LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Babale”/ Salianji dhe Alizoti përballen me Krimet e Rënda

11 Tetor 2018, 08:11, Aktualitet CNA
“Babale”/ Salianji dhe Alizoti përballen me Krimet e Rënda

Ditën e sotme Prokuroria e Krimeve të Rënda, në orën 12:00 do të marrë në pyetje Fredi Alizotin.

Alizoti dyshohet se ka imituar zërin e Agron Xhafajt, në audio-përgjimin Babale-Xhafaj, kundrejt shumës 100 mijë euro që ishte siguruar nga deputeti demokrat Ervin Salianji.

I njohur prej 20 vitesh me Albert Veliun, Alizoti në videon e publikuar pretendon se është shoqëruar në Prokurori nga drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ndërkohë CNA.al ka mësuar se ditën e nesërme te Krimet e Rënda do të thirret edhe deputeti demokrat, Ervin Salianji. Prej dy ditësh Salianji është shpallur person nën hetim nga Prokuroria, pasi dyshohet se ka bërë ?kallëzimit të rremë? lidhur me çështjen “Babale”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga