LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krah Elvanës: Personazhet e njohur shqiptarë që dolën në mbrojtje të këngëtares, pas ngjarjes së rëndë

10 Tetor 2018, 07:38, Aktualitet CNA
Krah Elvanës: Personazhet e njohur shqiptarë që dolën

Lajmi se Elvana Gjata u bë ?mollë sherri? për masakrën e 4 tetorit në zonën e Bllokut në Tiranë ka qënë lajmi më i bujshëm në të gjitha mediat shqiptare. Këngëtarja e njohur u cilësua si fajtore për vrasjen e një personi dhe plagosjen e 3 të tjerëve.

Kaq u desh dhe menjëherë shpërthyen komentet negative plot mllef mbi Elvanën.  Të shumta ishin komentet akuzuese ndaj saj, aq sa këngëtarja u detyrua të bllokojë komentet në foto.

Mirëpo duket se disa nga personazhet e njohur shqiptarë nuk kanë të njëjtin mendim dhe i kanë dal në mbrojtje Elvana Gjatës.

Luiz Ejlli, Albërije Hadërgjonaj dhe Olti Curri  kanë bërë me dije permes postimeve në Instagram se janë krah Elvanës në këtë ngjarje të rëndë. Luiz Ejlli reagoi duke i cilësuar si të pabaza akuzat në drejtim të këngëtares.

Ndërkohë Olti Curri ka reaguar përmes një postimi ku duket Elvana duke kënduar dhe shkruan ?Kjo është Elvana! Të tjerat janë vrer i hijenave të rrjeteve sociale?.

Albërije Hadërgjonaj gjithashtu ka ripostuar postimin e Oltit si mbështetje ndaj Elvanës, duke e etiketuar këngëtaren shqiptare.

 

Lajmet e fundit nga