Mund të vendosni pak krem nivea poshtë syve për të reduktuar  rrudhat shprehëse që krijohen poshtë syve. Kremin duhet ta përdorini çdo natë në mënyrë që të keni rezultate më të shpejta dhe më efektive.

Parandalon çarjen e lëkurës gjatë shtatzënisë

Kremi nivea  është një nga përbërësit më të mirë kur vjen puna për parandalimin e çarjeve të lëkurës, apo strijave gjatë shtatzënisë. Kështu që nëse jeni në muajt e parë të shtatzënisë, bëni mirë të filloni të lyeni barkun me krem, në mënyrë që të shmangni çdo të papritur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kujdes/Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e acideve yndyrore të Omega 3

Publikuar

-

Mungesa e acideve yndyrore omega 3

Obesitet

Yndyra e shëndetshme që vjen nga Omega 3 rrit aktivitetin e qelizave, kjo do të thotë se lipidet që vijnë nga kjo përbërje janë thelbësore për të nxitur metabolizmin në trup. Personat dieta e të cilëve nuk përmban aq sa duhet Omega 3, kanë tendenca që të shtojnë peshë më shpejt se të tjerët duke  u shëndrruar kështu në viktima të obesitetit.

Sëmundjet e zemrës

Gati 40 përqind e sëmundjeve të zemrës shkaktohen nga kolesteroli i lartë. Lajmi i mirë është se niveli i shtuar i Omega 3 në dietën e këtyre personave mund të ndikojë në uljen  e nivelit të yndyrnave të këqija, duke reduktuar kështu riskun e një sulmi të papritur në zemër.

Ekzema

Ekzema është një lloj irritimi në lëkurë, që shpesh vjen si pasojë e mungesës së Omega 3 në trup. Nga studimet dhe eksperimentet e ndryshme është parë se trajtimi i kësaj sëmundje me acidet yndyrore  të Omega 3 është shumë efektiv. Veç zhdukjes totale të sëmundjes gjatë përdorimit afatgjatë, në përdorimet  e para të Omega 3 personat që vuajnë nga ekzema  do të venë re edhe zhdukjen e ndjesisë së krruajtjes si dhe acarimit të lëkurës që shkakton ekzema./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet21:27 - 16 Shkurt, 2019

Policia shmang sulmet terroriste

Disa zona të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuat nga sulme terroriste të planifikuara nga mbështetës së organizatës famëkeqe ISIS. Lajmi...

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Aktualitet21:00 - 16 Shkurt, 2019

Debati për marrëveshjen finale/ Thaçi dhe Vuçiç përballen në Mynih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë përballur ballazi në qytetin gjerman të Mynihut, në...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet19:08 - 15 Shkurt, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump bën thirrje për njohje të ndërsjellë

  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për...

Aktualitet09:57 - 15 Shkurt, 2019

Ulen tensionet me Italinë/ Franca kthen ambasadorin

Këtë të premte pritet që ambasadori i Francës në Itali, Christian Masset të kthehet në Romë. Ministri i jashtëm francez...

dorina bejko, spak dorina bejko, spak
Aktualitet15:37 - 13 Shkurt, 2019

Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Mësohet se...

tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni
Aktualitet14:24 - 13 Shkurt, 2019

Ndryshimet në Maqedoni/ Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç edhe pritej ka filluar të japë efektet e para në këtë...

emri i ri i Maqedonise emri i ri i Maqedonise
Aktualitet08:41 - 13 Shkurt, 2019

Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi dhe prej ditës së sotme vendi quhet Republika e Maqedonisë së...

Aktualitet08:37 - 13 Shkurt, 2019

Ligji për Gjuhën Shqipë në Maqedoni/ Qeveria miraton grupin e punës

Qeveria në Maqedoni ka miratuar formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët. Mediat bëjnë të...

Aktualitet21:39 - 12 Shkurt, 2019

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme, tarifat nuk i heqim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte pranuar letrën më herët gjatë ditës nga ambasadori amerkan Philip Kosnett,...

Aktualitet21:30 - 12 Shkurt, 2019

SHBA ultimatum Kosovës/ Gati të ndihmojmë një marrëveshje me Serbinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u dorëzoi të martën udhëheqësve të Kosovës një letër të nënshkruar nga tre zyrtarë...

Aktualitet10:27 - 12 Shkurt, 2019

Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije ditën e sotme se në disa zona të Tiranës do të...

ne pranga cifti shqiptar ne pranga cifti shqiptar
Aktualitet15:50 - 11 Shkurt, 2019

Trafikonin  drogë/ Në pranga një çift

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar në zonën e Padernos në Itali. Sipas autoriteteve italiane çifti shqiptar...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:26 - 11 Shkurt, 2019

Vuçiç kërkesë Kosovës/ Të punojmë së bashku

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar sërish heqjen e taksës 100% nga shteti i Kosovës. Në një komunikim me...

Aktualitet20:21 - 10 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral-majori Timothy Orr e ka...

Aktualitet20:10 - 10 Shkurt, 2019

“Jelekverdhët” përmbytin bulevardin “Champs Elysees”

Nё Francё sёrish lёvizja “jelekverdhёt” organizoi protesta nё rrugё pёr tё 13 herё. Disa mijёra vetё marshuan nё Paris nga...

Aktualitet19:55 - 10 Shkurt, 2019

Shkundet koalicioni qeverisës/ Qindra mijёra protestues nё Romё

Jo vetëm Serbia por edhe kryeqyteti italan, Roma, është pëtfshirë nga protesta masive ku janë pjesëmarrë qindra mijëra vetë. Sikurse...

Aktualitet19:44 - 10 Shkurt, 2019

Protesta e opozitës, kundër Presidentit, trondit Serbinë

Protestat e opozitës kundër rizgjedhjes së presidentit në detyrë Aleksandër Vuçiç kanë njohur përshkallëzim. Nёn moton “njё ndёr pesё milionё”...

Aktualitet22:25 - 9 Shkurt, 2019

Tre vjeçarja bie nga kati i katërt/ Motra e madhe bën mrekullinë

Një mrekulli ka ndodhur në periferi të Milanos. Një vajzë 3 vjeçare, ka shpëtuar me dëmtime të lehta, pasi ka...

Aktualitet21:59 - 9 Shkurt, 2019

Maskat grabisin një bankë në Prishtinë

Prishtina është tronditur mbrëmjen e sotme nga një grabitje me armë dhe me maska që i është bërë një banke...

debaqt ne parlamentin grek debaqt ne parlamentin grek
Aktualitet20:49 - 9 Shkurt, 2019

Maqedonia në NATO/ Tsipras akuza të forta opozitës greke

Parlamenti grek është përfshirë ditën e sotme nga debate me tone të ashpëra nga mazhoranca dhe opozita. Shkak për këtë...

Donald Trump takim Kim Jong Un Donald Trump takim Kim Jong Un
Aktualitet20:10 - 9 Shkurt, 2019

Donald Trump dhe Kim Jong Un takohen në Hanoi

Takimi i dytё mes presidentit tё SHBA-sё Trump dhe kreut tё shtetit nё Korenё e Veriut Kim do tё zhvillohet...

Aktualitet19:20 - 9 Shkurt, 2019

Zgjedhjet presidenciale 2020/ Një tjetër grua përballë Trump

Një tjetër grua ka deklaruar se do të kandidojë për t’u bërë pjesë e garës për Presidente e Shteteve të...

Akademiku Rexhep Qosja Akademiku Rexhep Qosja
Aktualitet14:13 - 9 Shkurt, 2019

Ndarja nga jeta e Kiço Blushin/ Rexhep Qosja: Pata fatin ta njoh

Akademiku Rexhep Qosja ka bërë një mesazh të ndjerë për shkrimtarin që u nda nga jeta, Kiço Blushin. Qosja shkruan...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet11:03 - 9 Shkurt, 2019

Ndryshime në kufijtë e Kosovës/ Haradinaj paralajmëron masa

Pas deklarimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se nuk e njeh kufirin me Kosovën, i është kundërpërgjigjur kryeministri Ramush Haradinaj,...

debaqt ne parlamentin grek debaqt ne parlamentin grek
Aktualitet22:09 - 8 Shkurt, 2019

Ngjarje e madhe për rajonin/ Greqia miraton protokollin për Maqedoninë

Parlamenti grek ka miratuar protokollin për Maqedonisë në NATO me 153 vota. Me miratimin e këtij protokolli, hyn automatikisht në...

hashim thaci president i kosoves hashim thaci president i kosoves
Aktualitet20:43 - 8 Shkurt, 2019

I frymëzuar nga SHBA?/ Hashim Thaçi thirrje për anulimin e taksës ndaj Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka bërë thirrje qeverisë...

Ambasadorja Karen Pierce Ambasadorja Karen Pierce
Aktualitet10:16 - 8 Shkurt, 2019

Krimet e luftës ndaj Kosovës/ Britania e Madhe apel Serbisë

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Karen Pierce ka kritikuar Serbinë në një...

Kongresmeni më jetëgjatë në historinë amerikane, John Dingell Kongresmeni më jetëgjatë në historinë amerikane, John Dingell
Aktualitet09:27 - 8 Shkurt, 2019

Ndërron jetë një ndër kongresmenët më jetëgjatë në SHBA

Kongresmeni më jetëgjatë në historinë amerikane, John Dingell është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Dingell ndërroi jetë ditën e...

Trending

Read previous post:
Ribotohet revista “Dituria” e dijetarit Lumo Skëndo

Bibliotekat Kombëtare të Shqipërisë e të Kosovës si dhe Fondacioni Kulturor ALSAR publikuan sot ribotimin e koleksionit të revistës së...

Close