LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kosova së shpejti pjesë e “Eurovision”-it? Rona Nishliu rrëfen detajet

9 Tetor 2018, 07:50, Aktualitet CNA
Kosova së shpejti pjesë e “Eurovision”-it? Rona Nishliu

Rona Nishliu ishte këngëtarja që bëri krenarë të gjithë shqiptarët, pasi arriti që ta radhiste Shqipërinë në vendin e pestë me këngën ?Suus?, në ?Eurovision?-in e vitit 2012.

Ndërsa prej kohësh u shkëput nga muzika, këngëtarja i dha fund beqarisë duke u martuar në muajin shtator të këtij viti.

Këtë fundjavë, Nishliu tregoi se u bë këngëtarja e parë shqiptare e ftuar në Kongresin ?OGAE?, në Spanjë.

Në rrjetin social këngëtarja nga Kosova zbuloi edhe projektin e saj më të fundit, për të bërë pjesë të festivalit evropian të këngës vendin e saj të lindjes.

?Rona Nishliu po punon tani në televizionin e Kosovës dhe po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të ?Eurovision?-it? Faleminderit fansave të Spanjë që mbështesin pranimin e Kosovës në ?Eurovision??, kishte shkruar një faqe e fansve të festivalit, të cilën Rona e përktheu në gjuhën angleze.

Lajmet e fundit nga