Ahmetaj flet me shifra/ Zbulon pagat që marrin futbollistët shqiptarë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ahmetaj flet me shifra/ Zbulon pagat që marrin futbollistët shqiptarë

Publikuar

-

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në interpelancën që është duke zhvilluar me kreun e komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, ka zbuluar edhe pagat e futbollistëve.

Ahmetaj ka ka zbuluar pagat për futbollistë të Skënderbeut, Tiranës, Vllaznisë dhe Partizanit.

“Problemi është me klubet. Ndalemi tek Ekipi i Skënderbeut. Kristi Vagjeli paguhet 100 mijë lekë të reja në muaj. Me këto listë pagesash këta futbollistë duket sikur nuk kanë pasur të hanë dhe jo më të luajnë futboll. Desuara Martinez paska marrë 22 mijë lekë të reja në muaj.

Nuk ka nevojë për formalizim. Kemi më pas Tiranën. Tirana ndahet në periudhën e kreut të opozitës dhe këtë periudhë tani. Bujar Lubani, trajneri i madh merrte 36 mijë lekë në muaj. Gugash Magani punonte me zero lekë. Ky e bënte për pasion. Klodian Dervishi edhe ky me zero, nuk merrte pagë. Iljon Lika 90 mije lekë në muaj.

LEXO EDHE:  Kthimi i buxhetit të shtetit/ Ahmetaj: Presidenti duhet të kërkonte dialog

Klubet e futbollit janë shumë larg formalzimit. Ndërkohë edhe tek Vllaznia ka pasur probleme, por është më afër formazlimit. Tek Partizani kemi Fabio Dos Santos, futbollist që merr 130 mijë lekë në muaj. Alban Hoxha 100 mijë lekë në muaj. Formalizimi i ekipeve të futbollist është emergjencë. Jam i bindur se me ligjin e ri situata do avancojë pozitivisht”- tha Ahmetaj./ CNA.al

Aktualitet

Kur Basha gënjente se do digjte mandatet

Publikuar

-

By

Pas bojkotit të senacave parlamentare që prej muajit shtator dhe deklaratave për djegie mandatesh, opozita ka vendosur ditën e sotme që të rikthehet në Kuvend.

Duke rënë në kundërshtim me çfarë ka thënë e deklaruar për tre muaj e gjysmë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vendosi sot së bashku me aletatët e tjetër të opozitës që të mos i djegin mandatet, por t’i kthehen punimeve të Kuvendit.

Nga emisioni “5 pyetje” transmetuar në Report TV, Basha pati thënë se ishte i gatshëm për djegien e mandatit në çdo moment.

“Ka disa opsione që po diskutohen, një grup thotë të djegim mandatet, një grup thotë të hyjmë në seancë për Vettingun se ajo është kauza jonë. A jam unë gati? Po, unë jam gati në cdo moment t’i djegim mandatet.”-ka thënë ai.

Po ashtu në një takimin të zhvillluar me banorët e qytetit të Beratit më 18 nëntor Lulzim Basha deklaroi se opozita nuk do të kthehet në parlament dhe se kjo është vija e kuqe për të.

“Nuk ka për të patur asnjë lloj kompromisi pa pastruar politikën nga krimi. Kompromis me krimin nuk mund të bëjmë, ndaj u bëjmë thirrje të gjithëve, edhe atyre që bëjnë sikur nuk dëgjojnë se : kthim në parlamentin e lidhur me krimin nuk ka e nuk do të ketë. Zgjidhja politike është aty. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi që miratuan për prokurorët dhe gjyqtarët. I njëjti standard që Venezia rekomandoi për këta, i njëjti standard që bëri ligj për polciët dhe gardistët, i njëjti standard duhet të vleje për politikën. Kjo është vijë e kuqe për opozitën. Trajtim preferencial për politikanët nuk ka për të patur.”-deklaroi Basha.

LEXO EDHE:  Kthimi i buxhetit të shtetit/ Ahmetaj: Presidenti duhet të kërkonte dialog

Me vendimin e ditës së sotme kreu i demokratëve vërtetoi se ai nuk mund të mbajë një qëndrim dhe se për të është më i rëndësishëm mandati sesa zgjidhja e  problemeve reale të vendit.

Të gjitha deklaratat dhe të  thërriturat për djegie mandatesh dhe moskthim në Parlament ishin fjalë që i mori era, pasi Basha nuk kreu asgjë nga ato çfarë pati thënë duke vërtetuar paqëndrueshmërinë e tij./CNA.al

https://www.youtube.com/watch?v=PTn8VrENLuk

https://www.youtube.com/watch?v=pfj4hlsnDCI

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Akuza Geoffrey Rush; Aktorja Stone e denoncon për ngacmime seksuale

Publikuar

-

Aktori i kalibrit të lartë Geoffrey Rush përfundon në qendër të akuzave për ngacmime seksuale. Fituesi i çmimit Oscar është akuzuar nga aktorja Yael Stone për sjellje të papërshtatshme kundrejt saj, që datojnë që në vitin 2010, përgjatë bashkëpunimit të tyre në spektaklin teatror “The Diary of a Madman”.

Sipas deklaratave të aktores, të dhëna në gazetën New York times, Rush paska kërcyer lakuriq përballë saj në dhomat e zhveshjes, dhe gjithashtu ka përdorur një pasqyrë për ta përgjuar aktoren në tualet. Stone ishte 25 vjeç në kohën kur këto ngjarje kanë ndodhur, në krahasim me Rush, i cili ishte 59 vjeç.

Megjithëse është ndjerë në siklet nga sjelljet e kolegut, Stone ka pranuar se ka marrë pjesë deri diku në “lojërat e tij erotike”, vetëm për të evituar një ofendim të mundshëm për Geoffreyn.

LEXO EDHE:  Kthimi i buxhetit të shtetit/ Ahmetaj: Presidenti duhet të kërkonte dialog

Këtyre akuzave i ka ardhur menjëherë përgjigjja nga ana e Rush, i cili ka replikuar duke i cilësuar jo korrekte deklaratat e aktores, dhe duke e kontestuar atë se e ka keqkuptuar krejtësisht kontekstin.

Agjencia “The Associated Press” bën të ditur se është përpjekur të vihet në kontakt me aktorin në ditët e kaluara, për të marrë më shumë informacione dhe një përgjigje të plotë rreth çështjes, por ndaj kësaj kërkese, të dërguar me email, nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për rastin e parë që Rush gjendet i sulmuar me akuza për ngacmime seksuale. Vitin e kaluar, Rush ka mohuar akuza të tjera për sjellje të papërshtatshme, përgjatë punës së tij në Teatër në rolin e “Mbretit Lear”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kërcënimi me jetë ndaj Ylli Rakipit/ Reagon AMA

Publikuar

-

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA po përcjell me shumë shqetësim lajmet për kërcënimet serioze që ka marrë drejtuesi i programit të njohur televiziv “Të paekspozuarit”, z. Ylli Rakipi.

Si një rast i përsëritur i presionit në forma të ndryshme ndaj gazetarëve në detyrë, AMA dënon çdo përpjekje që cënon dhe rrezikon fjalën e lirë dhe integritetin e angazhimit të komunitetit të medias.

LEXO EDHE:  Kthimi i buxhetit të shtetit/ Ahmetaj: Presidenti duhet të kërkonte dialog

AMA solidarizohet me z. Rakipi dhe apelon për autoritetet, që menjëherë të zbardhin rrethanat dhe të venë para përgjegjësisë ligjore fajtorët e këtij akti të rëndë, si dhe të garantojnë një klimë të sigurtë dhe normale për redaksitë dhe gazetarët në ushtrimin e detyrës dhe misionit të tyre për të informuar publikun.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:18 - 18 Dhjetor, 2018

Tiranë, Paris, Budapest/ Gjysma e Europës në protesta

Në Hungari njerëzit dalin në rrugë kundër një ligji, në Shqipëri kundër tarifave të larta studentore, në Serbi kundër dhunës...

Aktualitet13:39 - 18 Dhjetor, 2018

Subvencionim / Në janar qeveria paguan 50% të tarifës së studimit

Kryeministri Edi Rama ka pohuar gjatë takimit më pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor se duke filluar nga janari qeveria...

Aktualitet22:49 - 17 Dhjetor, 2018

Tetë vende të BE-së anëtarë të KS të OKB-së, mbështesin ushtrinë e Kosovës

Tetë vende të Bashkimit Evropian, anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i dhanë mbështetje të hënën të...

Aktualitet21:09 - 17 Dhjetor, 2018

Dokumenti/ 6 akuzat e Gjykatës Federale dhe FBI mbi mikun e Bashës

Miku i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, biznesmeni turk Ekim Alptekin është nën akuzë për mashtrim dhe Gjykata Federale...

Aktualitet17:52 - 17 Dhjetor, 2018

Lirohet Zogu i Zi/ Studentët spostojnë protestën

Studentët, që prej disa orësh kishin bllokuar rreth-rrotullimin e Zogut të Zi, janë larguar që aty për ta spostuar protestën ...

Aktualitet16:41 - 17 Dhjetor, 2018

Kompania shqiptare që po çan tregjet e rajonit dhe jo vetëm/ Drejtuesi i Jumbo shpjegon rrugëtimin drejt suksesit

Shitja e organizuar e mallrave me pakicë është një sektor që po njeh zhvillim të vazhdueshëm në rajon dhe më...

Aktualitet16:35 - 17 Dhjetor, 2018

Ndryshimet në ligjin e AMA dhe AKEP/ Organizohet forumi i parë i diskutimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), organizuan sot forumin e parë të diskutimit...

Aktualitet16:30 - 17 Dhjetor, 2018

Tarifa 100% për mallrat serbe/ Tensionohet situata BE-Kosovë

Pas refuzimit të heqjes së tarifës 100% ndaj mallrave serbe marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe Kosovës janë përkeqësuar. Ky lajm...

Aktualitet16:29 - 17 Dhjetor, 2018

Manjani ‘shuplakë’ Ramës/ Plotësou kërkesat studentëve, lëri bejtet

Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se kryeministri Edi...

Aktualitet15:40 - 17 Dhjetor, 2018

Krijimi i FA/ Këshilli i Sigurimit të OKB diskuton mbi Kosovën

Të hënën (17.12.) Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë rezolutën 1244 për Kosovën. Arsye është letra...

Aktualitet15:35 - 17 Dhjetor, 2018

BE luftë kundër dezinformimit rus në internet

Me fushata dezinformuese, Moska dëshiron të ndikojë sistematikisht jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. Tani krerët e shteteve...

Aktualitet15:08 - 17 Dhjetor, 2018

Shfaqja e hidhur në Samitin e BE-së/ Juncker turpërohet sërish

Një tjetër shfaqje e turpshme për Presidentin i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker . Gjatë hyrjes së Juncker në selinë e...

Aktualitet14:22 - 17 Dhjetor, 2018

Integrimi në BE/ Kreu i opozitës greke kërcënon Shqipërinë

Kryetari i opozitës greke, Qiriakos Micotaqis, që sipas sondazheve të zhvilluara nga mediat vendase pritet të jetë kryeministri i ardhshëm...

Aktualitet13:57 - 17 Dhjetor, 2018

Përplasjet para Kryeministrisë/ Studenti: Na qëlluan si të ishim kriminelë

Pas tensionimit të situatës para Kryeministrisë, një nga studentët ka thënë se shkak për përplasjes është bërë dhuna e policisë...

Aktualitet13:38 - 17 Dhjetor, 2018

Tensionohet situata/ Protestuesit përplasen me policinë

Është tensionuar situatata  para Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur  me forcat e policisë. Një pjesë e protestuesve kanë tentuar të...

Aktualitet12:23 - 17 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët nga Shkodra mbërrijnë para Kryeministrisë

Studentët nga qyteti i Shkodrës i janë bashkuar protestës së të rinjve që ndodhen para Kryeministrisë. Të rinjtë shkodran sapo...

Aktualitet12:05 - 17 Dhjetor, 2018

Tymuese në protestë/ Studentët kërkojnë largimin e shkaktarëve

Ndërkohë që prej 14 ditësh studentët janë duke zhvilluar protesta të qeta, ditën e sotme mes turmës janë hedhur disa...

Aktualitet21:41 - 16 Dhjetor, 2018

Cavusoglu: SHBA po punon për ekstradimin e Gulenit

Ministri i jashtëm turk thotë se presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit e siguroi Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan...

Aktualitet19:59 - 16 Dhjetor, 2018

Abuzoi me vajzën e bashkëshortes shqiptare/ Var veten greku

Një shtetas grek 53 vjeç ka është vetëvarur, pasi është akuzuar nga bashkëshortja 35-vjeçare se ka abuzuar ndaj vajzës së...

Aktualitet19:24 - 16 Dhjetor, 2018

Ekstradimi i Gulenit/ SHBA diskutime me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë komunikuar presiderntit turk...

Aktualitet19:06 - 16 Dhjetor, 2018

“Jelekët e verdhë”/ Pakësohen protestat në Francë

Prej disa javësh protestuesit me jelekë të verdhë kanë bllokuar qytetin e Parisit duke ndaluar çdo aktivitet ekoniomik dhe e...

Aktualitet18:58 - 16 Dhjetor, 2018

“Teatri” i bashkohet studentëve/ Nesër të gjithë në protestë

Aktorët, antarët e shoqërisë civile dhe qytetarët kanë nisur protestën për mbrojtjen e teatrit edhe pasditen e sotme. Në protestën...

Aktualitet18:32 - 16 Dhjetor, 2018

Akuza të forta/ Robotë rusë në operacione dezinformuese në Francë

Robotë rusë akuzohen për shkallëzimin e protestës së, jelekëve të verdhë“ në Francë. Në një kohë që qeveria i verifikon...

Aktualitet18:26 - 16 Dhjetor, 2018

Parlamenti i Kosovës mandaton ekipin për bisedimet me Serbinë

Një ditë pas vendimit për ushtrinë, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë dhe mandatoi ekip negociator për bisedime me Serbinë. Ekipi...

Aktualitet18:11 - 16 Dhjetor, 2018

“T’i jepet fund këmishave të përgjakura”/ Sërish protesta në Serbi

Në Beograd sërish janë mbajtur protesta të opozitës kundër presidentit Vuçiq dhe qeverisë Brnabiq. Demonstruesit kërkojnë përfundimin e aksioneve të...

Aktualitet17:53 - 16 Dhjetor, 2018

Foto/ Ministri i Jashtëm i Maqedonisë pjesë e CIA-s?

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, mësohet të jetë agjent i CIA-s amerikane. Këtë përfundim e kanë nxjerrë mediat...

Aktualitet17:07 - 16 Dhjetor, 2018

Paralajmërimi i banorëve të Bregut të Lumit/ Çfarë do ndodhë nesër

Banorët e Bregut të Lumit që janë duke protestuar kundra projektit të Unazës së Madhe kanë paralajmëruar qeverinë se nesër...

Aktualitet16:57 - 16 Dhjetor, 2018

Protestë masive/ Zbulohet plani i studentëve për nesër

Studentët kanë paralajmëruar se ditën e nesërme do të ketë protestë masive, ku janë ftuar të marrin pjesë të gjithë...

Trending

Read previous post:
Ribotohet revista “Dituria” e dijetarit Lumo Skëndo

Bibliotekat Kombëtare të Shqipërisë e të Kosovës si dhe Fondacioni Kulturor ALSAR publikuan sot ribotimin e koleksionit të revistës së...

Close