LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kisha pro mbylljes së kazinove dhe basteve

10 Tetor 2018, 14:16, Aktualitet CNA
Kisha pro mbylljes së kazinove dhe basteve

Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit në Tiranë, Miron Çako, ka përshëndetur vendimin e qeverisë për mbylljen e basteve, kazinove dhe lojrave të fatit, që nga 1 janari i 2019-ës.

Kisha ka një qëndrim mesa duket publik dhe të palëkundur kundër kazinove dhe basteve.

Sipas Çakos, për Kishën Ortodokse, lojrat e fatit janë në kundërshtim me moralin e krishterë dhe janë burim fatkeqësish.

Çako ka shtuar se paratë e përdorura në lojrat e fatit janë të siguruara nëpërmjet aktiviteteve të paligjshme

Më tej ai vazhdon duke thënë , se ky aktivitet tërheq në pjesën më të madhe të rinjtë, i bën ata dembelë dhe i çon drejt depresionit dhe përdorimit të substancave narkotike.

Për Çakon lojrat e fatit krijojnë një varësi të fortë nga e cila nuk mund të shkëputesh.

Çako ka ilustruar qëndrimin e Kishës Katolike me një shprehje nga Bibla ku thuhet ?Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe duke e lakmuar atë fortë, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë fatëkeqësi.?(Timotheu 6:10). /CNA.al

Një lajm i mirë për t`u përshëndetur dhe mbështetur

Lajmet e fundit nga