Connect with us

Aktualitet

Dashamir Shehi zbulon detaje të aksionit opozitar/ Paralajmëron fillimin e protestave 

Publikuar

-

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi në një prononcim për CNA.al ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me aksionin e opozitës për ditët në vijim, ndërsa ka paralajmëruar qeverinë se do të përballet me protesta.

“Aksioni opozitar do të vazhdojë. Kemi paraqitur katër platformat kryesore, ajo për çlirimin e zgjedhjeve, për çlirimin Ekonomisë, për Vettingun e politikës si dhe për Reformën në Drejtësi. Në vijim përtej denoncimeve që do të vazhdojnë, javën tjetër do të ketë një takim, i cili do të caktojë formulën e aksionit. Do të ketë edhe forma të tjera të protestës.”-tha ndër të tjera Shehu.

Ndërsa në lidhje me bojkotin parlamentar, Dashamir Shehu u tregua i prerë, duke mohuar mundësinë e rikthimit të opozitës në Kuvend. “Jo sot për sot jo nuk e shikojmë mundësinë e rikthimit në parlament. Ne e kemi bërë ofertën tonë. Ja kemi dërguar parlamentit, PS-së dhe opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar se kush janë tezat tona kryesore, dhe e gjithë kjo paketë do të negociohet politikisht.”-deklaroi Dashamir Shehu.

LEXO EDHE:  Mbyllja e basteve dhe lojrave të fatit/ Rama mesazh opozitës

Gjithashtu Shehu nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e ngritjes në protestë kundër qeverisë. “Do ta gjykojmë edhe çështjen e protestave. Jo vetëm që nuk e përjashtoj mundësinë e protestave, por me ato do të kulmohet aksioni opozitar. Unë gjykoj se mjetet e opozitës po ezaurohen dalë nga dalë dhe nëse nuk do të merren në konsideratë, sigurisht që rruga e fundit mbetet sheshi dhe rruga”-tha Shehu për CNA.al.

Aktualitet

Dëmtohet sërish/ Futbollisti i Barcelonës është më i pafati në botë

Publikuar

-

By

Thomas Vermaelen ka kaluar kontrollet mjekësore këtë mëngjes, në Barcelonë. Eshtë mësuar zyrtarisht se mbrojtësi belg do të jetë gjashtë javë jashtë fushave, siç konfirmohet nga klubi azulgrana në një deklaratë mjekësore.

Qendërmbrojtësi vuan një lezion në “biceps femor” të këmbës së djathtë.

32-vjeçari nuk do të luajë kundër Holandës në Bruksel, si dhe nuk do të jetë në dispozicion të kampionëve të La Liga-s në sfidat e rëndësishme që vijnë tani e në vazhdim. Në fakt, Vermaelen nuk do të jetë në dispozicion deri në fund të ndeshjes kundër Atletico Madridit, më 24 nëntor.

LEXO EDHE:  Mbyllja e basteve dhe lojrave të fatit/ Rama mesazh opozitës

Dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë asnjëherë këtë lojtar, duke bërë të qëndrojë më shumë jashtë fushës së lojës sesa duke luajtur. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pasioni për t’u bërë punonjës Policie/ Nisi sot faza e parë e konkurimit

Publikuar

-

By

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve ka filluar sot testimi i kandidatëve që konkurojnë për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, për pozicionin Patrullë e Përgjithshme. Ky është testimi me shkrim që do të zhvillohet gjatë dy ditëve në vijim dhe që i paraprin testimit fizik dhe atij psikologjik.

Në këtë testim marrin pjesë rreth 2700 të rinj nga i gjithë vendi, të cilët konkurojnë për 150 vende në Policinë e Shtetit.

Ditën e sotme kandidatët testohen mbi njohuritë e shkollës së mesme, ndërsa pjesët e tjera të konkurimit janë testimi fizik dhe ai psikologjik.

Testimi me shkrim monitorohet me kamera edhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shtetit, nga SHÇBA, ICITAP e PAMECA.

Në hapjen e konkurimit, kandidatët i ka përshëndetur edhe Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema:

“Përshëndetje të gjithëve!

Unë që po ju flas jam Drejtori i Akademisë së Sigurisë  së Shqipërisë, dhe ju uroj të gjithëve, mirëse keni ardhur në këtë testim, shumë të rëndësishëm për Policinë e Shtetit.

Ju jeni të mrekullueshëm të gjithë, sepse me kërkesën tuaj doni të jepni kontributin për sigurinë publike në Shqipëri, dhe kjo është shpresë shumë e madhe , garanci shumë e madhe  për jetën tonë shoqërore, për familjet tona.

Ju e bëtë këtë me vullnetin tuaj të lirë, që të vini të konkuroni, dhe një farë mënyre jeni të gjithë  fitues sepse jeni krenar që keni pranuar të vini të konkuroni për të dhënë kontributin tuaj në sigurinë publike.

Natyrisht sot është një garë, jo të gjithë do të fitojnë, por ju e treguat veten tuaj. Këtu do të zgjidhen nga ju kolegët më të mirë, në një konkurim që ju do ta shikoni, do të jetë  krejt transparent, ku do të testohen njohuritë tuaja që keni marrë në shkollën e mesme, që janë të përgjithshme dhe mbi bazën e atyre, pastaj ju do të vazhdoni me karrierën tuaj në Polici”.

LEXO EDHE:  Mbyllja e basteve dhe lojrave të fatit/ Rama mesazh opozitës

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka theksuar:

“Unë dua t’ju falenderoj të gjithëve që iu përgjigjët thirrjes sonë për tu bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes në Akademinë e Rendit dhe Sigurisë, iu përgjigjët jo vetëm thirrjes sonë, por dhe dëshirës tuaj për tu bërë pjesë e organizatës së Policisë. Që të jesh punonjës Policie nuk është vetëm privilegj, por dhe është sakrificë dhe ata të cilët do të arrijnë të kalojnë me sukses këtë proces, do të sakrifikojnë nga jeta e tyre, nga koha e lirë e tyre, do të privohen nga disa të drejta, por gjithsesi që të shërbesh në organizatën e Policisë është një privilegj. E tha edhe drejtori i Akademisë që procesi i përzgjedhjes do të jetë një proces i gjatë, do të jetë transparent dhe unë nuk dua që t’ju shtoj më shumë emocione për faktin se sot do të jetë një ditë e gjatë për ju. Ju uroj të gjithëve suksese dhe le të fitojnë më të mirët”.

Më tej procesi vijoi me shpërndarjen e materialeve të nevojshme për testimin dhe hapjen e tezave të provimit, nën mbikëqyrjen e Komisionit të ngritur posaçërisht për këtë fazë të konkurimit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama ultimatum Ardi Veliut/ Arresto Kelmend Balilin

Publikuar

-

By

Ditën e sotme në një deklaratë për media nga ambientet e Ministrisë së Brendshëm, kryeministri Edi Rama teksa fliste për të fortët i ka bërë thirrje drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të arrestojë Kelmend Balilin.

Rama ka thënë se që të ruhet dinjiteti i Policisë së shtetit duhet që të arrestohet Balili, gjithashtu duhet të hiqen nga puna të gjithë ata që abuzojnë me detyrën.

“Dinjitet është që komuniteti të mos ketë problem kur del nga shtëpia një i fortë, por të garantojmë që çdo i fortë të ketë problem. Çdo familje të jetë si në shtëpi të vet në çdo hapësirë publike, kurse të fortëve, klubet, parqet, t’iu duken dhe i huaj dhe të maten mirë kur hedhin hapin dhe hapin gojën.

LEXO EDHE:  Mbyllja e basteve dhe lojrave të fatit/ Rama mesazh opozitës

Nuk dua i dashur drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të na përmendë ambasadorja e re amerikane se kemi ende pa arrestuar Klemend Balilin, ashtu si nuk dua të jenë në detyrë drejtorë e shefa, në zona, apo pika ku uniforma dhe dinjiteti vihet në diskutim nga persona te tille, dhe makinat e pordhës së tyre, po as nga kundërvajtësit që gërryejnë lumenj, presin pemë, hedhim inerte.

Qoftë për të kapur Klement Balilin, për të gozhduar të fortë të tjerë”,-tha Rama./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet12:58 - 15 Tetor, 2018

Dëmtohet sërish/ Futbollisti i Barcelonës është më i pafati në botë

Thomas Vermaelen ka kaluar kontrollet mjekësore këtë mëngjes, në Barcelonë. Eshtë mësuar zyrtarisht se mbrojtësi belg do të jetë gjashtë...

Aktualitet12:53 - 15 Tetor, 2018

Pasioni për t’u bërë punonjës Policie/ Nisi sot faza e parë e konkurimit

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve ka filluar sot testimi i kandidatëve që konkurojnë për të ndjekur studimet në Akademinë...

Aktualitet12:38 - 15 Tetor, 2018

Rama ultimatum Ardi Veliut/ Arresto Kelmend Balilin

Ditën e sotme në një deklaratë për media nga ambientet e Ministrisë së Brendshëm, kryeministri Edi Rama teksa fliste për...

Aktualitet12:35 - 15 Tetor, 2018

Dështimet e qeverisë/ Zbulohen truket e Ramës për të fshehur skandalet  

Kryeministri Rama vijon të manipulojë opinionin publik, me qëllim fshehjen e skandaleve dhe dështimet e qeverisë. Rama, për të shmangur...

Aktualitet12:25 - 15 Tetor, 2018

Pollo-Ballës: Fytyra që diskrediton Shqipërinë në PE

Pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i kërkonte Bashës të tërhiqte urdhrat...

Aktualitet12:18 - 15 Tetor, 2018

Shënoi golin e fitores në fund kundër Polonisë/ Futbollisti i ri i Italisë përlot tifozët me gjestin e tij

Një gol në shtesë është gjithnjë i veçantë dhe festohet jashtëzakonisht kur vlen tre pikët, por goli i shënuar nga...

Aktualitet12:10 - 15 Tetor, 2018

Siguria ushqimore në rrezik/ AKU gjobit 4 biznese në Milot

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për të vënë kontroll në tregjet mbarë vendit ka nisur inspektimin në...

Aktualitet12:02 - 15 Tetor, 2018

Basha i përgjigjet Ramës/ “Ardi Veliu duhet të ishte në arrest”

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzon PD-në si fabrikuese të telenovelave, duke ju referuar çështjes “Babale” dhe...

Aktualitet11:51 - 15 Tetor, 2018

Masakra në ish-Bllok/ Rama mesazh Policisë së Shtetit

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat nga ambientet e Ministrisë së Brendshme është shprehur se sot qeveria po...

Aktualitet11:36 - 15 Tetor, 2018

Zbardhet lista me portalet e paregjistruar/ Mes tyre edhe emra shumë të njohur të ekranit

AKEP në një njoftim për shtyp ka nxjerre listën e parë të portaleve që u kerkohet regjistrimi brenda 72 orësh...

Aktualitet11:30 - 15 Tetor, 2018

Balla kërcënon Bashën/ Tërhiqe urdhrin për rrëmujë në PE

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale i ka bërë thirrje kreut...

Aktualitet11:12 - 15 Tetor, 2018

Sabien Lilaj nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Panuccit/ Nuk kam probleme fizike, por …

Sabien Lilaj, mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, ka folur në përfundim të ndeshjes së humbur 2-0 me Izraelin. “Mendoj se...

Aktualitet11:12 - 15 Tetor, 2018

Zgjaten hetimet për ish-ministrin, Saimir Tahiri

Sot pritej që Prokuroria e Krimeve të Rënda të deklaronte përfundimet e nxjerra nga dosja hetimore e ish-ministrit të Brendshëm...

Aktualitet11:05 - 15 Tetor, 2018

Tek Partizani janë në ankth/ Dëmtimi i Alban Hoxhës është shumë më i rëndë nga sa ishte parashikuar

Lajmi i dhënë nga FSHF për dëmtimin e Alban Hoxhës dhe largimin e tij nga grumbullimi para sfidës me Izraelin...

Aktualitet11:04 - 15 Tetor, 2018

Masakra e trefishtë në Mat/ Gjykata jep vendimin për autorin

Gjykata ka lënë në burg autorin e masakrës së Matit, Kujtim Koxha, 54-vjeç, i cili u mori jetën tre punonjësve...

Aktualitet10:50 - 15 Tetor, 2018

74-vjetori i lindjes/ Berisha mesazh në rrjetet sociale

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbush sot 74 vjet. Kjo është bërë e ditur nga vetë Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjetet...

Aktualitet10:21 - 15 Tetor, 2018

Video-“Mos gënje për ato që shohim çdo ditë”/ Qytetarët degjenerojnë Ramën

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video,...

Aktualitet10:10 - 15 Tetor, 2018

Tre të vdekur dhe një i plagosur/ Zbardhet dëshmia e autorit të masakrës së Matit

Kujtim Koxha, autori i masakrës së Matit ku mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër mbeti i plagosur do...

Aktualitet10:10 - 15 Tetor, 2018

AlbChrome ringjall ferrokromin në Burrel/ 100 vende të reja pune

Uzina e Ferro-kromit në Burrel po njeh një transformim të jashtëzakonshëm me një ndikim të madh ekonomiko-social për zonën, po...

Aktualitet09:50 - 15 Tetor, 2018

“Rrjedhje kolektive në PD”/ Basha në panik

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, deklaron se PD po shkon drejt rrjedhjes kolektive. Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu...

Aktualitet09:45 - 15 Tetor, 2018

Universitetet çelin sot dyert/ 22 mijë studentë për herë të parë në auditorë

Sot nis viti i ri akademik 2018-2019 për rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë. 22 mijë prej studentëve...

Aktualitet09:28 - 15 Tetor, 2018

“Asnjë qindarkë në kumar”/ Çfarë thoshte Rama në 2013-ën

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama për...

Aktualitet09:13 - 15 Tetor, 2018

Kapja e strukturave/ Basha urdhëron manipulimin e zgjedhjeve në bazë

Enno Bozdo, sekretari që nuk u vu as deputet vazhdon misionin për shkatërrimin e PD këtë herë në Berat. Njeriu...

Aktualitet08:52 - 15 Tetor, 2018

Krimet e Rënda vendosin sot për “fatin” e Saimir Tahirit

Tashmë kanë përfunduar afatet tremujore të hetimit të dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa sot, Prokuroria e Krimeve...

Aktualitet08:39 - 15 Tetor, 2018

Shtypi i ditës, 15 tetor 2018

Këto janë disa ptrej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 15 tetor 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:25 - 15 Tetor, 2018

Horoskopi javor, nga 15 tetor deri 21 tetor 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Këtë jave do këtë edhe dite te vështira për juve qe jeni ne një lidhje,...

Aktualitet08:16 - 15 Tetor, 2018

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime e vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit....

Aktualitet08:07 - 15 Tetor, 2018

Horoskopi i ditës, 15 tetor 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Edhe pse do dëshironi te kaloni me tepër kohe me partnerin, nuk do e keni...

Trending

Read previous post:
Meta kthen në Kuvend ligjin për Teatrin

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rikthyer sërish në Kuvend për rishqyrtim, ligjin për Teatrin Kombëtar. Arsyet e kthimit të...

Close