LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Audio-përgjimi Babale-Xhafaj/ Salianji: Do të lë mandatin e deputetit

10 Tetor 2018, 21:33, Aktualitet CNA
Audio-përgjimi Babale-Xhafaj/ Salianji: Do të lë mandatin e

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Opinion?, për të folur në lidhje me materialin filmik ku shfaqet Fredi Alizoti, personi që dyshohet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin ?Babale?.

Salianji është shfaqur i gatshëm për të lënë mandatin e deputetit, nëse pas përfundimeve të hetimeve të  Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të rezultojë se audio-përgjimi është montazh dhe do të vërtetohet akuza e ngritur ndaj tij, ?kallëzim i rremë? .

?Nuk jam as Rama as Tahiri unë. Sigurisht që do ta lë?,- u shpreh Salianji.

Kujtojmë këtu se mbrëmjen e sotme gazetari Artan Hoxha zbuloi se video e Alfred Alizotit, ishte bërë në lokalin që ndodhet në oborrin e Partisë Demokratike, akuzë e cila nuk u mohua as nga vetë Salianji./ CNA.al

Lajmet e fundit nga