Connect with us

Aktualitet

Foto/ Inspektorët e Hetimit Tatimorë, në Asamblenë e PS

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postimk në rrjetet sociale, ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shkruan se Partia Socialiste detyron pjesëmarrjen në takime.

Denoncuesi thekson se dy inspektorë të Hetimit Tatimor në Fier, janë detyruar të marrin pjesën në asamblenë e partisë në Delvinë.

“Narkotatimoret e Narkoshtetit ne asamblene e Partise Siçiliste!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
Mirmbrema doktor. Keta te dy jane inspektore te hetimit tatimor ne Fier. Jane nga Delvina ne mbledhjen e asamblese te partise Delvine. Gjynah te zinjte jane te detiruar me urdher. Njerin nga keta e keni denoncuar dhe here tjeter. Ju flm”, shkruan Berisha.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Thirrja e fortë e Bashës për socialistët/ “Mos u bëni palë me Ramën”

Publikuar

-

By

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë policëve, gazetarëve, socialistëve dhe prokurorëve të ndershëm që të mos ulin kokën para Kryeministrit, apo eprorëve të tyre, duke pranuar që të bëhen palë me krimin.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha ka thënë se nga mosveprimi i tyre, sot varet stabiliteti i vendit dhe paqja sociale.

“Nga mosveprimi juaj sot varet stabiliteti i vendit dhe paqja sociale. Thirrje policëve të ndershëm të mos rreshtohen para kryeministrit me kokën ulur, mos lejoni të trajtoheni si shërbëtorë të krimit. Por rreshtohuni krah kolegëve tuaj kurajoz që e denoncojnë atë.

Thirrje gazetarëve të bashkohen në përpjekjen për denoncimin e krimit. Thirrje edhe socialistëve të ndershëm të distancohen, mos lejojnë që partia e tyre të kthehet në organizatë kriminale, që ka marr peng shtetin.

I bëj thirrje prokurorëve të ndershëm t’i rezistojnë urdhrave të Markut e Prelës që duan të prishin provat që inkriminojnë Edi Ramën”,- tha Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama propagandë me taksat e shqiptarëve/ Portali për “Bashkëqeverisjen” e nxjerr zbuluar

Publikuar

-

By

Qeveria ka hapur një portal, të cilin e quan “portal për Bashkëqeverisjen”, dhe sipas Ramës të gjithë qytetarët të cilët ndeshen me problematika të përditshme në zyrat e shtetit, mund të denoncojnë te ky portal dhe halli do t’ju zgjidhet. Pra, atë që nuk e bën administrata e cila e ka për detyrë ta bëjë dhe për më tepër paguhet nga taksat e qytetarëve që t’ju shërbejë këtyre të fundit, Rama thotë se e zgjidh ky portal.

Kryeministri thotë “denonco te portali për bashkqeverisjen dhe e ke të zgjidhur”, por çështja është se kush mban përgjegjësi më pas?

Ky zyrtari që punon aty pse nuk e ka zgjidhur? Pse duhet denoncuar, dhe më pas të zgjidhet? Pse duhet krijuar një skuadër tjetër propagande dhe grupe njerëzish në kryeministri që mbledhin të dhëna dhe ua çojnë drejtorëve apo ministrave, me porosi të kryeministrit? Pse duhet të ndodhë kjo, kur në fakt ata e kanë për detyrë ta zgjidhin? A ka mbajtur njeri përgjegjësi penale ?

Përtej propagandës, që gjasme janë pushuar nga puna, në fakt e vërteta rezulton krejt ndryshe. Askush nuk është hequr nga puna, hiqen nga një vend dhe çohen në një vend tjetër, apo largohen nga drejtorë dhe çohen shefa sektorësh. Largohen nga puna gjoja zyrtarisht dhe më pas komandohen. E gjitha kjo është vetëm për show.

Mund të ketë zgjidhje problemesh, por Edi Rama nuk është Zoti që zgjidh hallet. Nuk është Perëndia. Ai është kryeministri dhe Piramida duhet të funksionojë nga poshtë-lart dhe nga lart-poshtë.

Pra, institucionet dhe administrata duhet t’ju shërbejnë qytetarëve, por në fakt kjo nuk ndodh. Dhe këtë e tregon vetë portali i bashkëqeverisjes që administrata nuk funksionin dhe ka paaftësi. Sepse portali bën pikërisht këtë detyrë. Portali nxjerr zbuluar paaftësinë e administratës dhe i shërben qeverisë të mos ketë zhurmë mediatike dhe të fshehë denoncimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Deklarata e fortë/ Kërkohet arrestimi i Ardi Veliut

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat teksa ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të kryeministrit Rama, ka kërkuar arrestimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Sipas Bashës ende nuk ka nisur hetimi që duhet të niste për kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa theksoi se mos-hetimi i krimeve nga Prokuroria është vetë krim i rëndë, e për këtë shënjestroi Arta Markun dhe Donika Prelën

Më tek Basha tha se të gjithnjë ata që i shërbejnë verbërisht Ramës janë duke i shërbyer krimit, duke garantuar se për këtë do të mbajë përgjegjësi çdo polic.

“Kryeprokurja Arta Marku po fsheh provat me qëllim mbrotjen e trafikantit të drogës, vëllait të ministrit Xhafaj. Deri tani nuk ka nisur asnjë hetim për Ballën, për Ardi Veliun, drejtorin e policisë së Fierit. Mos-hetimi i krimeve nga prokuroria janë krime të rënda. Marku, Prela e shërbëtorët do mbajnë përgjegjësi.

Shërbimi i verbër i Ramës është shërbim ndaj krimit e do mbajë përgjegjësi çdo polic. Rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal asgjë. Përpjekjet e tij për të shpërnqedruar opinionin publik janë shprehje mjerane të panikut që e ka kapur me të drejtë, atë dhe bashkëpunëtorët të tij.

I bëj thirrje burrave dhe grave me kurajo në Prokurori që të nxjerrin menjëherë fletë-arrestet për Ardi Veliun dhe drejtorin e policisë së Fierit dhe të nisin hetimit për pengim të drejtësisë ndaj Ramës, Xhafajt e Markut. Provat janë ulëritëse”,- u shpreh Basha./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet13:14 - 15 Tetor, 2018

Thirrja e fortë e Bashës për socialistët/ “Mos u bëni palë me Ramën”

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë policëve, gazetarëve, socialistëve dhe prokurorëve të ndershëm që të mos ulin...

Aktualitet13:10 - 15 Tetor, 2018

Rama propagandë me taksat e shqiptarëve/ Portali për “Bashkëqeverisjen” e nxjerr zbuluar

Qeveria ka hapur një portal, të cilin e quan “portal për Bashkëqeverisjen”, dhe sipas Ramës të gjithë qytetarët të cilët...

Aktualitet13:02 - 15 Tetor, 2018

Deklarata e fortë/ Kërkohet arrestimi i Ardi Veliut

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat teksa ka vijuar me akuzat e tij në drejtim...

Aktualitet12:58 - 15 Tetor, 2018

Dëmtohet sërish/ Futbollisti i Barcelonës është më i pafati në botë

Thomas Vermaelen ka kaluar kontrollet mjekësore këtë mëngjes, në Barcelonë. Eshtë mësuar zyrtarisht se mbrojtësi belg do të jetë gjashtë...

Aktualitet12:53 - 15 Tetor, 2018

Pasioni për t’u bërë punonjës Policie/ Nisi sot faza e parë e konkurimit

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve ka filluar sot testimi i kandidatëve që konkurojnë për të ndjekur studimet në Akademinë...

Aktualitet12:38 - 15 Tetor, 2018

Rama ultimatum Ardi Veliut/ Arresto Kelmend Balilin

Ditën e sotme në një deklaratë për media nga ambientet e Ministrisë së Brendshëm, kryeministri Edi Rama teksa fliste për...

Aktualitet12:35 - 15 Tetor, 2018

Dështimet e qeverisë/ Zbulohen truket e Ramës për të fshehur skandalet  

Kryeministri Rama vijon të manipulojë opinionin publik, me qëllim fshehjen e skandaleve dhe dështimet e qeverisë. Rama, për të shmangur...

Aktualitet12:25 - 15 Tetor, 2018

Pollo-Ballës: Fytyra që diskrediton Shqipërinë në PE

Pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i kërkonte Bashës të tërhiqte urdhrat...

Aktualitet12:18 - 15 Tetor, 2018

Shënoi golin e fitores në fund kundër Polonisë/ Futbollisti i ri i Italisë përlot tifozët me gjestin e tij

Një gol në shtesë është gjithnjë i veçantë dhe festohet jashtëzakonisht kur vlen tre pikët, por goli i shënuar nga...

Aktualitet12:10 - 15 Tetor, 2018

Siguria ushqimore në rrezik/ AKU gjobit 4 biznese në Milot

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për të vënë kontroll në tregjet mbarë vendit ka nisur inspektimin në...

Aktualitet12:02 - 15 Tetor, 2018

Basha i përgjigjet Ramës/ “Ardi Veliu duhet të ishte në arrest”

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzon PD-në si fabrikuese të telenovelave, duke ju referuar çështjes “Babale” dhe...

Aktualitet11:51 - 15 Tetor, 2018

Masakra në ish-Bllok/ Rama mesazh Policisë së Shtetit

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat nga ambientet e Ministrisë së Brendshme është shprehur se sot qeveria po...

Aktualitet11:36 - 15 Tetor, 2018

Zbardhet lista me portalet e paregjistruar/ Mes tyre edhe emra shumë të njohur të ekranit

AKEP në një njoftim për shtyp ka nxjerre listën e parë të portaleve që u kerkohet regjistrimi brenda 72 orësh...

Aktualitet11:30 - 15 Tetor, 2018

Balla kërcënon Bashën/ Tërhiqe urdhrin për rrëmujë në PE

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale i ka bërë thirrje kreut...

Aktualitet11:12 - 15 Tetor, 2018

Sabien Lilaj nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Panuccit/ Nuk kam probleme fizike, por …

Sabien Lilaj, mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, ka folur në përfundim të ndeshjes së humbur 2-0 me Izraelin. “Mendoj se...

Aktualitet11:12 - 15 Tetor, 2018

Zgjaten hetimet për ish-ministrin, Saimir Tahiri

Sot pritej që Prokuroria e Krimeve të Rënda të deklaronte përfundimet e nxjerra nga dosja hetimore e ish-ministrit të Brendshëm...

Aktualitet11:05 - 15 Tetor, 2018

Tek Partizani janë në ankth/ Dëmtimi i Alban Hoxhës është shumë më i rëndë nga sa ishte parashikuar

Lajmi i dhënë nga FSHF për dëmtimin e Alban Hoxhës dhe largimin e tij nga grumbullimi para sfidës me Izraelin...

Aktualitet11:04 - 15 Tetor, 2018

Masakra e trefishtë në Mat/ Gjykata jep vendimin për autorin

Gjykata ka lënë në burg autorin e masakrës së Matit, Kujtim Koxha, 54-vjeç, i cili u mori jetën tre punonjësve...

Aktualitet10:50 - 15 Tetor, 2018

74-vjetori i lindjes/ Berisha mesazh në rrjetet sociale

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbush sot 74 vjet. Kjo është bërë e ditur nga vetë Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjetet...

Aktualitet10:21 - 15 Tetor, 2018

Video-“Mos gënje për ato që shohim çdo ditë”/ Qytetarët degjenerojnë Ramën

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video,...

Aktualitet10:10 - 15 Tetor, 2018

Tre të vdekur dhe një i plagosur/ Zbardhet dëshmia e autorit të masakrës së Matit

Kujtim Koxha, autori i masakrës së Matit ku mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër mbeti i plagosur do...

Aktualitet10:10 - 15 Tetor, 2018

AlbChrome ringjall ferrokromin në Burrel/ 100 vende të reja pune

Uzina e Ferro-kromit në Burrel po njeh një transformim të jashtëzakonshëm me një ndikim të madh ekonomiko-social për zonën, po...

Aktualitet09:50 - 15 Tetor, 2018

“Rrjedhje kolektive në PD”/ Basha në panik

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, deklaron se PD po shkon drejt rrjedhjes kolektive. Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu...

Aktualitet09:45 - 15 Tetor, 2018

Universitetet çelin sot dyert/ 22 mijë studentë për herë të parë në auditorë

Sot nis viti i ri akademik 2018-2019 për rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë. 22 mijë prej studentëve...

Aktualitet09:28 - 15 Tetor, 2018

“Asnjë qindarkë në kumar”/ Çfarë thoshte Rama në 2013-ën

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama për...

Aktualitet09:13 - 15 Tetor, 2018

Kapja e strukturave/ Basha urdhëron manipulimin e zgjedhjeve në bazë

Enno Bozdo, sekretari që nuk u vu as deputet vazhdon misionin për shkatërrimin e PD këtë herë në Berat. Njeriu...

Aktualitet08:52 - 15 Tetor, 2018

Krimet e Rënda vendosin sot për “fatin” e Saimir Tahirit

Tashmë kanë përfunduar afatet tremujore të hetimit të dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa sot, Prokuroria e Krimeve...

Aktualitet08:39 - 15 Tetor, 2018

Shtypi i ditës, 15 tetor 2018

Këto janë disa ptrej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 15 tetor 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Trending

Read previous post:
Shtypi i ditës, 11 tetor 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 11 tetor 2018: “RD” hapet...

Close