Connect with Us

Përgjimi i bisedës së “Babales” me kunatin/Basha dhe Salianji dalin zbuluar

Aktualitet

Përgjimi i bisedës së “Babales” me kunatin/Basha dhe Salianji dalin zbuluar

Publikuar

-

Çështja “Babale” tronditi muaj më parë politikën shqiptare dhe u kthye në burim akuzash dhe kundërakuzash ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Ndërkohë në përgjimet e bisedës së Albert Veliut dhe kunatit të tij, Fredi Alizotit, përmenden qartë emrat e kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Veliu ka përmendur qartë, se pas inskenimit qëndrojnë Basha dhe Salianji.

Nga procesverbalet e transkriptimeve ka rezultuar:

-Në datë 20.05.2018, ora 09:25, përdoruesi i nr. të tel *****599 (Albert Veliu) telefonon përdoruesin me nr. tel. ****770 dhe bëjnë këtë bisedë:

Veliu: Ku do e pimë një kafe?

770: Të thashë dhe dje, do të marrim vetë…

Veliu: O vlla, unë jam në mes të katër rrugëve, në rregull, s’kam çfarë pres më tani vllai jot, se jam shumë i stresuar dhe i lodhur. Ka edhe të tjerë për lart e për poshtë, s’dua të flas në telefon. Ka mundësi të takohesh 5 minuta…

-Në datë 20.05/2018, ora 19:55 përdoruesi i nr. të tel ****692 Albert Veliu, telefonon përdoruesin me nr. ****327 dhe bëjnë këtë bisedë:

Veliu: E më thuaj se tani po ulem po flas me lart, mos flas shumë unë, ça të thanë ata zotërinjtë ty?

327: Ata zotërinjtë ishin anë shoqërore e juaja nga ana e atij tjetrit?

Veliu: Po e atij shokut tim, po shokut tim nga Vlora, po vazhdo.

327: Bravo, vetëm njëri nga ata, edhe erdhën dy edhe thanë, ne kemi si urdhër që ik e gjejuni një shtëpi një muaj tha, pastaj gjëra të tjera jo.

Veliu: Gjëra të tjera s’bëjnë asnjë gjë ata, vetëm shtëpi një muaj? Kaq të tha?

327: Po, po, po, pastaj ne nuk dimë, tha se as njëri as tjetri nuk kanë sqaruar asnjë gjë…

Veliu: Ka dhënë urdhër dikush të vijnë t’ju marrin, t’ju sistemojnë e të gjitha ça të duan, kshu është puna.

327: T’ia them hapur atyre?

Veliu: Po më kanë dërguar thuaj, e di vetë ti, emrin E-ja me L-në.

327: Nuk e di Berti, na e shkruaj me mesazh.

Veliu: L-ja është ai i madhi, krushku im. E-ja është ai poshtë.

327: Shkruaji një mesazh Ledios (Jetmir Olldashit) të na e shkruajë ne.

Veliu: L, si Luli jot shoqje.

327: Puna është nuk duhet të flas unë, të flasin ata gojarisht dhe ata të jenë se unë kur ika, ika me urdhër. Veliu: Mos fol shumë në telefon, Luli me Ervinin kaq e di vetë ai.

327: Kush?

Veliu: Luli me Ervinin, kaq…

-Në datë 29.05.2018, ora 21:00, përdoruesi i numrit telefonik ****000 i telefonon përdoruesit të numrit telefonik *****091 (Fredi Alizoti) dhe gjatë bisedës u fol për premtimin që duhet të mbante dikush që e kishte dhënë atë.

000: Unë nuk kam dit gjo fare, as u kam thon hajeni, as hiç, por ai që ju ka premtue, ça u ka than, duhet t’u rri tek kamt e me ja marr.

Alizoti: Nuk kemi marrë asgjë akoma, po do llafosemi, do pimë kafe dhe do të të sqaroj unë. Jo me se më premtun diçka këtu, prit eee, kupton ti. Çunat po e mbajnë nga brenda se thesin e kam unë, po ta hap unë thesin mbaron çdo gjë… e kupton vetë ti muhabetin.

000: Nëse i ka hy për lek, ka bo gabimin më të madh, e mo, shoku jem, po ça boni, o burrë.

Alizoti: …unë prap po rri fisnik. Ato që janë premtuar… nuk kam marrë asgjë… dhe unë një llaf tani dhe përmbyset bota, kthehet nga e para e del çdo gjë falso… kupton. Janë falso, janë falso, po ta them me shpirt.

000: Eni pra, mos u bini në qafë njerëzve kur janë falso, mos u bini në qafë njerëzve kot, o vlla… Atë ditë takova rastësisht Babalen dhe i thashë… vetja i thashë, ke hi i merr në qafë robt kot. Me i bo letrat për azil, nuk e di si i boni kto punë.

LEXO EDHE:  Basha braktis opozitën/ Arratiset drejt Hollandës

Alizoti: Është e vërtetë kjo vllai, është e vërtetë.

-Në datë 01.06.2018, ora 16:40, përdoruesi i numrit telefonik ****091 (Alizoti) i telefonon nr. 129 (Policisë) dhe bën këtë bisedë:

Alizoti: Dëgjo mua, dëgjo mua një sekondë, do më dëgjosh me vëmendje, a më dëgjon?

129: Po ju dëgjoj zotëri, fol.

Alizoti: Ajo dëshmi e Babales është falso dhe unë jam ai origjinali.

129: Mirë, mirë, ja po të merr drejtori në telefon tani, lëre atë e di unë…

-Në datë 01.06.2018, ora 16:52, përdoruesi i numrit telefonik ****3316 i telefonon numrit ***091, Alfred Alizoti. Midis tyre ishin realizuar disa komunikime ku i kërkohet drejtuesit të Policisë së Qarkut Fier që posedon numrin e parë, që do t’i komunikohej diçka shumë e rëndësishme dhe zhvilluan bisedën si më poshtë:

Alizoti: Ajo që është bërë mes telefonatave dhe përgjimi, kam qenë unë që e kam bërë atë… Ai që është bërë në përgjime… ajo që është bërë me Babalen në përgjime… kam qenë unë që e kam bërë.

Drejtuesi i Policisë Fier: Me kë ke qenë kur e ke bërë?

Alizoti: Me Babalen, me asnjëri tjetër.

Drejtuesi i Policisë Fier: Nuk ke qenë ti bashkë me Agronin?

Alizoti: Jo, jo, ka qenë Babalja, unë kam qenë në vend të Agronit.

Drejtuesi i Policisë Fier: Je i sigurt për këtë?

Alizoti: Jam i sigurt, më dëgjo mua, do më dëgjosh me vëmendje, më dëgjo mua dhe do të të flisja me fakte… na premtuan 200 mijë euro, unë s’kam marrë asgjë, i mori Berti 70 mijë euro dhe iku, e kupton. Jam i sigurt dhe me dorë në zjarr. -Më datë 06.06.2018, ora 21:33, përdoruesi i numrit telefonik ****091 Alfred Alizoti telefonohet nga numri *****272, dyshohet si Albert Veliu dhe zhvillojnë këtë bisedë:

Alizoti: E takova, jo ktej, jo andej, jam keq, po dridhej. Veliu: Ore, thuaj bëj likuidimin që kemi lënë, thuaj kaq, asgjë në botë o Fredi vllai se me atë s’kam lidhje fare kontakti, besomë se jam në azil, për shpirt të plakës, unë flas me anë të tjetrit, me kosovarin, me atë. Thuaj e vlla, bëj likuidimin si e lamë, thuaj….

-Në datë 07.06.2018, ora 13:49, përdoruesi i numrit telefonik ****091 (Fredi Alizoti) telefonohet nga numri ****272 (Albert Veliu) dhe zhvillohet kjo bisedë:

Alizoti: Fol një herë me ata miqtë e vlla se unë s’dola dot andej poshtë. Mua më erdhën më degjeneruan dy herë në mëngjes, më mbajtën katër orë aty, më bënin presion. Mendo dhe për mua i q… motrën.

Veliu: Ore, po s’bëhet llaf, po rri rehat tani, boll tani.

Alizoti: Ai miku që ti njëherë më thoshe mua, fol, hap gojën sa do ore, unë sikur e kam…

-Në datë 12.06.2018, ora 12:55, përdoruesi i numrit telefonik *****091 telefonohet nga një numër ****974 dhe zhvillohet kjo bisedë:

Alizoti: Muhabet nuk ke dëgjuar në televizor ti, me shoku, po fola unë gjëra e ai muhabeti jam unë, e kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i atij, e ke parasysh, dëgjon e?

974: Hë..

Alzoti: Bëra sikur isha vëllai i atij, e kupton ti, që do merrnim nga një bindshme e kupto ti?

974: eee. Alizoti: Po këta re burrë, po s’ishte e mirë ajo gjë, kupton ti, nga një qindëshe erdhi muhabet, prit re nga një qindëshe për një dyqindëshe e më tha mua nuk marrim dyqind, më tha mua do marrim njëqind, ore, mirë i thashë unë, mendova unë v.k. Mendova që po devijonte, ke parasysh ti çfarë tipi që ka ai. I thashë unë nëm një njëzetëshe, unë iki andej, lëviz, kupton ti. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  Basha akuza të forta: Të gjithë të lidhur me drogën, të mposhtim bandën kriminale

LEXO EDHE:  Gafa e Bashës dhe dënimi për vëllain e Xhafës

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  Tre kryebashkiakë në kryesinë e PD/Lulzim Basha përjashton Xhelal Mziun?!

LEXO EDHE:  Video-Shpërthejnë shkodranët: Rama të shpallë gjendjen e emergjencës

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: