LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari “shuplakë” Xhafajt/ Dyshime të forta për vrasjen e Santos?

9 Tetor 2018, 08:46, Aktualitet CNA
Gazetari “shuplakë” Xhafajt/ Dyshime të forta për

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së të enjtes n ëish-bllok, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë mbeten të plagosur.

Në një postim në rrjetet sociale, Dylgjeri i ka dhënë një ?shuplakë? të fortë ministrit Xhafaj, ndërsa shkruan se ?Forca e Ligjit nuk u pa në Tiranë?.

?Po flitet shumë për Operacionin e Policisë Forca e Ligjit!!! Ngjarjet në vend po ndodhin
pa asnjë parandalim, si në mes të bllokut ashtu edhe në fshat te gardhi i shtëpisë Xhisieles!!!

Përfundimi:
Në mes të Tiranës nuk pamë as polici dhe
as forcë ligji.?-shkruan Dylgjeri në postimin e tij.

Gjithashtu ai ka rikthyer në vëmendje edhe një ngjarje tjetër kriminale të disa viteve më parë, atë të vrasjes së bankierit Artan Santo.

?Po Artan Santon kush e vrau?-shkruan Dylgjeri.

Postimi i plotë:

OPINION
Vrasja në Bllok, po flas dhe Unë (jo profesionisti)

Vendngjarja:
-Lokali në zemër të ish bllokut në Tiranë.
– Vetëm rreth 100m nga selia e Kuvendit, 200 m nga Kryeministria dhe po aq nga selite Rezidenciale qeveritare dhe Bankat Kryesore.
Lokali i shtrenjtë, dihet që frekuentohej kryesisht nga VIP-a, deputetë, politikanë dhe persona me ngarkesa morale të dyshimta.
– Pronari i lokalit, një shqiptar me mbiemër të ndruar rumun!
– Lokali i ruajtur nga kamerat por jo nga policia!

Pyetje:
Kë lokal tjetër do sigurojë për qetësi policia
apo shërbimet e tjera, Policia Kriminale, Rendi, SHISH etj? Sa policë bëjne sherbim ne ishbllok?
– Autorët, nënoficer, dhe persona në kërkim…

Në fund,
Po flitet shumë për Operacionin e Policisë Forca e Ligjit!!! Ngjarjet në vend po ndodhin
pa asnjë parandalim, si në mes të bllokut ashtu edhe në fshat te gardhi i shtëpisë Xhisieles!!!

Përfundimi:
Në mes të Tiranës nuk pamë as polici dhe
as forcë ligji. Me pas…i pamë në vendngjarje.
Po Artan Santon kush e vrau?

Të fala, Opinionistëve!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga