Aktualitet
“Nuk po presim asnjë sekondë”/ Basha kërcënon hapur Ramën

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe kupola e tij do shkojnë atje, ku e kanë vendin.
I pyetur nga gazetarët se edhe sa do presin, Basha i është përgjigjur duke thënë se opozita nuk po pret asnjë sekondë.
“Ne nuk po presim asnjë sekondë. Ne po shpalosim para shqiptarëve platformën tonë për çlirimin e vendit nga krimi. Por detyra jonë krahas denoncimit është t’ju tregojmë shqiptarëve rrugët e daljes nga kjo gjendje”,- ka thënë Basha.
Gjatë fjalës, së tij kreu i opozitës ka nënvizuar se kanë si qëllim kryesor shembjen modelit përqendrimi i pushtetit në një dorë, atë të Edi Ramës./ CNA.al