Lulzim Basha katandis PD-në e Vlorës me “rojen” dhe “Babalen” – CNA
Connect with us

Aktualitet

Lulzim Basha katandis PD-në e Vlorës me “rojen” dhe “Babalen”

Publikuar

-

Partia Demokratike është futur në procesin e saj të riorganizimit dhe të zgjedhje dhe në struktura. Një proces, i cili duket të ketë edhe problemet e tij të para. Në Kukës është kundërshtuar nga ish-kryetari i saj Ibsen Elezi, në Dibër ish-kryetarja e Forumit të Gruas, Irini Shehu ka bërë një reagim të fortë dhe më pas ajo është shkarkuar nga Albana Vokshi.

Pra, ka filluar të ketë më shumë “prerje kokash”, sesa një riorganizim të vërtetë në PD.

Por, një nga degët që duket të jetë më problematike dhe një nga barometrat politik të vendit, siç është Vlora, është një nga ato vende ku Lulzim Basha u akuzua se kishte shitur mandatet e deputetëve dhe tani Vlorën e ka hedhur tutje. Vlorën e ka katandisur në duart e një sekretari periferik, por edhe pas çështje së “Babales” duket se do ta ketë mjaft të vështirë riorganizimin e kësaj dege.

Në Vlorë e njohin mjaft mirë “Babalen” dhe e dinë se kush është ai dhe skenaret që bën PD-ja, më shumë sesa në opinionin publik, kostot dhe pasojat do t’i derdhen dhe do t’i shkarkohen tek elektorati. Tek zgjedhësit e Vlorës.

Por, nëse do të kthehemi pas në kohë, në Vlorë të deleguar Sali Berisha gjithmonë çonte numrat dy ose tre të PD-së. Nënkryetarët ose sekretarët e përgjithshëm, të cilët drejtonin organizimin e kësaj dege.

Astrit Patozi, Bamir Topi kanë qënë të deleguar në Vlorë, Ritvan Bode ka qënë i deleguar në Vlorë, ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka qënë e deleguar në Vlorë.

LEXO EDHE:  Aleatët, viktima të Lulzim Bashës

Pra, elitën e partisë së tij, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Sali Berisha i çonte për organizimin e degës së Vlorës, pasi e vlerësonte së tepërmi atë degë.

Sot, në vitin 2018 që PD-ja do të riorganizohet, duket se Lulzim Basha në Vlorë ka dërguar një nga rojet e tij, ka dërguar Sekretarin për Burimet Njerëzore, Fatbardh Kadillin. Një njeri pa peshë politike. Aq i rëndësishëm ishte sa Lulzim Basha nuk e vuri as deputet.

Ajo që po ndodh në Vlorë është katastrofike. Është një degë thuajse totalisht e shpartalluar. Strukturat nuk funksionojnë më, gjithçka është shpërndarë. Një degë e futur në përçarje, e ndarë në tre apo katër klane dhe totalisht e pa vlerësuar nga Lulzim Basha, ndërkohë që socialistët atje kanë vetë Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin.

Kur kryeministri dhe një nga  ministrat kryesorë janë pjesë e degës së Vlorës, janë ata që drejtojnë socialistët e Vlorës, PD-ja çon “rojen” e saj dhe i servir edhe “Babalen”. Mesa duket Lulzim Basha, Vlorën e ka katandisur tek “roja” dhe tek “Babalja”, dhe rezultatet janë se çfarë mbjell do të korrësh.

Me “roje” dhe me “Babale” tashmë do të presim vetëm të hapen kutitë se asgjë tjetër nuk kemi çfarë të themi./ CNA.al

Aktualitet

Ish-ylli i Barcelonës rrezikon burgun/ Ja çfarë i ka bërë ish-gruas së tij

Publikuar

-

By

Nuk kanë të mbaruar problmet për ish-lojtarin  e Barcelonës dhe Kombëtares së Meksikës, Rafael Marquez.

Viti i kaluar ka qenë Botërori i pestë edhe i fundit për Marquezin me Kombëtaren e tij. Por, pavarësisht se ish-mbrojtësi mund të kishte bërë një jetë të qetë, telashet për të nuk kanë fund mesa duket.

Pas problemeve me policinë me akuzat për trafik droge, tashmë ish-gruaja e tij e ka denoncuar atë. Bëhet fjalë për një marrëveshje që të dy kanë nënshkruar më parë, pasi janë divorcuar.

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari ia plas në sy të vërtetën Lulzim Bashës/ Zbardhet debati me dyer të mbyllura

Djali do të jetonte me të atin, ndërsa vajza me të ëmën. Problemet janë mbi detyrimet financiare që Marquez nuk ka shlyer dhe tashmë mbi këto akuza rrezikon seriozisht burgun. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protestat studentore/ Reagon Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës  

Publikuar

-

By

Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka reaguar në lidhje me protestat studentore.

Në një deklaratë për mediat, Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës shprehet në mbështetje të  shqetësimeve të drejta të studentëve dhe zgjidhjes sa më të shpejtë institucionale të tyre.

Ndërsa, në lidhje me problematikat që lidhen me cilësinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe administrimit financiar, FSHN shprehet se ndjen përgjegjësi të plotë për ngritjen dhe vënien në eficiencë të mekanizmave rregullatorë, transparentë dhe të monitoruar përmes  një bashkëpunimi  të ngushtë me stafin akademik dhe studentët.

“Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, duke përcjellë me shqetësim e përgjegjësi  zhvillimet e fundit në lidhje me protestën e studentëve të universiteteve publike, në mbledhjen e jashtëzakonshme të tij të datës 18.12.2018, shprehet njëzëri në mbështetje të  shqetësimeve të drejta të studentëve dhe zgjidhjes sa më të shpejtë institucionale të tyre.

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari ia plas në sy të vërtetën Lulzim Bashës/ Zbardhet debati me dyer të mbyllura

Njësitë bazë të  Fakultetit shprehën gatishmërinë për  analizimin dhe evidentimin e hollësishëm të problematikave me të cilat përballet institucioni ynë si pjesë e arsimit të lartë publik dhe adresimin e tyre në një kohë sa më të shkurtër  drejt institucioneve ligjvëvëse dhe ligjzbatuese.

Për problematikat që lidhen me cilësinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe administrimit financiar FSHN ndjen përgjegjësi të plotë për ngritjen dhe vënien në eficiencë të mekanizmave rregullatorë, transparentë dhe të monitoruar përmes  një bashkëpunimi  të ngushtë me stafin akademik dhe studentët.”-thuhet në deklaratë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pas mesazheve kërcënuese/ Meta takohet me Ylli Rakipin

Publikuar

-

Pas mesazheve kërcënuese ndaj moderatorit të emisionit “Të Paekspozuarit”, Presidenti Ilir Meta priti në një takim Ylli Rakipin.

Pasi u njoh me shqetësimet dhe kërcënimet për shkak të detyrës, Meta ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj tij, ndërsa i ka bërë thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve.

LEXO EDHE:  Foto- Mos guxoni!/ Studentët mesazh Bashës e Kryemadhit

Teksa shprehu solidaritetin e tij me Ylli Rakipin dhe të gjithë gazetarët që me guxim e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave, Meta ka kërkuar prej gazetarëve të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cënim të misionit të tyre.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:18 - 18 Dhjetor, 2018

Tiranë, Paris, Budapest/ Gjysma e Europës në protesta

Në Hungari njerëzit dalin në rrugë kundër një ligji, në Shqipëri kundër tarifave të larta studentore, në Serbi kundër dhunës...

Aktualitet13:39 - 18 Dhjetor, 2018

Subvencionim / Në janar qeveria paguan 50% të tarifës së studimit

Kryeministri Edi Rama ka pohuar gjatë takimit më pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor se duke filluar nga janari qeveria...

Aktualitet22:49 - 17 Dhjetor, 2018

Tetë vende të BE-së anëtarë të KS të OKB-së, mbështesin ushtrinë e Kosovës

Tetë vende të Bashkimit Evropian, anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i dhanë mbështetje të hënën të...

Aktualitet21:09 - 17 Dhjetor, 2018

Dokumenti/ 6 akuzat e Gjykatës Federale dhe FBI mbi mikun e Bashës

Miku i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, biznesmeni turk Ekim Alptekin është nën akuzë për mashtrim dhe Gjykata Federale...

Aktualitet17:52 - 17 Dhjetor, 2018

Lirohet Zogu i Zi/ Studentët spostojnë protestën

Studentët, që prej disa orësh kishin bllokuar rreth-rrotullimin e Zogut të Zi, janë larguar që aty për ta spostuar protestën ...

Aktualitet16:41 - 17 Dhjetor, 2018

Kompania shqiptare që po çan tregjet e rajonit dhe jo vetëm/ Drejtuesi i Jumbo shpjegon rrugëtimin drejt suksesit

Shitja e organizuar e mallrave me pakicë është një sektor që po njeh zhvillim të vazhdueshëm në rajon dhe më...

Aktualitet16:35 - 17 Dhjetor, 2018

Ndryshimet në ligjin e AMA dhe AKEP/ Organizohet forumi i parë i diskutimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), organizuan sot forumin e parë të diskutimit...

Aktualitet16:30 - 17 Dhjetor, 2018

Tarifa 100% për mallrat serbe/ Tensionohet situata BE-Kosovë

Pas refuzimit të heqjes së tarifës 100% ndaj mallrave serbe marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Kosovës janë përkeqësuar. Ky lajm...

Aktualitet16:29 - 17 Dhjetor, 2018

Manjani ‘shuplakë’ Ramës/ Plotësou kërkesat studentëve, lëri bejtet

Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se kryeministri Edi...

Aktualitet15:40 - 17 Dhjetor, 2018

Krijimi i FA/ Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton mbi Kosovën

Të hënën (17.12.) Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë rezolutën 1244 për Kosovën. Arsye është letra...

Aktualitet15:35 - 17 Dhjetor, 2018

BE luftë kundër dezinformimit rus në internet

Me fushata dezinformuese, Moska dëshiron të ndikojë sistematikisht jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. Tani krerët e shteteve...

Aktualitet15:08 - 17 Dhjetor, 2018

Shfaqja e hidhur në Samitin e BE-së/ Juncker turpërohet sërish

Një tjetër shfaqje e turpshme për Presidentin i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker . Gjatë hyrjes së Juncker në selinë e...

Aktualitet14:22 - 17 Dhjetor, 2018

Integrimi në BE/ Kreu i opozitës greke kërcënon Shqipërinë

Kryetari i opozitës greke, Qiriakos Micotaqis, që sipas sondazheve të zhvilluara nga mediat vendase pritet të jetë kryeministri i ardhshëm...

Aktualitet13:57 - 17 Dhjetor, 2018

Përplasjet para Kryeministrisë/ Studenti: Na qëlluan si të ishim kriminelë

Pas tensionimit të situatës para Kryeministrisë, një nga studentët ka thënë se shkak për përplasjes është bërë dhuna e policisë...

Aktualitet13:38 - 17 Dhjetor, 2018

Tensionohet situata/ Protestuesit përplasen me policinë

Është tensionuar situatata  para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur  me forcat e policisë. Një pjesë e protestuesve kanë tentuar të...

Aktualitet12:23 - 17 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët nga Shkodra mbërrijnë para Kryeministrisë

Studentët nga qyteti i Shkodrës i janë bashkuar protestës së të rinjve që ndodhen para Kryeministrisë. Të rinjtë shkodran sapo...

Aktualitet12:05 - 17 Dhjetor, 2018

Tymuese në protestë/ Studentët kërkojnë largimin e shkaktarëve

Ndërkohë që prej 14 ditësh studentët janë duke zhvilluar protesta të qeta, ditën e sotme mes turmës janë hedhur disa...

Aktualitet21:41 - 16 Dhjetor, 2018

Cavusoglu: SHBA po punon për ekstradimin e Gulenit

Ministri i jashtëm turk thotë se presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit e siguroi Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan...

Aktualitet19:59 - 16 Dhjetor, 2018

Abuzoi me vajzën e bashkëshortes shqiptare/ Var veten greku

Një shtetas grek 53 vjeç ka është vetëvarur, pasi është akuzuar nga bashkëshortja 35-vjeçare se ka abuzuar ndaj vajzës së...

Aktualitet19:24 - 16 Dhjetor, 2018

Ekstradimi i Gulenit/ SHBA diskutime me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë komunikuar presiderntit turk...

Aktualitet19:06 - 16 Dhjetor, 2018

“Jelekët e verdhë”/ Pakësohen protestat në Francë

Prej disa javësh protestuesit me jelekë të verdhë kanë bllokuar qytetin e Parisit duke ndaluar çdo aktivitet ekoniomik dhe e...

Aktualitet18:58 - 16 Dhjetor, 2018

“Teatri” i bashkohet studentëve/ Nesër të gjithë në protestë

Aktorët, antarët e shoqërisë civile dhe qytetarët kanë nisur protestën për mbrojtjen e teatrit edhe pasditen e sotme. Në protestën...

Aktualitet18:32 - 16 Dhjetor, 2018

Akuza të forta/ Robotë rusë në operacione dezinformuese në Francë

Robotë rusë akuzohen për shkallëzimin e protestës së, jelekëve të verdhë“ në Francë. Në një kohë që qeveria i verifikon...

Aktualitet18:26 - 16 Dhjetor, 2018

Parlamenti i Kosovës mandaton ekipin për bisedimet me Serbinë

Një ditë pas vendimit për ushtrinë, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë dhe mandatoi ekip negociator për bisedime me Serbinë. Ekipi...

Aktualitet18:11 - 16 Dhjetor, 2018

“T’i jepet fund këmishave të përgjakura”/ Sërish protesta në Serbi

Në Beograd sërish janë mbajtur protesta të opozitës kundër presidentit Vuçiq dhe qeverisë Brnabiq. Demonstruesit kërkojnë përfundimin e aksioneve të...

Aktualitet17:53 - 16 Dhjetor, 2018

Foto/ Ministri i Jashtëm i Maqedonisë pjesë e CIA-s?

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, mësohet të jetë agjent i CIA-s amerikane. Këtë përfundim e kanë nxjerrë mediat...

Aktualitet17:07 - 16 Dhjetor, 2018

Paralajmërimi i banorëve të Bregut të Lumit/ Çfarë do ndodhë nesër

Banorët e Bregut të Lumit që janë duke protestuar kundra projektit të Unazës së Madhe kanë paralajmëruar qeverinë se nesër...

Aktualitet16:57 - 16 Dhjetor, 2018

Protestë masive/ Zbulohet plani i studentëve për nesër

Studentët kanë paralajmëruar se ditën e nesërme do të ketë protestë masive, ku janë ftuar të marrin pjesë të gjithë...

Trending

Read previous post:
Ribotohet revista “Dituria” e dijetarit Lumo Skëndo

Bibliotekat Kombëtare të Shqipërisë e të Kosovës si dhe Fondacioni Kulturor ALSAR publikuan sot ribotimin e koleksionit të revistës së...

Close