LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Babale” zbarkon në parlament/ Basha del zbuluar

11 Tetor 2018, 11:17, Aktualitet CNA
“Babale” zbarkon në parlament/ Basha del zbuluar

Çështja e audio-përgjimit ?Babale?, ku pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shfaqet duke bërë pazare droge si dhe video e publikuar nga Salianiji dy ditë më parë, ka sjellë të tjera reagime sot në sallën e Kuvendit.

Nga foltorja e parlamentit, deputeti socialist Taulant Balla tha se nuk e di arsyen se pse sot opozita mungon në sallë, ndërsa ironizoi edhe turin në rrethe të ndërmarrë në nisje të sesionit të ri parlamentar.

?Nuk e di pse opozita nuk eshtë në sallë, turi i hoteleve ka mbaruar. Opinioni publik u njoh edhe me një seri të re, të ?Babale 3? dhe janë aq të paaftë sa janë zhytyr në lluc dhe vazhdojnë të llokociten me ca histori që nuk i beson me as Saliu.? ? U shpreh Balla, ndërsa në vijim u ndal edhe në videon e publikuar nga deputeti Ervin Salianji, në të cilën Fredi Alizoti, implikon edhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

?Transmeti i Salianjit i konfirmuar se u bë në oborr të SHQUP-it nga ish drejtori i policisë bashkiake të Lulit, është një tjetër tentativë për të hedhur baltë. Të njëjtët persona të ndodhur ne hall, kanë bashkëpunuar dhe hodhën për opinion një video të re. Nuk do bëj më kallëzim se cështja është nën hetim por ata kanë pranuar se i janë ofruar nga 100 mije euro për kokë. Vetë Alizoti pranon se ka luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm? u shpreh në vijim Balla, ndërsa kërkoi nga PD zyrtarisht të distancohet nga kjo çështje ose do të mbajë një gjurmë njolle të rëndë jo vetëm për vete po për gjithë historinë e saj.

Lajmet e fundit nga