Connect with Us

Pse dhe ku fshihen provat për të fundosur Fatmir Xhafën?!

Aktualitet

Pse dhe ku fshihen provat për të fundosur Fatmir Xhafën?!

Publikuar

-

Partia Demokratike filloi në fund të pranverës dhe fillim të verës së këtij viti një denoncim intensiv për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Gjithçka kishte të bënte me vëllain e tij, i cili ishte i dënuar me shtatë vite burg si një trafikant ndërkombëtar droge në Itali. Një kauzë që u duk e drejtë dhe një denoncim i menjëhershëm. Një denoncim i fortë që çoi deri tek dorëzimi i Agron Xhafajt tek autoritetet e drejtësisë italiane, ku edhe po kryen dënimin.

Por, në fakt menjëherë pas kësaj u hodh një “shashkë”. U publikua një audio-përgjim. Një audio-përgjim i nxjerrë nga një llum njerëzish, nga njerëz të dënuar, trafikantë droge. Një herë thonë ndryshe, e pastaj flasin ndryshe. Personazhe që inskenojnë e të tjera si këto.

Pasi u publikua audio-përgjimi, ky audio-përgjim i montuar u dorëzua në prokurori nga vetë PD-ja. Audio u dërgua jashtë vendit, ku edhe një bë një ekspertim, të cilin PD po tenton ta rrëzojë për shkaqe proceduriale.

Gjithsesi ekspertiza nxori se nuk ishte vëllai i ministrit, por kjo ka fare pak rëndësi. Ministri duhej të kishte ikur që ditën kur doli fakti se ishtë vëllai i një të dënuari për trafik ndërkombëtar droge dhe duhet të vuante dënimin në Itali.

Ministri nuk iku, por u soll audio-përgjimi, i cili sot pas pesë muajsh, pasi ju bë edhe ekspertiza prej prokurorisë, u tha se nuk ishte origjinal, ndërkohë PD-ja doli e tha se ai nuk ishte audio-përgjimi i duhur. Pra, nuk është audio-përgjimi bruto, por është një audio-përgjim, i cili është marrë dhe është përpunuar. Dhe pardje u mësua nga mediat se PD-ja ka dorëzuar në prokurori një audio-përgjim të montuar, ndërsa stilolapsin me të cilin është bërë regjistrimi, i cili është edhe origjina e materialit bruto nuk është dhënë në prokurori. Ai me shumë gjasa ndodhet në zyrën e Lulzim Bashës, pas gjithë skenarit të ndërtuar për të përdorur këtë regjistrim dhe për të bërë këtë blof politik.

Gjithsesi mesa duket stilolapsi i audio-regjistrimit nuk do shkojë kurrë në prokurori dhe kjo për një arsye të thjeshtë, që çështja të bjerë dhe të mos ketë prova të vërteta dhe origjinale.

E njëjta situatë duket se u ripërdor mbrëmë nga deputeti Ervin Salianji, me një video përgjim duke sjellë Alfred Alizotin, në një transmetim rreth 5 minuta, dhënë mbrëmë Live në emisionin “Opinion”, me një nga dëshmitarët, i marrë nga PD-ja pas publikimit të ngjarjes, i cili thoshte se ishte shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë në Krimet e Rënda, përmendte edhe deputetin socialist Taulant Ballën, e të tjera histori si këto.

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Berisha nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Ramës

Të gjitha këto, deputeti Salianji i hodhi si shpëtim ndaj akuzave të bëra ndaj tij dhe mikut të tij gazetarit Jetmir Olldashi, duke thënë se dëshmitari kryesor që kishte prokuroria ishte një njeri që kishte thënë të kundërtën në një video, e cila disponohej prej tij.

Video u publikua, por çfarë ndodhi?

Deputeti i PD-së nuk priti prokurorët, nuk ju dha kopjen origjinale, por menjëherë sapo mbaroi emisioni me vrap i hipi makinës dhe u largua në mënyrë të rrufeshme nga TV Klan, me frikën se po vinin prokurorët për të marrë materialin bruto.

Edhe këtë rast, pra edhe mbrëmë ishte hera e dytë që përsëritej nga PD-ja. Materiali ekskluziv, pra ai original sërish nuk ju dorëzua prokurorisë. Është i dyti rast, në lidhje me çështjen Xhafaj, që materialet originale fshihen dhe jepen materiale të ripërdorura, sërish për të mos cuar në përfundim në zbardhjen e plotë të ngjarjeve, me qëllim për të shpëtuar autorët dhe për të krijuar një tymnajë, një blof politik dhe një zhurmë të madhe në opinionin publik.

Por, a mund të shpëtohet duke fshehur materialet dhe duke mos u përballur me të vërtetën? Në këtë rast, politikisht nuk duket se do të ketë asnjë fitore. Përkundrazi, duket se do të jetë një boomerang i madh për PD-në. Të dyja materialet bruto, edhe USB-ja e parë edhe e dyta ndodhen në zyrën e Lulzim Bashës. Pse nuk dorëzohen, tashmë kjo pyetje e ka një përgjigje.

Askush nuk do që të ketë një hetim të plotë dhe të zbardhet çështja sepse kështu ndonjë deputet i PD-së do të përfundonte pas prangave dhe nga ana tjetër, kush i ka tashmë dihet. I ka Lulzim Basha dhe i përdor për politikë. Është kthyer tashmë nga lider i opozitës në drejtorin e “Big Brother”, apo të një show investigativ-satirik, ku shpesh dalin kamera të fshehta dhe video-përgjime, që në fund rezultojnë se nuk janë origjinale dhe janë thjeshtë montime për të bërë për të qeshur opinionin publik, apo në rastin e Lulit për të traumatizuar për pak kohë që ai të fitojë kredo politike. Të paktën kështu fiton mbështetjen e bazës. Por, me kalimin e kohës, kur gjërat zbardhen duket se humbjet do të jenë edhe më të thella./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Çështja “Tahiri”/ Ish-ministri nxjerr blof prokurorinë

LEXO EDHE:  Mosbindja civile e opozitës nis nga Shkodra/ PD: Do bllokojmë rrugët

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Mosbindja civile e opozitës nis nga Shkodra/ PD: Do bllokojmë rrugët

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Berisha nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Ramës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: