LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I publikoi foton me trafikantin/ Deputeti sfidon Berishën

10 Tetor 2018, 10:57, Aktualitet CNA
I publikoi foton me trafikantin/ Deputeti sfidon Berishën

Pas publikimit të fotos së tij me një personazh ish-të dënuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar deputeti i PS, Pjerin Ndreu.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Ndreu e fton Berishën të bëjnë vetting për darkat duke i përmendur darkat e tij, për të cilat thotë se do habitej jo vetëm Tropoja por dhe Beogradi.

Ndërsa më tej, Ndreu i kujton Berishës së është malësor dhe thotë se në shtëpinë e tjetrit nuk i zgjedh të ftuarit, duke justifikuar kështu foton me ish-të dënuarin për trafik droge.

Postimi i Ndreut:
Doktor hajde bëjmë Veting për darkat por kam frikë se do habitet edhe Prishtina jo vetëm Tropoja me darkat e tua, se Beogradi ti dhe unë e dimë që nuk habitemi se ka edhe bisedat që ke bërë me ato, jo vetëm fotografi! Hiq dorë nga përndjekjet e njerëzve me dreka e darka se ato janë pa protokoll, nuk kanë kriter dëshminë e penalitetit! Meqë je edhe malësor por që ke harru rregullat elementare të tavolinës, në shpi të tjetrit nuk i vendos rregullat e as nuk zgjedh të ftuarit ti!

Publikohen fotot/ Një tjetër deputet i PS, mik me trafikantët

10:16 Aktualitet

Ata (s)ishin pesë

Janë shumë të apasionuar pas teknologjisë. Janë kërkues, nav...

Lajmet e fundit nga