LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klodiana Lala rrëzon dëshminë e Alizotit/ Ardi Veliu nuk ishte te Krimet e Rënda

10 Tetor 2018, 20:36, Aktualitet CNA
Klodiana Lala rrëzon dëshminë e Alizotit/ Ardi Veliu nuk ishte te

Deputeti demokrat Ervin Salianji publikoi mbrëmjen e djeshme një material filmik, ku shfaqej Fredi Alizoti, personi që dyshohet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin ?Babale?,

Në materialin e publikuar, Alizoti thotë se është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Gazetarja Kodiana Lala, e ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, ka hedhur poshtë deklaratën e Alizotit.

Sipas Lalës, Veliu nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur Alizoti ka takuar prokurorin e çështjes Gentjan Osmanin, përpara Krimeve të Rënda.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, deklaron se asnjë polic nuk është marrë me shoqërimin e Fredi Alizotit. Ndërkohë që Prokurori që ka thirrur Fredi Alizotin është Gentjan Osmani, i cili rezulton të jetë njëri nga dy prokurorët e çështjes. Sipas të dhënave të mia, në asnjë moment nuk rezulton që në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të jetë shfaqur Veliu”,- tha Lala. /CNA.al

Lajmet e fundit nga