Connect with Us

Pazari i prishur/ Zbulohet kush do t’ja jepte “Babales” 200 mijë euro

Aktualitet

Pazari i prishur/ Zbulohet kush do t’ja jepte “Babales” 200 mijë euro

Publikuar

-

Tërbimi në Korçë/ Salianji kërcënon Lulzim Bashën

Çështja e audio-përgjimit “Babale”, për të cilën opozita pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shfaqet duke bërë pazare droge, vijon të jetë një ndër temat më të nxehta të politikës.

Ndërkohë, organi i akuzës ka nxjerrë në dritë të tjera detaje në lidhje me këtë audio-përgjim, i cili në media u publikua nga deputeti demokrat Ervin Salianji, disa muaj më parë.

Nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuar me Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi.

Por, në përgjime del se Albert Veliu, apo i ashtuquajturi “Babale” do të merrte një shumë prej 200 mijë euro. Ndërkohë, Salianji mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” e pranoi që është telefonuar nga “Babalja” dhe që e ka takuar këtë të fundit, por nuk pranoi çështjen e lekëve.

Ai tha  “le të vertetojnë që kam kryer elementë të veprës penale”, por në fakt prishja me “Babalen” duket të jetë çështja e lekëve, sepse premtimi mesa duket është bërë, por paratë nuk janë dhënë. Ky mund të jetë një detaj, i cili ka çuar më pas në prishjen me “Dëshmitarin X”, dhe pazari është bërë , pavarësisht nëse janë dhënë apo jo paratë.

Një fakt që provohet nga të gjitha palët, është se këta janë takuar dhe kanë negociuar, ndërkohë që Salianji dhe PD-ja në prokurori kanë dorëzuar një audio të manipuluar. Një audio me zhurma, dhe jo audion e pastër, bruto, të dorëzuar nga gazetari. Kanë dorëzuar një audio, në të cilën pas ekspertizës del se nuk është vëllai i Fatmir Xhafës.

Salianji kërkon që të kapet me detaje teknike në mënyrë që të rrëzojnë proçedurën dhe të dalin pa lagur dhe kanë fshehur audion bruto. Por, ka përgjime të tjera, ndaj të cilave Salianji nuk shpëton dot. Sepse në regjistrime flitet për 200 mijë euro. Thuhet se Salianji është takuar me Babalen, ndërkohë që gazetari në “Klan” ka thënë se” unë e kam bërë investigimin pastaj ja kam dhënë Salianjit”. Por, Ervin Salianji në prokurori dhe mbrëmë në studion televizive tha të kundërtën. Ai tha se është ky që e ka çuar “Babalen” tek gazetari.

LEXO EDHE:  Hetimi për pronat në Dhërmi, dekonspirohet nga gjyqtari Levanaj/ I çoi fletë-thirje njeriut që Prokuroria kërkoi ta arrestonte

Proçesi është edhe më i komplikuar dhe me shumë gjasa, Ervin Salianji ashtu siç dridhej dje para televizorit, duket të jetë në hall të madh dhe duket të jetë ai njeriu i cili ka përgatitur gjithë këtë skenar, që siç del nga audio-përgjimi, ku ka bërë pazar me aktorët për t’ju dhënë 200 mijë euro, para të cilat Salianji tha se nuk i ka paguar. Ndoshta lekët mund të mos jenë paguar, por manipulimi dhe pazari është bërë. “Babalja” është përgatitur nga Salianji dhe është çuar më pas tek gazetari Olldashi, siç del nga provat e reja dhe hetimi i prokurorisë.

Fillimisht u tha se e bëri gazetari dhe më pas e mori partia, kur në fakt rezulton e kundërta. Është partia që e ka çuar tek gazetari dhe më pas ky i fundit e përgatiti dhe e rikthen tek partia. Askush nuk do të mund ta besojë se “Babale” ka mundësi të regjistrojë dhe të manipulojë audion e më pas ta dorëzojë në prokurori të manipuluar.

Por, nga ana tjetër Salianji në deklarimin e pasurisë nuk i ka 200 mijë dollarë, ndërsa Luli dhe kunati i kanë. Kush do i jepte dhe pse nuk i dha, këtë pritet ta tregojë Ervin Salianji dhe aktorët e tjerë në prokurori./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-presidenti Bujar Bishani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka deklaruar se vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri nuk u konsultua me demokratët.

Nishani tha në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Nishani deklaroi se procesi  është i imponuar dhe sipas tij tregon se kjo është bërë për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD.

“Mbledhja e Këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imponuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. 

LEXO EDHE:  Foto- Zbulohet identiteti/Kush është gazetari që u sulmua me mjete të forta në Tiranë

LEXO EDHE:  Akuzat e deputetit socialist/ Salianji sfidon hapur Ballën

PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës”, nënvizoi ish-presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa…

Publikuar

-

Nga

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa...

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi se mbrëmjen e sotme në aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas mbërritën edhe 12,870 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri.

Ndërkohë që delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

“Pjesa e tretë e 145 mijë dozave vaksinash Pfizer të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të mundësuara nga Austria mbërritën këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:  Operacioni “Los Biancos”/ Prokurori i antimafias italiane zbulon detaje

LEXO EDHE:  Akuzat e deputetit socialist/ Salianji sfidon hapur Ballën

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt” shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë, që drejtohet nga ambasadori Luigi Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi ku u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

Duma tha se pasi të kenë fitusr besimin tek publiku Basha mundet plotësisht.

‘Besoj që ai mundet.  Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE