LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debate të forta në Parlament/ Braçe “masakron” Ahmetajn

11 Tetor 2018, 09:28, Aktualitet CNA
Debate të forta në Parlament/ Braçe “masakron”

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe është përplasur ashpër me ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ndërsa ishin duke zhvilluar interpelancën për klubet e futbollit.

Ahmetaj pasi ka marrë fjalën për herë të tretë është shprehur se është një gjë e mirë diskutimi për një kohë të gjatë për FSHF-në, frazë e cila është marrë si ironike nga Braçe.

Deputeti socialist e ka quajtur këtë një ironi të zgjuar të Ahmetajt, ndërsa ka treguar se ditën e djeshme një lokal në një fshat të Lushnjes ishte gjobitur, kur nuk kishte njerëz, për moslëshim kuponi.

?Pronari i ra kasës në atë moment dhe del kuptoni nr. 130, kur kjo ndodh me një fakir në mes të Çermës, pse nuk u dashka të ndodhë me një në krye të FSHF. Prandaj do ta harxhoj kohën?,- u shpreh Braçe.

Pjesë nga interpelanca:

Arben Ahmetaj: Unë mendoj që të harxhosh kaq shumë kohë për FSHF dhe sportin është gjëja e duhur. Ia vlen të fokusohemi edhe te bastet. FSHF ka statusin e organizatës jo fitimprurëse, deklaron disa tatime; ka në listëpagesa në 2018 ka 72 të punësuar për sigurimet ka paguar 75 milionë lekë.

Erjon Brace: E kuptoj ironinë tuaj ishte e zgjuar. Do të vijoj që të harxhoj kohën. Dje në orën 15:20 zyrtarët e hetimit tatimor në Fier shkuan në një lokal në fshatin Çermë, e gjetën bosh dhe e gjobitën për mos prerje të kuptonit tatimor. Pronari i ra kasës në atë moment dhe del kuptoni nr. 130, kur kjo ndodh me një fakir në mes të Çermës, pse nuk u dashka të ndodhë me një në krye të FSHF. Prandaj do ta harxhoj kohën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga