Connect with Us

Faktet/ Si Basha po e shpëton Fatmir Xhafajn

Aktualitet

Faktet/ Si Basha po e shpëton Fatmir Xhafajn

Publikuar

-

Disa muaj më parë, Partia Demokratike ndërmori një fushatë denoncimesh të njëpasnjëshme në drejtim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj denoncoi rastin e Agron Xhafajt, vëllai i Fatmir Xhafaj, për të cilin tha se rezultonte i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Një denoncim me fakte dhe dokumente konkrete, ku thuhej se vëllai i Xhafaj akuzohej si trafikant ndërkombëtar droge në Itali dhe megjithëse i dënuar, prej gati pesë vitesh lëvizte i lirë në Shqipëri dhe për më tepër merrej edhe me biznes. Ndërsa sot Agron Xhafaj është pas prangave dhe ndodhet në Itali.

Denoncimet ishin të njëpasnjëshme nga ana e selisë blu ndaj ministrit Xhafaj. U duk se PD po ngre një kauzë serioze, gjë e cila mund të çonte në largimin e ministrit Xhafaj, minimumi për arsye morale, pasi vëllai i tij rezultonte i dënuar për trafik droge.

Por ajo çfarë ndodhi me PD-në është krejtësisht e çuditshme.

Duket se ka një pakt të fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Fatmir Xhafajt, për ta shpëtuar këtë të fundit.

Në momentin që PD-ja filloi denoncimet mjaftonte kauza e ndezur dhe burgosja e vëllait që ministri të jepte dorëheqjen. Xhafaj, ndoshta është i vetmi ministër në Europë, i cili ka funksionet e një njeriu që duhet të garantojë rendin dhe sigurinë publike, ndërkohë që vëllain e ka kriminel.

Në kuadër të këtyre denoncimeve, erdhi edhe ajo që bëri më shumë bujë në media dhe në opinionin publik.

Lulzim Basha, Albert Veliu

PD publikoi një audio-përgjim, në të cilin pretendonte se Agron Xhafaj shfaqej duke bërë pazare droge.  Por, që më pas rezultoi të ishte e gjitha një audio e montuar. Nga një kauzë serioze e nisur nga PD-ja gjithcka u shndërrua në qesharake. Albert Veliu, apo siç njihet ndryshe me emrin “Babale” u arratis drejt Kosovës, ku ka kërkuar azil politik dhe ku ka pranuar se audio-përgjimi ishte i montuar.

Ndërsa vetëm, pak ditë më parë, Prokuroria për Krimet e Rënda, pasi ka marrë akt-ekspertimin për audio-përgjimin, ka arritur në konkluzionin se gjithçka është një montim dhe tashmë vëmendja kaloi tek Salianji, te “Babale” apo te gazetari Jetmir Olldashi. Në gjithë këtë histori, i vetmi që nuk përmendet më është vetë ministri Xhafaj, për të cilin dhe filloi kauza.

Ajo që nisi si kauzë e fortë denoncimesh përfundoi në një skenar qesharak dhe ai i fort akuzuari nga PD-ja duket se po shpëton pa u lagur në gjithë këtë histori.

Agron Xhafaj, Fatmir Xhafaj

Ajo që ndodhi më pas është se u harrua thelbi i çështjes, u harrua ministri i Brendshëm me vëllain kriminel, që drejton policinë shqiptare, që duhet të garantojë rendin dhe sigurinë e shqiptarëve dhe gjithçka është kthyer në një “Babale”.  U kap “Babalja”, gënjeu “Babalja”, kërkoi para “Babalja”. Është e montuar, s’është e montuar…Ndërkohë, dje u hodh një “shashkë” tjetër.

LEXO EDHE:  Arben Imami flet për të gjitha/ Opozita e Bashës, zgjedhjet dhe djegia e mandateve

Një llum kriminelësh të përdorur turpësisht si dëshmitarë apo njerëz të besuar flasin e denoncojnë. Këto muaj nuk kanë bërë gjë tjetër, bashkë me kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, thjeshtë dhe vetëm kanë hequr vëmendjen nga ministri me vëllain kriminel dhe e kanë çuar vëmendjen tek disa qesharakë, njerëz të botës së krimit, trafikantë droge dhe është harruar Fatmir Xhafa.

Politika nuk e ka më vëmendjen tek ministri i Brendshëm. Madje as vetë Lulzim Basha nuk flet më për Fatmir Xhafajn, për të cilin kohë më parë tha se do hynte në zyrë vetëm nëse do kalonte mbi trupin e tij, por Xhafaj shkoi e hyri qetë e qetë. Ashtu tha edhe herën e dytë kur shpërtheu skandali i Agron Xhafajt, por sërish u kthye Fatmir Xhafaj në zyrë i qetë.

Dhe sot, Lulzim Basha për ta shpëtuar vazhdon dhe i bie borive të “Babales”, të Alfred Alizotit, të atij që mund të quhet vërtetë llumi, banda dhe krimi në Vlorë, të cilët i nxjerr turpësisht si njerëz të besuar. Njerëz që mund të denoncojnë, ndërkohë që nuk janë gjë tjetër veçse njerëz të pabesueshëm.

Kauza e nisur nga PD në lidhje me denoncimet për vëllain e Xhafajt ishte e mjaftueshme, që Xhafaj minimumi të jepte dorëheqjen.

Ervin Salianji , gjatë publikimit të audio-përgjimit “Babale”

Gjithçka mund të vazhdonte të mbetej tek fakti që ministri i Brendshëm kishte një vëlla të dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Por, kjo nuk ndodhi, sepse Luli donte ta shpëtonte Fatmir Xhafën dhe për t’ja hequr “njollën” shpiku “Babalen”, Alfredin.. etij. Ndodhta kjo është edhe pjesë e marrëveshjes Rama-Basha dhe lojë e Soros, që këta të dy përfaqësojnë.

Sot ka pesë muaj që shqiptarët nuk merren me Fatmir Xhafën, por merren me “është apo nuk është original “Babalja”, çfarë tha krimineli filan, mashtruesi X apo Y. Kush e montoi, si e montoi apo pse e montoi.

Që nga fakti se nuk çohet as filmimi original në prokurori si provë, apo dje kur u nxor një video e re dhe deputeti që e publikoi, Ervin Salianji nuk i priti prokurorët në TV Klan, por iku si hajdut me vrap, tregon se Basha po mboron Xhafajn.

Audio origjinale nuk është çuar në prokurori, por është dorëzuar audio që ka montuar PD-ja dhe pastaj kontestohet akt-ekspertiza, sepse thuhet se nuk është audio origjinale, kur në fakt audio origjinale është në zyrën e Lulzim Bashës.

Por, si mund të jenë origjinale, kur PD punojnë ditë e natë që në Shqipëri të merren vetëm me “Babalizma” dhe Lulzim Basha kujdeset mirë që të tërheqë vëmendjen e Shqiptarëve nga Fatmir Xhafa me vëllain e tij kriminel që vashdon detyrën e ministrit të Brendshëm dhe të merren njerëzit me thashetheme, përgjime të pavlera dhe të largohen nga thelbi i çështjes, që është Xhafaj./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Shfaqet Astrit Veliaj/ Basha te beje parti te re

LEXO EDHE:  Arben Imami flet për të gjitha/ Opozita e Bashës, zgjedhjet dhe djegia e mandateve

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Klosi komenton pjesëmarrjen në zgjedhje/ PD të presë zgjedhjet e vitit 2021

LEXO EDHE:  Basha dhe Salianji të kapur ngushtë/ Breçani hedh dritë mbi audiopërgjimin e "Babales"

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: