LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Breshëri armësh në mes të ditës/ Dyshohet për një të vrarë dhe dy të plagosur

11 Tetor 2018, 12:19, Aktualitet CNA
Breshëri armësh në mes të ditës/ Dyshohet për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Mat, ku pas disa të shtënave me armë zjarri dyshohet se një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Nuk dihen ende shumë detaje lidhur me identitetin e personave që janë përfshirë në konflikt, në fshatin Shëlli. Paraprakisht thuhet se dy të plagosurit janë punonjës të Bashkisë në Mat, dhe ndodheshin në vendngjarje për të zgjidhur një konflikt pronësie.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajmet e fundit nga