LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të përgatitesh për një Mamografi: Guida për femrat që e kanë për herë të parë

10 Tetor 2018, 14:10, Lifestyle CNA
Si të përgatitesh për një Mamografi: Guida për femrat

Thonë që nuk harrohet hera e parë kur bën? Mamografi, dhe kanë të drejtë.

Nëse nuk e ke bërë asnjëherë atëherë do të më besosh kur të të them që nuk është aq e lehtë të ekspozosh gjoksin para një të panjohuri/panjohure ndërkohë që ai/ajo i bën një kontroll të imtësishëm.

Mamografia në thelb nuk është e bukur (jo vetëm herën e parë, por as të dytën, as të tretën dhe kështu me radhë), por pa marrë parasysh sesa frikë kemi, është absolutisht e nevojshme të bëhet të paktën një herë të vit.

Pavarësisht ankthit që të shkakton ky kontroll gjatë fazës së parapërgatitjes, nuk ka ndjenjë më të mirë sesa marrja e një përgjigje pozitive nga radiologu, që do të thotë se do të jeni rehat edhe për një vit tjetër.

Kontrolli im i parë ndodhi kur isha në moshën 25-vjeçare (e di që është herët) dhe jo sepse kisha ndonjë shqetësim por sepse ishte pjesë e paketës shëndetësore që të ofronte puna. Ndaj si një femër që nuk e ka harruar herën e parë, po ju sjell disa truke sesi përvoja juaj e parë të mos jetë shumë traumatike.

Mosha 25-vjeçare është herët. Nëse jeni konfuzë për të ditur se kur është periudha më e përshtatshme për të bërë Mamografinë tuaj të parë, nuk jeni vetëm. Sipas mjekëve numri magjik është 40 vjeç. Megjithatë para se të dalim në këtë përfundim, duhet të marrim parasysh një tjetër faktor që është historia e familjes.

Femrat me histori të rëndësishme familjare ose rreziqe të njohura gjenetike të kancerit të gjirit, duhet ta fillojnë më herët kontrollin. Mjekët zakonisht e përdorin grafinë tuaj të parë si një bazë për krahasim me atë të radhës, kështu që nëse shfaqet diçka e pazakontë, doktori juaj mund të shohë nëse është një zhvillim i ri ose diçka që e keni pasur gjithmonë në gjoks.

Mos u mundoni të lini një takim menjëherë pas punës ose gjatë pushimit të drekës.

Mamografia bëhet për 10 minuta, por pritja deri sa të thirreni në dhomën ku do të bëhet, apo derisa të të vijë radha, kërkon kohën e vetë.  Pasi procesi i Mamografisë ka përfunduar, duhet të prisni që radiologu të marrë ekon, ta studiojë dhe të diskutojë nëse ka ndonjë gjetje që ka nevojë për ekzaminim të mëtejshëm.

Nëse jeni të shqetësuara dhe nuk dëshironi të shkoni vetëm në këtë takim, merrni një shoqe me vete. Ajo nuk do të hyjë me ju në dhomë, por të paktën do të ngushëlloheni duke e ditur se nuk jeni vetëm dhe dikush po ju pret në anën tjetër. Nëse radiologu ka informacione që mund të mos dëshironi t?i dëgjoni, është mirë të kesh një mik pranë për mbështetje jo vetëm emocionale, por për të kujtuar informacionin që të dhanë. Shumë prej nesh kanë tendencë të mbyllen kur na thuhet për një sëmundje dhe truri ynë thjesht nuk mund të përpunojë hapat e ardhshëm.

Kur bëhet fjalë për një takim me mjekun, të gjithë frikësohemi.  Ajo që duhet të bëni është të pyesni sa më shumë mjekun për informacionet e panjohura edhe pse mund të mendoni se mund të duken qesharake pyetjet tuaja.

Lajmet e fundit nga