Connect with us

Aktualitet

Publikohen fotot/ Një tjetër deputet i PS, mik me trafikantët

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale, ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital, sipas të cilit deputeti socialist Pjerin Ndreu mbron trafikantët.

Denoncuesi ka publikuar një foto, ku pretendon se shfaqet Pjerin Ndreu, me një trafikant të dënuar, i cili është vëllai i kryebashkiakut Fran Tuci.

Postimi i plotë:

Pjerini vdes per trafikantet
Ata kane para shume!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje dr Bashkngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin qe ndodh ne Fushe Arrez Puke, ne foto ne krahun e majte te Z.Pjerin Ndreu Albert Tuci vellai i kryetarit te bashkise Z. Fran Tuci. I denuar per trafikant, dhe vazhdon i qete punen pasi siq shifet ne foto ka mbrojtjen e vellait dhe te deputetit Nderu. Gjithashtu cdo emrim ne pune behet me urdherin e tij. Ju lutem anonim..”/CNA.al

Aktualitet

“Ti hiqet menjëherë imuniteti”/ Basha kërkon hetim ndaj Taulant Ballës

Publikuar

-

By

“Nga përgjimi zyrtar i Prokurorisë del zbuluar se si kupola e policisë dhe e prokurorisë, me përfshirjen e Taulant Ballës dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës ka gjetur, manipuluar dhe paguar një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafikantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e Ministrit të Brendshëm”,- kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat.

Basha ka thënë se manipulimi i hetimeve dhe mos-hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda për të cilët dyshja Marku-Prela do të mbajnë përgjegjësi.

Ai i ka bërë thirrje burrave dhe grave me kurajo në prokurori, që në zbatim të ligjit dhe në kundërshtim të urdhrave kriminalë e të paligjshëm, të nxjerrin menjëherë flet-arrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit

Më tej Bash aka kërkuar të nisin menjëherë procedurën e heqjes së imunitetit dhe marrjes së pandehur të Taulant Ballës, dhe të nisin hetimin për pengim të drejtësisë ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës

Në përfundim kryedemokrati është shprehur se shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbim ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjësi çdo polici, çdo prokuror, çdo punonjës i shtetit.

Deklarata e plotë:  

Zonja dhe zotërinj,

Bashkëqytetarë kudo që jeni,

Faktet për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar dhe paguar një dëshmitar të rremë me qëllim mbrojtjen e trafikantit të drogës Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, janë të pakundërshtueshme.

Fatkeqësisht deri tani nuk ka filluar ende asnjë hetim për Taulant Ballën.

Nuk ka filluar asnjë hetim për Ardi Veliun.

Nuk ka filluar asnjë hetim për Drejtorin e Policisë së Fierit.

Manipulimi i hetimeve dhe mos-hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda për të cilat dyshja Marku-Prela dhe shërbëtorët e saj në Prokurori do të mbajnë përgjegjësi.

Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbimi ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjësi çdo polici, çdo prokuror, çdo punonjës i shtetit.

Ata që mendojnë se mund të bëjnë krime se do t’i mbrojë Edi Rama e kanë gabim. Pushteti i Edi Ramës ka marrë fund – rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal më asgjë.

Përpjekjet e tij të dëshpëruara për të kërcënuar, për të shantazhuar, apo për të shpërqëndruar opinionin publik, janë përpjekje mjerane dhe shprehje e panikut që e ka kapur.

Me të drejtë. Ato që nuk do ta shpëtojnë dot as atë dhe as bashkëpunëtorët e tij në manipulimin e drejtësisë për të mbrojtur krimin.

Ju bëj thirrje prokurorëve të ndershëm që t’i rezistojnë urdhrave të paligjshëm dhe arbitrarë të Arta Markut dhe Donika Prelës  që janë vënë në shërbim të Edi Ramës dhe krimit për të shkatërruar hetimet dhe provat.

Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj Kushtetutës, ligjit, ndaj drejtësisë, ndaj popullit, jo ndaj politikanëve të inkriminuar dhe drejtuesve tuaj shërbëtorë të krimit.

Ju bëj thirrje burrave dhe grave me kurajë në Prokurori, që në zbatim të ligjit dhe në kundërshtim të urdhrave kriminalë e të paligjshëm, të nxjerrin menjëherë fletarrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit, të nisin menjëherë pa humbur kohë procedurën e heqjes së imunitetit dhe marrjes së pandehur të Taulant Ballës, dhe të nisin hetimin për pengim të drejtësisë ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës.

Provat janë të qarta dhe ulëritëse, dhe nga vetë fashikujt zyrtarë të përgjimit të Prokurorisë del zbuluar se si kupola e Policisë dhe e Prokurorisë, me përfshirjen e Taulant Ballës dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës ka gjetur, manipuluar dhe paguar një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafikantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e Ministrit të Brendshëm.

Veproni sa nuk është vonë.

Veproni jo vetëm sepse kështu jua kërkon ligji dhe Kushtetuta, por vetëdijesohuni se nga veprimi dhe mosveprimi juaj sot varet jo thjesht dhe vetëm zbatimi i ligjit, por stabiliteti i vendit dhe paqja sociale.

U bëj thirrje policëve të ndershëm që të mos rreshtohen përpara kryeministrit, me kokën e ulur duke gëlltitur se si ai shan, fyen, kërcënon ata mes jush që denoncojnë krimin në qeveri.

Mos pranoni që të trajtoheni si shërbëtorë të kryeministrit, mos lejoni që të trajtoheni shërbëtorë të krimit. Bashkojuni kolegëve tuaj kurajozë që përballen njësoj me krimin dhe kriminelët me kostum që ju drejtojnë.

U bëj thirrje gazetarëve dhe punonjësve të mediave që të bashkohen në përpjekjen për denoncimin e krimit. Lufta kundër krimit është një kauzë jetike dhe si e tillë duhet të jetë kauzë e mediave të cilat kanë mision për t’i shërbyer popullit duke i treguar të vërtetën.

U bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që të distancohen nga regjimi kriminal i Edi Ramës. Jo vetëm si socialist, por edhe si qytetarë, ata nuk duhet ta lejojnë partinë e tyre të kthehet në një organizatë kriminale të marrë peng nga njerëz pa asnjë moral dhe pa asnjë ideal shoqëror dhe njerëzor, një organizatë kriminale e cila sot ka marrë peng shtetin dhe drejtësinë.

Duhet të distancoheni sot për të shpëtuar partinë tuaj, para se kjo parti të shkatërrohet nën sundimin e krimit.

Partia Demokratike dhe opozita nuk do tërhiqen asnjë çast dhe para asnjë gjëje nga beteja jonë jetike për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi.

Beteja e nisur do shkojë deri në fund.

E di që shumë prej jush duan zgjidhje të menjëhershme, por dua t’i siguroj sot se fitorja ndaj krimit dhe pushtetit mafioz të Edi Ramës është e pashmangshme dhe e afërt./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pështyu gjatë ndeshjes futbollistin gjerman/ Holanda merr vendim drastik për yllin e saj

Publikuar

-

By

Mbrojtësi i Holandës U20, Jordan Teze, është përjashtuar pa afat nga futbolli ndërkombëtar me urdhër të Federatës Holandeze të Futbollit, pasi pështyu futbollistin e kombëtares gjermane Salih Ozcan, gjatë një ndeshjeje të luajtur të premten e shkuar, mbyllur në barazim 1-1.

Mbrojtësi 19-vjeçar, i cili aktivizohet me PSV Eindhoven dhe ka debutuar edhe në Eredivisie, u kap nga kamerat duke pështyrë dhe reagimi i federatës ishte i ashpër: “Është veprimi më i shëmtuar i mundshëm që mund të bësh ndaj një kundërshtari, nuk mund ta tolerojmë në asnjë mënyrë”.

Teze, i cili ka luajtur 3 ndeshje për Holandën U20, ka kërkuar falje për veprimin e shëmtuar: “Gabova dhe federata me të drejtë më pezulloi. Kërkoj falje dhe pranoj pasojat, nuk ka për të ndodhur më. Shpresoj të luaj sërish për Holandën, që të tregoj që kam nxjerrë mësime nga ky gabim idiot”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Thirrja e fortë e Bashës për socialistët/ “Mos u bëni palë me Ramën”

Publikuar

-

By

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë policëve, gazetarëve, socialistëve dhe prokurorëve të ndershëm që të mos ulin kokën para Kryeministrit, apo eprorëve të tyre, duke pranuar që të bëhen palë me krimin.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha ka thënë se nga mosveprimi i tyre, sot varet stabiliteti i vendit dhe paqja sociale.

“Nga mosveprimi juaj sot varet stabiliteti i vendit dhe paqja sociale. Thirrje policëve të ndershëm të mos rreshtohen para kryeministrit me kokën ulur, mos lejoni të trajtoheni si shërbëtorë të krimit. Por rreshtohuni krah kolegëve tuaj kurajoz që e denoncojnë atë.

Thirrje gazetarëve të bashkohen në përpjekjen për denoncimin e krimit. Thirrje edhe socialistëve të ndershëm të distancohen, mos lejojnë që partia e tyre të kthehet në organizatë kriminale, që ka marr peng shtetin.

I bëj thirrje prokurorëve të ndershëm t’i rezistojnë urdhrave të Markut e Prelës që duan të prishin provat që inkriminojnë Edi Ramën”,- tha Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet13:23 - 15 Tetor, 2018

“Ti hiqet menjëherë imuniteti”/ Basha kërkon hetim ndaj Taulant Ballës

“Nga përgjimi zyrtar i Prokurorisë del zbuluar se si kupola e policisë dhe e prokurorisë, me përfshirjen e Taulant Ballës...

Aktualitet13:19 - 15 Tetor, 2018

Pështyu gjatë ndeshjes futbollistin gjerman/ Holanda merr vendim drastik për yllin e saj

Mbrojtësi i Holandës U20, Jordan Teze, është përjashtuar pa afat nga futbolli ndërkombëtar me urdhër të Federatës Holandeze të Futbollit,...

Aktualitet13:14 - 15 Tetor, 2018

Thirrja e fortë e Bashës për socialistët/ “Mos u bëni palë me Ramën”

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë policëve, gazetarëve, socialistëve dhe prokurorëve të ndershëm që të mos ulin...

Aktualitet13:10 - 15 Tetor, 2018

Rama propagandë me taksat e shqiptarëve/ Portali për “Bashkëqeverisjen” e nxjerr zbuluar

Qeveria ka hapur një portal, të cilin e quan “portal për Bashkëqeverisjen”, dhe sipas Ramës të gjithë qytetarët të cilët...

Aktualitet13:02 - 15 Tetor, 2018

Deklarata e fortë/ Kërkohet arrestimi i Ardi Veliut

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat teksa ka vijuar me akuzat e tij në drejtim...

Aktualitet12:58 - 15 Tetor, 2018

Dëmtohet sërish/ Futbollisti i Barcelonës është më i pafati në botë

Thomas Vermaelen ka kaluar kontrollet mjekësore këtë mëngjes, në Barcelonë. Eshtë mësuar zyrtarisht se mbrojtësi belg do të jetë gjashtë...

Aktualitet12:53 - 15 Tetor, 2018

Pasioni për t’u bërë punonjës Policie/ Nisi sot faza e parë e konkurimit

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve ka filluar sot testimi i kandidatëve që konkurojnë për të ndjekur studimet në Akademinë...

Aktualitet12:38 - 15 Tetor, 2018

Rama ultimatum Ardi Veliut/ Arresto Kelmend Balilin

Ditën e sotme në një deklaratë për media nga ambientet e Ministrisë së Brendshëm, kryeministri Edi Rama teksa fliste për...

Aktualitet12:35 - 15 Tetor, 2018

Dështimet e qeverisë/ Zbulohen truket e Ramës për të fshehur skandalet  

Kryeministri Rama vijon të manipulojë opinionin publik, me qëllim fshehjen e skandaleve dhe dështimet e qeverisë. Rama, për të shmangur...

Aktualitet12:25 - 15 Tetor, 2018

Pollo-Ballës: Fytyra që diskrediton Shqipërinë në PE

Pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i kërkonte Bashës të tërhiqte urdhrat...

Aktualitet12:18 - 15 Tetor, 2018

Shënoi golin e fitores në fund kundër Polonisë/ Futbollisti i ri i Italisë përlot tifozët me gjestin e tij

Një gol në shtesë është gjithnjë i veçantë dhe festohet jashtëzakonisht kur vlen tre pikët, por goli i shënuar nga...

Aktualitet12:10 - 15 Tetor, 2018

Siguria ushqimore në rrezik/ AKU gjobit 4 biznese në Milot

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për të vënë kontroll në tregjet mbarë vendit ka nisur inspektimin në...

Aktualitet12:02 - 15 Tetor, 2018

Basha i përgjigjet Ramës/ “Ardi Veliu duhet të ishte në arrest”

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzon PD-në si fabrikuese të telenovelave, duke ju referuar çështjes “Babale” dhe...

Aktualitet11:51 - 15 Tetor, 2018

Masakra në ish-Bllok/ Rama mesazh Policisë së Shtetit

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat nga ambientet e Ministrisë së Brendshme është shprehur se sot qeveria po...

Aktualitet11:36 - 15 Tetor, 2018

Zbardhet lista me portalet e paregjistruar/ Mes tyre edhe emra shumë të njohur të ekranit

AKEP në një njoftim për shtyp ka nxjerre listën e parë të portaleve që u kerkohet regjistrimi brenda 72 orësh...

Aktualitet11:30 - 15 Tetor, 2018

Balla kërcënon Bashën/ Tërhiqe urdhrin për rrëmujë në PE

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një postim në rrjetet sociale i ka bërë thirrje kreut...

Aktualitet11:12 - 15 Tetor, 2018

Sabien Lilaj nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Panuccit/ Nuk kam probleme fizike, por …

Sabien Lilaj, mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, ka folur në përfundim të ndeshjes së humbur 2-0 me Izraelin. “Mendoj se...

Aktualitet11:12 - 15 Tetor, 2018

Zgjaten hetimet për ish-ministrin, Saimir Tahiri

Sot pritej që Prokuroria e Krimeve të Rënda të deklaronte përfundimet e nxjerra nga dosja hetimore e ish-ministrit të Brendshëm...

Aktualitet11:05 - 15 Tetor, 2018

Tek Partizani janë në ankth/ Dëmtimi i Alban Hoxhës është shumë më i rëndë nga sa ishte parashikuar

Lajmi i dhënë nga FSHF për dëmtimin e Alban Hoxhës dhe largimin e tij nga grumbullimi para sfidës me Izraelin...

Aktualitet11:04 - 15 Tetor, 2018

Masakra e trefishtë në Mat/ Gjykata jep vendimin për autorin

Gjykata ka lënë në burg autorin e masakrës së Matit, Kujtim Koxha, 54-vjeç, i cili u mori jetën tre punonjësve...

Aktualitet10:50 - 15 Tetor, 2018

74-vjetori i lindjes/ Berisha mesazh në rrjetet sociale

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbush sot 74 vjet. Kjo është bërë e ditur nga vetë Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjetet...

Aktualitet10:21 - 15 Tetor, 2018

Video-“Mos gënje për ato që shohim çdo ditë”/ Qytetarët degjenerojnë Ramën

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video,...

Aktualitet10:10 - 15 Tetor, 2018

Tre të vdekur dhe një i plagosur/ Zbardhet dëshmia e autorit të masakrës së Matit

Kujtim Koxha, autori i masakrës së Matit ku mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër mbeti i plagosur do...

Aktualitet10:10 - 15 Tetor, 2018

AlbChrome ringjall ferrokromin në Burrel/ 100 vende të reja pune

Uzina e Ferro-kromit në Burrel po njeh një transformim të jashtëzakonshëm me një ndikim të madh ekonomiko-social për zonën, po...

Aktualitet09:50 - 15 Tetor, 2018

“Rrjedhje kolektive në PD”/ Basha në panik

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, deklaron se PD po shkon drejt rrjedhjes kolektive. Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu...

Aktualitet09:45 - 15 Tetor, 2018

Universitetet çelin sot dyert/ 22 mijë studentë për herë të parë në auditorë

Sot nis viti i ri akademik 2018-2019 për rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë. 22 mijë prej studentëve...

Aktualitet09:28 - 15 Tetor, 2018

“Asnjë qindarkë në kumar”/ Çfarë thoshte Rama në 2013-ën

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama për...

Aktualitet09:13 - 15 Tetor, 2018

Kapja e strukturave/ Basha urdhëron manipulimin e zgjedhjeve në bazë

Enno Bozdo, sekretari që nuk u vu as deputet vazhdon misionin për shkatërrimin e PD këtë herë në Berat. Njeriu...

Trending

Read previous post:
Zbardhet dinamika e atentatit në ish-bllok/ Elvana Gjata hyri dy herë brenda lokalit

Elvana Gjata u cilësua si “molla e sherrit” për ngjarjen e ndodhur në zonën e Bllokut me 4 tetor, ku...

Close