LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Babalja”/ Bisedat telefonike mes Breçanit dhe Alizotit, fundosin Salianjin

9 Tetor 2018, 13:39, Aktualitet CNA
“Babalja”/ Bisedat telefonike mes Breçanit dhe Alizotit,

Përgjimet e bisedës telefonike mes ish-zv.drejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe kunatit të Babales, Fredi Alizotin hedhin poshtë pretendimet e deputetit Ervin Salianji, për çështjen ?Babale?.

Breçani është telefonuar nga Fredi Alizoti duke i shpjeguar se ai përgjim ka qenë i sajuar dhe fals, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa e premtuar sipas tij nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Nuk bëhen këto punë, duke marrë në qafë njerëz kot dhe për të përfituar azilin jashtë shtetit?, – i ka thënë Breçani- Alizotit.

Biseda është përgjuar në 29 maj 2018 mes Breçanit dhe Alizotit, ku ky i fundit tregon se ka bërë zërin e Agron Xhafajt shkruan shqiptarja.com.

Një ditë më vonë, pasi Breçani i ka thënë se punë nuk bëhet,  Alizoti është lidhur në telefon me drejtorin e Policisë Qarkut Fier, duke treguar të gjithë të vërtetën.

Bisedat tregojnë se Alizoti ka pasur një vullnet të plotë për të treguar të vërtetën e kësaj historie, i zhgënjyer nga fakti që ?Babale? nuk i kishte paguar 100.000 euro të premtuara.

Biseda midis Erzen Breçanit dhe Fredi Alizotit

Erzen Breçani: Unë nuk kam ditë gjo fare, as u kam thënë hajdeni as hiç, por ai që ju ka premtue, ça u ka thënë, duhet tu rijë tek këmbët e me ja marr

Fredi Alizoti: Nuk kemi marrë asnjë gjë akoma, po do llafosemi, do pimë kafe dhe do të sqaroj unë

Erzen Breçani: Jo me se me premtuan diçka këtu, prit, eee e kupton ti

Fredi Alizoti: Cunat po e mbajnë nga brenda se thesin e kam unë, po ta hap unë thesin mbaron çdo gjë, e kupton vetë ti muhabetin

Erzen Breçani: Në qoftë se i ka hy për lek, ka bo gabimin më të madh, e mo, o shoku jem, po ça boni o burr.

Fredi Alizoti: Unë prapë po ri fisnik, ato që janë premtuar, nuk kam marrë asnjë gjë, edhe unë një llaf tani dhe përmbyset bota, kthehet nga e para e del çdo gjë fallco?e kupton. Janë fallco, janë fallco pot a them me shpirt

Erzen Breçani: Eni pra mos u bini në qafë njerëzve kur janë fallco, mos u bini në qafë njerëzve kot o vlla, për mundësinë e lidhjes së gjithçkaje të trilluar me synimin e marrjes së azilit. Atë ditë e takova rastësisht Babalen dhe i thashë?vetja i thashë, ke hi i mer në qafë robt kot. Me i bo letrat për azil, nuk e di se si i boni këto punë.

Fredi Alizoti: Është e vërtetë kjo ke vllai, është e vërtetë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga