LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Stop” paralajmëron skandalin/ Narkotikë kuajsh iu shiten nxënësve në mes të Tiranës?!

9 Tetor 2018, 11:37, Aktualitet CNA
“Stop” paralajmëron skandalin/ Narkotikë kuajsh iu shiten

Kamera e fshehtë e emisionit ?Stop? pritet të sjellë sonte me zë dhe figurë, llojet e lëndëve narkotike të ndaluara, që u shiten nën dorë nxënësve dhe të rinjve.

Mjafton një interesim i thjeshtë dhe paratë me vete dhe njerëz jashtë cdo dyshimi, të tregtojnë me shumicë e pakicë, lëndë të ndaluara, madje për kafshë.  Mësohet, se gjatë kamerës së fshehtë, shitësja e lëndës së ndaluar, shfaqet e qartë mbi cfarë është duke bërë, por thotë, se ?mallin? e saj e marrin shumë të rinj dhe ata dinë edhe si përgatitet.

Detaje të tjera mbi aktivitetin kriminal priten të mësohen sonte në mbrëmje në emisionin ?Stop? në orën 20.10 në TV Klan./ CNA.al

Lajmet e fundit nga