LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i fortë/ Rama kërcënon mediat

9 Tetor 2018, 11:38, Aktualitet CNA
Paralajmërimi i fortë/ Rama kërcënon mediat

Kryeministri Edi Rama gjatë deklaratës që pati për mediat nga Kryeministria, paralajmëroi ndryshimet në Kodin Penal, të cilat do të synojnë të kalojnë në ?sitë? të gjithë të ?fortët?.

Gjatë fjalës së tij Rama ka paralajmëruar edhe mediat, të cilat shkelin ligjin për transmetimin e reklamave të lojërave të fatit apo llotove në Shqipëri.

?Të hiqen të gjitha reklamat për bastet. Besoj që ky është një lajm që të gjitha familjet shqiptare besoj do e presin me kënaqësi. Ka të bëjë me një ndryshim me lojërat e fatit. Ndryshimi përfshin dhe bastet sportive, çdo lloj basti, me kuaj, qen apo çdo lloj skllavi të faunës shqiptare. Lotaria Kombëtare nuk do ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhen në gjuhën zyrtare VLT?, – tha ai.

Më tej kryeministri ka kërkuar që të gjitha mediat të heqin reklamat nga faqet e tyre.

?Mediat të heqin të gjitha reklamat nga faqet e tyre, nga ekranet e radiove dhe televizioneve për pikat e basteve. Ne do të mbyllim  me forcë të gjitha faqet on-line të cilat shkelin ligjin.  Qeveria ka nisur ndryshime për paktën e të ?Fortëve?, përmes përshkallëzimit të kontrolleve?,- ka paralajmëruar kryeministri Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga