LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Molla e sherrit” Elvana/ Avokati i Ervis Martinajt tregon çfarë fshihet pas atentatit në ish-bllok

9 Tetor 2018, 08:36, Aktualitet CNA
“Molla e sherrit” Elvana/ Avokati i Ervis Martinajt tregon

Avokati i Ervis Martinajt është shprehur se nuk ka dijeni, që shkak për atentatin që ndodhi në zonën e ish-bllokut të jetë bërë këngëtarja Elvana Gjata.

Gjatë një interviste në emisionin ?Open? në Top Channel avokati ka thënë, se klienti i tij nuk ka qenë pjesë e sherrit.

?Arsyet e përplasjes së sherrit? Nuk e di. Ervis Martinaj nuk ka qenë pjesë e sherrit. Ai hyri në mes për të ndarë sherrin. Klienti im Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie të mira me Ervin Matën?, – ka treguar ai.

Më tej, ai ka treguar se Ervis Martinaj dhe Ervin Mata janë takuar përpara se të niste sherri dhe kanë qëndruar për pak minuta bashkë ku kanë folur gjëra të zakonshme.

Kurse pyetjes se cili ka qenë motivi i sherrit, avokati i është përgjigjur duke thënë se atë e ka të paqartë, pasi viktima Fabian Gaxhaj ka hyrë në lokal dhe menjëherë ka sharë komandon Merviol Billon dhe për pak sekonda ka plasur arma./ CNA.al

Lajmet e fundit nga