LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Zorra qorre e Edi Ramës”/ Vasili “masakron” Arta Markun

9 Tetor 2018, 15:12, Aktualitet CNA
“Zorra qorre e Edi Ramës”/ Vasili “masakron” Arta

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markun, si zorrën qorre të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale Vasili ka shkruar se Rama është një kryeministër bandit dhe se sekretarja e tij është Arta Marku, e cila vetëm zbardh vendimet e tij, duke marrë përgjegjësi penale dhe publike shumë të rënda mbi vete.

Postimi i plotë

Prokuroria zorra qorre e kryeministrit puç kunder popullit,qe do ti trajtoje te dy si puçiste.

Shqiperia po perballet haptazi me nje puç te qeverise dhe kryeministrit te krimit kunder drejtesise,kunder sigurise vetiake dhe te drejtave e lirive minimale te qytetareve,hapur ne mbrojtje te krimineleve dhe banditeve.

Prokuroria e shnderruar ne zorren qorre te kryeministrit eshte tashme haptazi bashkepjesmarrese dhe instrument i puçit.

Kryeministri bandit tashme edhe kryeptokuror ka sekretare Arta Markun, qe vetem zbardh vendimet e tij,duke marre pergjegjesi penale dhe publike shume te renda mbi vete.

Arta Marku nuk shpeton dot as sot as kurre nga pergjegjesia shume e rende e bllokimit te marrjes i pandehur te Edi Rames, qe gjoja beri ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes kater muaj para saj.

Perpara ketij puçi populli nga sot ka te gjithe te drejten ta godase kryeministrin dhe kryeprokutoren si ta gjykoje ai dhe gjyqi i tij eshte pa shpetim,legjitim dhe i pashmangshem.

Edi Rama dhe Arta Marku duhet ta kane shume mire parasysh gjykimin e popullit, qe per kushtetute ka vullnetin e tij per te asgjesuar puçin, qe po i behet lirise se tij.

Puçistet perjetesisht dhe pa asnje perjashtim kane pasur te njejtin fund tragjik te njejte./ CNA.al

Lajmet e fundit nga