Connect with us

Aktualitet

Arben Ahmetaj, avokati i Lulzim Bashës

Publikuar

-

Që Lulzim Basha është ortaku i Edi Ramës, dhe që ky i fundit e shpërblen atë, e ndihmon dhe e mban në krah, apo i vendos shkopinj për ta mbajtur në këmbë si kryetar të Partisë Demokratike, kjo nuk ka më asnjë dyshim.

Që të dy janë pjesë e lëvizjes së Soros dhe janë financuar prej tij dhe kjo nuk ka më asnjë diskutim, pasi janë bërë publike me dhjetëra e dhjetëra detaje.

Më tej, le të verifikojmë fakte dhe të dhëna të fundit. A vazhdon marrëveshja Rama-Basha, e filluar me 17n maj, rreth një vit e gjysëm më parë.

Aurela Basha Isufi, Erion Isufi dhe Odeta Male

Së fundi, CNA.al publikoi një dosje të plotë nga burimet e saj në lidhje me xhirot dhe të ardhurat që realizonin firmat e kunatit të Lulzim Bashës, Erjon Isufit. Subjekte ku punon dhe drejton Aurela Basha, bashkëshortja e kryetarit të PD-së.

Një kompani që ne investiguam pas deklaratave të filluara në muajin janar nga kreu i PD-së se biznesi po falimentonte dhe se mijëra e mijëra subjekte tregtare po mbylleshin. Xhiroja kishte rënë dhe kishte problematika, të cilat vinin për shkak të krizës dhe luftës që sipas Lulzim Bashës, bënte qeveria ndaj biznesit.

Nga verifikimet tona dhe nga të dhënat zyrtare rezultoi se kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës, në kohën e qeverisjes së Rilindjes dhe të Partisë Socialiste vetëm ishin shtuar. Madje në janar ishte hapur një e re. Pra, në të kundërt të asaj çfarë thoshte Lulzim Basha se biznesi falimentonte, gjë të cilën ne e pranonim dhe e quanim të vërtetë, rezultonte se kunati i tij shtonte bizneset.  Pra, ishte kundër rrymës, kundër krizës ekonomike që pretendonte vetë kreu i PD-së.

Më tej, nga verifikimet rezultoi diçka e çuditshme. Kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës kishin dy dhe tre-fishuar xhiron, me ardhjen e Rilindjes në pushtet. Në vitin e kaluar kishin rreth 2 miliardë lekë xhiro dhe këtë vit po aq ishte targeti i dukshëm, me rreth një milliard lekë xhiro deri në muajin gusht.

Por, ajo që ishte ndryshe është fakti se ndërkohë që xhiroja tre-fishohej, ulej fitimi. Deklarohej më pak fitim. Pra, paguheshin më pak taksa në shtet. Dhe ishin të gjitha dyshimet dhe të gjitha gjasat që kjo të ishte një kompani me evasion fiskal, pasi vetë kompania “Landmark Communication” priste fatura për kompani të tjera si “Landmark Premium Print”,  “BlackSheep”.  etj, çka ngrinte dyshime të forta për evazion fiskal, por sapo CNA.al e denoncoi, flamurin e rrëmbeu Partia Socialiste. Zhvilloi dy konferenca shtypi, për ta kthyer çështjen në politikë dhe më pas e la. Gjithçka u harrua.

Lulzim Basha, Albert Veliu (Babale)

Tani filloi “Babalja”. Skenari “Babale 1”, skenari “Babale 2”, mund të ketë 3 dhe 4.  Sa herë të dalin pasuritë dhe problemet e Lulzim Bashës do të ketë “Babale” të rinj.

LEXO EDHE:  Rritja e çmimit të naftës/ Biznesi apel Qeverisë

Ne gjithashtu vazhduam dhe me publikimin e dosjes së plotë të vjehrri dhe lejeve të ndërtimit të marrë nga klientela afër Lulzim Bashës, disa leje ndërtimi të firmosura edhe prej tij. Por, nuk pati asnjë hetim, asnjë dosje nuk u hap.

Ndërsa në rastin e parë, atë të evazionit të mundshëm të dyshuar, pasi ai vërtetohet vetëm nëse do të ketë një kontroll të plotë nga tatimet, nga inspektorët e përgjegjshëm. Por, në fakt nuk ndodhi asgjë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj nuk lëvizi asgjë. Drejtoria e Tatimeve nuk filloi asnjë kontroll. Nuk u bë të paktën një verifikim, qoftë ky nga zyrat e tatimeve, pa folur pastaj për të çuar inspektorë, për të hapur dosjet dhe për të kontrolluar, një subjekt me rreth 2 miliardë lekë xhiro.

E në këtë rast Lulzim Basha ka të drejtë. Ai flet ditë e natë për biznesin e vogël që po falimenton, ku çdo ditë shkojnë tatimet dhe i kontrollojnë deri edhe qindarkën e fundit, ndërsa biznesin e kunatit të Lulzim Bashës me miliarda lekë xhiro nuk e kontrollon askush.

Arben Ahmetaj bën sikur nuk shikon, sikur nuk dëgjon dhe është kthyer në avokatin e Lulzim Bashës. Në avokatin e pasurisë së tij, bashkë me tatimet, institucionin që ka përgjegjësinë për ta kontrolluar e të gjithë heshtin. Askush nuk shkon të kontrollojë pasuritë e Erjon Isufit. Askush nuk shkon të kontrollojë xhirot e biznesit të kunatit të Lulzim Bashës. Si janë vendosur ato? Si janë realizuar ato? Sa është fitimi?

E pra, duket e qartë se dy çunat e Soros, Lulzimi dhe Edi, e kanë marrëveshjen e tyre, e kanë biznesin e tyre.

Në rregull kanë partitë e tyre. Njëri në qeveri, e tjetri në opozitë, e kur Luli ka hall telefonon Edin, e kur kunati i Lulit ka hall nuk e kontrollon Arben Ahmetaj, për më tepër nuk kemi se çfarë të themi. Mund të denoncojnë shqiptarët çdo ditë problematika, pasuri, evazion fiskal për njëmijë e një njerëz, për të gjithë mund të ketë kontrolle. Mund të denoncojnë edhe te “Shqipëria që duam”, aty ku i pëlqen kryeministrit. Për të gjithë lëvizin, menjëherë reagohet. Bëhen takime publike, konferenca, deklarime, qëndrime, kurse kur reagon media me prova dhe dokumente dhe flitet për kunatin e Lulzim Bashës, nuk ka asnjë reagim. Nuk kontrollojnë Tatimet sepse Arben Ahmetaj tashmë është kthyer në avokatin e Lulzim Bashës./ CNA.al

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Denoncoi falimentimin e bizneseve/ Kunati i Bashës lulëzon

Zbulohen 6 biznese të kunatit të Lulzim Bashës/ I fundit u hap 6 ditë më parë

Kompanitë e familjarëve të Bashës 2 miliardë lekë xhiro, deklarojnë fitime thërrimet/ Evazion fiskal qindra milonë lekë?!

A do t’i kontrollojnë tatimet kompanitë me miliona dollarë të Lulzim Bashës ?!

Aktualitet

Siguria ushqimore në rrezik/ AKU gjobit 4 biznese në Milot

Publikuar

-

By

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për të vënë kontroll në tregjet mbarë vendit ka nisur inspektimin në disa prej tyre. Trupat inspektuese e DRAKU, Lezhë kontrolluan tregun e Milotit ku konstatuan se shumë prej subjekteve nuk kishin vulë, certifikatë veterinare si dhe ishin të pa regjistruar në QKB.

Konkretisht, Trupa inspektuese e AKU-së konstatoi katër raste “shitës ambulant” me shkelje  të sigurisë ushqimore.

Ndër to dy raste ishin “tregtim peshku” në rrugë, 29 kg peshk dhe 110 kg peshk  dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 300.000 lekë secili. Ndërkohë 2 rastet e tjera ishin “tregtim mishi” ku u bllokuan 29 kg mish (dhie) dhe 150 kg mish derri dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 150.000 lekë për secilin.

LEXO EDHE:  Antiamerikanizmi në PD/ Avokati zbulon zullumet e Bashës me Sorosin

AKU në bashkëpunim me Policinë e shtetit do të vijojnë të kryejnë kontrolle edhe në tregjet e tjera të Shqipërisë në kuadër të disiplinimit të therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Basha i përgjigjet Ramës/ “Ardi Veliu duhet të ishte në arrest”

Publikuar

-

By

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzon PD-në si fabrikuese të telenovelave, duke ju referuar çështjes “Babale” dhe “Xhisiela”, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se sikurse Rama i ka dalë në mbrojtje ish-ministrit Tahiri kur plasi skandali, njëjtë po bën edhe me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, të cilin kryedemokrati e akuzon si fabrikues të provave dhe pengimit të drejtësisë.

LEXO EDHE:  Kapja e strukturave/ Basha urdhëron manipulimin e zgjedhjeve në bazë

Më tej Basha shkruan se sot Rama, Xhafaj, Prela dhe Balla duhet të ishin nën hetim, ndërsa Veli nën arrest.

“Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nuk e pranon shtatzëninë, fansat kapin mat Elita Rudin

Publikuar

-

Elita Rudi dhe Gjiko kanë qenë një nga çiftet më të komentuar së fundmi me dasmën e tyre madhështore që mblodhi VIP-a të shumtë. Pak ditë pas dasmës çifti nisën muajin e mjaltit dhe po udhëtojnë nga njëri shtet në tjetrin.

 

Me postimet e fundit në Instagram Elita ka treguar se çifti ndodhen në Milano. Moderatorja ka postuar një foto nga makina mirëpo fansat e kanë kapur menjëherë një detaj.

LEXO EDHE:  Antiamerikanizmi në PD/ Avokati zbulon zullumet e Bashës me Sorosin

Ata i shkruajnë Elitës ta heqë çantën të cilën po e mban për të mbuluar barkun pasi tani të gjithë e dinë që është shtatzënë. Mirëpo moderatorja nuk ka reaguar dhe mesa duket nuk ka dëshirë ende ta konfirmojë.

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet12:10 - 15 Tetor, 2018

Siguria ushqimore në rrezik/ AKU gjobit 4 biznese në Milot

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për të vënë kontroll në tregjet mbarë vendit ka nisur inspektimin në...

Aktualitet12:02 - 15 Tetor, 2018

Basha i përgjigjet Ramës/ “Ardi Veliu duhet të ishte në arrest”

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzon PD-në si fabrikuese të telenovelave, duke ju referuar çështjes “Babale” dhe...

Aktualitet11:51 - 15 Tetor, 2018

Masakra në ish-Bllok/ Rama mesazh Policisë së Shtetit

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat nga ambientet e Ministrisë së Brendshme është shprehur se sot qeveria po...

Aktualitet11:36 - 15 Tetor, 2018

Zbardhet lista me portalet e paregjistruar/ Mes tyre edhe emra shumë të njohur të ekranit

AKEP në një njoftim për shtyp ka nxjerre listën e parë të portaleve që u kerkohet regjistrimi brenda 72 orësh...

Aktualitet11:30 - 15 Tetor, 2018

Balla kërcënon Bashën/ Tërhiqe urdhrin për rrëmujë në PE

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale i ka bërë thirrje kreut...

Aktualitet11:12 - 15 Tetor, 2018

Sabien Lilaj nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Panuccit/ Nuk kam probleme fizike, por …

Sabien Lilaj, mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, ka folur në përfundim të ndeshjes së humbur 2-0 me Izraelin. “Mendoj se...

Aktualitet11:12 - 15 Tetor, 2018

Zgjaten hetimet për ish-ministrin, Saimir Tahiri

Sot pritej që Prokuroria e Krimeve të Rënda të deklaronte përfundimet e nxjerra nga dosja hetimore e ish-ministrit të Brendshëm...

Aktualitet11:05 - 15 Tetor, 2018

Tek Partizani janë në ankth/ Dëmtimi i Alban Hoxhës është shumë më i rëndë nga sa ishte parashikuar

Lajmi i dhënë nga FSHF për dëmtimin e Alban Hoxhës dhe largimin e tij nga grumbullimi para sfidës me Izraelin...

Aktualitet11:04 - 15 Tetor, 2018

Masakra e trefishtë në Mat/ Gjykata jep vendimin për autorin

Gjykata ka lënë në burg autorin e masakrës së Matit, Kujtim Koxha, 54-vjeç, i cili u mori jetën tre punonjësve...

Aktualitet10:50 - 15 Tetor, 2018

74-vjetori i lindjes/ Berisha mesazh në rrjetet sociale

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbush sot 74 vjet. Kjo është bërë e ditur nga vetë Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjetet...

Aktualitet10:21 - 15 Tetor, 2018

Video-“Mos gënje për ato që shohim çdo ditë”/ Qytetarët degjenerojnë Ramën

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video,...

Aktualitet10:10 - 15 Tetor, 2018

Tre të vdekur dhe një i plagosur/ Zbardhet dëshmia e autorit të masakrës së Matit

Kujtim Koxha, autori i masakrës së Matit ku mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër mbeti i plagosur do...

Aktualitet10:10 - 15 Tetor, 2018

AlbChrome ringjall ferrokromin në Burrel/ 100 vende të reja pune

Uzina e Ferro-kromit në Burrel po njeh një transformim të jashtëzakonshëm me një ndikim të madh ekonomiko-social për zonën, po...

Aktualitet09:50 - 15 Tetor, 2018

“Rrjedhje kolektive në PD”/ Basha në panik

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, deklaron se PD po shkon drejt rrjedhjes kolektive. Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu...

Aktualitet09:45 - 15 Tetor, 2018

Universitetet çelin sot dyert/ 22 mijë studentë për herë të parë në auditorë

Sot nis viti i ri akademik 2018-2019 për rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë. 22 mijë prej studentëve...

Aktualitet09:28 - 15 Tetor, 2018

“Asnjë qindarkë në kumar”/ Çfarë thoshte Rama në 2013-ën

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama për...

Aktualitet09:13 - 15 Tetor, 2018

Kapja e strukturave/ Basha urdhëron manipulimin e zgjedhjeve në bazë

Enno Bozdo, sekretari që nuk u vu as deputet vazhdon misionin për shkatërrimin e PD këtë herë në Berat. Njeriu...

Aktualitet08:52 - 15 Tetor, 2018

Krimet e Rënda vendosin sot për “fatin” e Saimir Tahirit

Tashmë kanë përfunduar afatet tremujore të hetimit të dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa sot, Prokuroria e Krimeve...

Aktualitet08:39 - 15 Tetor, 2018

Shtypi i ditës, 15 tetor 2018

Këto janë disa ptrej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 15 tetor 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:25 - 15 Tetor, 2018

Horoskopi javor, nga 15 tetor deri 21 tetor 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Këtë jave do këtë edhe dite te vështira për juve qe jeni ne një lidhje,...

Aktualitet08:16 - 15 Tetor, 2018

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime e vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit....

Aktualitet08:07 - 15 Tetor, 2018

Horoskopi i ditës, 15 tetor 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Edhe pse do dëshironi te kaloni me tepër kohe me partnerin, nuk do e keni...

Aktualitet23:24 - 14 Tetor, 2018

Panucci e bën sërish/ “Tërbon” Ilda Bejlerin me gjestin e tij

Pas ndeshjes me Jordaninë ku italiani nuk pranoi të prononcohej për Supersport ne Digitalb, është sërish sot që e përsërit...

Aktualitet23:17 - 14 Tetor, 2018

Kjo është mundësia e vetme që Shqipëria të renditet e para në grup/ Duket e vështirë për t’u besuar por…

Shqipëria mbetet në kuotën e 3 pikëve në grup, ndërsa Izraeli mban vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Skocia...

Aktualitet22:57 - 14 Tetor, 2018

Panucci befason me deklaratën pas humbjes nga Izraeli/ Në atë moment ishim në gjumë…

Pas ndeshjes me Izraelin, trajneri Panucci foli për Rtsh ku deklaroi: Luajtëm mirë, patëm raste, kontrollin e topit. Pse humbëm?...

Aktualitet22:53 - 14 Tetor, 2018

Shokuese/ Eshtrat e 11-të të porsalindurve gjenden në agjensinë funerale

Eshtrat e 11 të porsalindurve u gjetën në një agjensi funeralesh në Detroit të SHBA-ve. Sipas The Guardian, eshtrat janë...

Aktualitet22:43 - 14 Tetor, 2018

Sa të pafat!/ Izraeli mund Shqipërinë

Shqipëria mundet me rezultatin 2-0 dhe veniti të gjitha shpresat për vendin e parë në grupin 1 të Ligës së...

Aktualitet22:24 - 14 Tetor, 2018

“Ne jemi shumë miq”/ Trump njofton largimin e Sekretarit të Mbrojtjes

Presidenti Donald Trump po sugjeron se Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis mund të jetë një nga zyrtarët e tij të...

Trending

Read previous post:
Çështja “Babale”/ Pse hesht ministri Xhafaj?!

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një prononcim për mediat me Zv.Presidentin e Policisë Kriminale Gjermane, ndër të tjera është pyetur...

Close