LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk mori rrogën për 9 muaj/ Sanitarja denoncon klubin e futbollit Tirana

10 Tetor 2018, 19:09, Aktualitet CNA

Mimoza Qyra denoncoi në emisionin ?Stop? Klubin e Futbollit Tirana, pasi ka punuar 3 vjet si sanitare, por nuk ka marrë pagën e 9 muajve që në vitin 2015.

?Kishim një kontratë të rregullt, siguracionet nuk e di a i derdhnin. Mua për vete më lanë 9 muaj pa rrogë. Iu drejtuam Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe i hodha në gjyq?, u shpreh denoncuesja.

Ajo e fitoi të drejtën e saj në shkallët e gjyqësorit dhe mori përmbarues për ekzekutimin e vendimit, por paratë ende nuk ka mundur t?i marrë. ?Nga viti 2015 e deri më sot unë nuk kam marrë asnjë qindarkë. Se ça ka bërë përmbaruesi, unë nuk di gjë fare?, tha Mimoza Qyra, duke kërkuar ndihmë nga emisioni ?Stop? për zgjidhjen e problemit të saj.

Përmbaruesi shtetëror Pjetër Cakaj, nëpërmjet një bisede telefonike me gazetaren e emisionit ?Stop?, u shpreh se janë bllokuar të gjitha llogaritë, por as klubi dhe as presidenti i tij Refik Halili nuk kanë lekë në llogari. Edhe nipti i Klubit të Futbollit Tirana është i bllokuar. Ndërkohë që moderatorët e emisionit ?Stop? ngritën pyetjen sesi ky klub futbolli i paguan lojtarët e tij.

Biseda me përmbaruesin shtetëror, Pjetër Cakaj:

Gazetarja ? Është çështje e juaja që prej 3 vitesh, që në vitin 2015. Pse ka zgjatur sepse procedura përmbarimore 6 muaj e ka limitin.

Përmbaruesi ? Po nuk ke, po dëgjo, në qoftë se nuk ka pasuri nuk e gjykon. Pavarësisht se është një klub? është biznes futbolli, nëpër banka nuk rezulton të ketë lekë. Edhe për këtë është bërë një kallëzim penal për zotërinë, për vetë Presidentin e Klubit të Futbollit (Refik Halili).

Gazetarja ? Hera e fundit që e keni takuar?

Përmbaruesi ? Jo mo, ka nja? nuk e di, një muaj mbase. Klubi i Futbollit Tirana ka një nipt, edhe neve i referohemi niptit. Nuk rezulton të ketë, gjithmonë kanë qenë të bllokuara dhe nga përmbaruesit e tjerë privatë. Po të kishte lekë në llogari, ne e kishim bërë (ekzekutimin e titullit ekzekutiv).

Gazetarja ? Të ndodhur në këto kushte, si do ia bëjmë tani? Sepse 3 vjet ka zgjatur. Zonja çfarë t?i bëjë tani vendimit të gjykatës?  Ta bëjë kaush?

Përmbaruesi ? Neve jemi të detyruar të përsërisim herë pas here sekuestron, nëse ka apo jo, po nuk kemi ç?të bëjmë më gjatë. Edhe kallëzim penal që mund të ketë fshehje pasurie i kam bërë. Tani, nuk e di çfarë të them!

Gazetarja e emisionit ?Stop? shkoi në stadiumin Dinamo së bashku me Mimoza Qyren, për të komunikuar me një drejtues në lidhje me këtë çështje, por u përball vetëm me dyer të mbyllura.

Denoncuesja iu drejtua fotografisë të vendosur në mur, ku ndodhej presidenti i Klubit të Futbollit Tirana, duke thënë: ?O shoku drejtor, më jep lekët se kam fituar gjyqin. Kam 3 vjet që po pres lekët e tua. O drejtor, të lutem më jep djersën time! O drejtor, të lutem më jep lekët e mia se kam punuar kaq vite këtu, më ke pirë gjakun, më ka hyre reumatizma deri në kockë!?

Gazetarja komunikoi nëpërmjet një telefonate me përgjegjësin e stadiumit, Ksenofon Haskoçela, i cili tha se nuk është ai përgjegjësi për ndjekjen e kësaj çështjeje.

Gazetarja ? Që në vitin 2015 është shkarkuar nga puna sanitarja Mimoza Qyra.

Përgjegjësi ? Mimoza?

Gazetarja ? Ka punuar gjatë periudhës tuaj 2 muaj.

Përgjegjësi ? E di! Më dëgjo, unë jam përgjegjës klubi, përgjegjësi i stadiumit dhe nuk kam lidhje fare me këtë punë!

Gazetarja ? I detyrohet klubi.

Përgjegjësi ? Atëherë, më kupton edhe mua? Unë kam pozicionin tim, po nuk merrem me këtë punë. E dashur, më pret dot 5 minuta që të vij aty?

Ndaj dhe gazetarja së bashku me denoncuesen pritën përgjegjësin e stadiumit, i cili këmbënguli për fikjen e kameras, në mënyrë që të mos regjistrohej biseda e tyre. Por kamera e emisionit investigativ nuk fiket asnjëherë.

Përgjegjësi ? Ju lutem, mbylle kameran!

Gazetarja ? Jo, jo pa merak!

Përgjegjësi ? Mbylle kameran!

Gazetarja ? Klubi i Futbollit Tirana është pala.(e paditur)

Përgjegjësi ? Në rregull!

Gazetarja ? Kupton? Prandaj, nuk erdha kot tek juve.

Përgjegjësi ? Tani, dëgjo këtu, këto metodat gazetareske s?më pëlqejnë. Drejtohu drejtpërdrejtë të të kthej përgjigje!

Gazetarja ? Jo, jo! Pa merak!

Përgjegjësi ? Të lutem më përdhunon mua ashtu edhe marr policinë e të them: vëlla i dashur unë s?dua ta jap(intervistën), personale pastaj. Kjo është e drejtuar tek Presidenti (Refik Halili).

Gazetarja ? Po!

Përgjegjësi ? Tirana ka trashëguar borxhe, që kur e ka administruar bashkia dhe ato borxhe janë të bashkisë. Është shlyer pjesa më e madhe e borxhit. Akordoi një fond 400 milionë lekësh bashkia dhe lekët nuk i mori klubi, vetëm çuam listën e borxhlinjve, ku kishim borxhe dhe u kalojnë lekët direkt.

Gazetarja ? Ka që në 2015-tën more zotëri. Kush është shlyer, kush pjesë është? Kush është shlyer se kjo ka 3 vjet?

Përgjegjësi ? Ti e kupton se çfarë borxhi kishte Tirana? S?e ke idenë?

Gazetarja ? Jo, s?e kam idenë.

Përgjegjësi ? Po them 30 milionë lekë tek OSSH-ja, të papaguar..

Gazetarja ? Ëhë, OSHEE-ja.

Përgjegjësi ? OSHEE-ja. Presidenti i ka thënë që avash- avash, mesa di unë..

Gazetarja ? Refiku?

Përgjegjësi ? Personalisht, sa kam dëgjuar, është akorduar një fond prapë i konsiderueshëm që do të marrin. Këto lekë nuk kalojnë në klub..

Gazetarja ? Kur?

Përgjegjësi ? Klubi i ka llogaritë e bllokuara. Unë sa di të them, janë shlyer një pjesë e borxhit dhe pjesa tjetër shlyhet prapë me këste siç është shlyer.

Pra, Mimoza Qyres i duhet të presë sërish, derisa t?i vijë radha për t?iu shlyer paratë e 9 rrogave, që nuk i janë dhënë nga Klubi i Futbollit Tirana.

Lajmet e fundit nga