LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja “Babale”/ 4 pyetjet që vënë me shpatulla pas murit Bashën

9 Tetor 2018, 10:40, Aktualitet CNA
Çështja “Babale”/ 4 pyetjet që vënë me

Gjatë ditës së djeshme u publikuan fakte të reja në lidhje me  ?audio-përgjimin? e njohur ndryshe si çështja ?Babale?.

Por gjatë ditës së djeshme kreu i opozitës, Luzlim Basha publikoi një platformë për zgjedhjet.

?Të çlirojmë zgjedhjet nga krimi?, – u shpreh Basha gjatë fjalës së tij dje.

Ai tregoi katër pikat e planit të ri deri për zgjedhje, por shqiptarët presin pret prej tij sqarimet, për recitimet e bëra live nga selia e tij dhe përgjigje për 4 pyetje që po qarkullojnë prej ditës së djeshme në mendjet e qytetarëve:

Së pari Basha duhet të përgjigjet se sa dijeni për pagesën e premtuar dhe të marrë nga Babalja (Albert Veliu) dhe Fredi Alizoti?

Së dyti duhet të përgjigjet nëse ka pasur për bisedat që ka kryer Ervin Salianji, ?Babalja? dhe Jetmir Olldashi?

Së treti gazeta ?Dita? shkruan se Basha duhet të përgjigjet se kur është informuar ai  nga Ervin Salianji, që në regjistrimin audio, rolin e Geron Xhafajt e luante Fredi Alizoti?

Dhe së fundmi pyetja që duhet t?i japë përgjigje Basha është se çfarë roli ka pasur një nga rojet e tij , me nofkën ?gishtpremi?, në pagimin dhe strehimin e Babales dhe Alizotit?

Kujtojmë këtu se në lidhje me çështjen ?Babale? ishte deputeti Ervin Salianji, ai që serviri audio-përgjimin për mediat dhe publikun, disa muaj më parë./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga