LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha akuza Ramës/ Ka krijuar grup të posaçëm për të mbrojtur familjen e Xhafajt

10 Tetor 2018, 18:25, Aktualitet CNA
Basha akuza Ramës/ Ka krijuar grup të posaçëm për

Çështja ?Babale? vazhdon të trazojë prej muajsh politikën shqiptare dhe është kthyer në burim akuzash dhe kundërakuzash ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku kryeministri Edi Rama shprehet se ka angazhuar një grup të posaçëm për të zbardhur të vërtetën e kësaj çështjeje.

Sipas Bashës, e gjitha kjo po bëhet me qëllim për të mbrojtur familjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Grupi i posaçëm që ka krijuar Edi Rama për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj, duke falsifikuar prova e dëshmitarë dhe sulmuar këdo që rrezikon kriminelët”, shkruan Basha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga