LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokainë brenda bukës/ Shqiptarit i vihen prangat

11 Tetor 2018, 17:00, Aktualitet CNA
Kokainë brenda bukës/ Shqiptarit i vihen prangat

Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi prej 1 kg e gjysmë kokainë. Lënda narkotike u zbulua brenda një kamioni, që po kalonte tranzit në autostradën Brogeda.

Kokaina ishte e futur në dy bukë, dhe në një zarf celofani, raportojnë mediat italiane.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar shoferin e kamionit, një shtetas shqiptar, identiteti it ë cilit nuk bëhet ende i ditur nga mediat. Ndaj tij rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga