LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati në zemër të Tiranës/ Basha jep alarmin, rikthen akuzat ndaj Tahirit

9 Tetor 2018, 14:13, Aktualitet CNA
Atentati në zemër të Tiranës/ Basha jep alarmin, rikthen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme ka dhënë alarmin se krimi, sot është më i fortë se kurrë dhe ndodhet në zemër të Tiranës.

Basha ka thënë se në zonën e bllokut rrijnë bashkë  banditë dhe kriminelë e në fund përplasen kriminelët me njeri tjetrin.

?Krimi në Shqipëria është më i fortë se kurrë, kontrollon të gjithë territorin dhe ekonominë dhe organet e hetimit të krimit, janë të shpartalluara dhe drejtuesit e tyre janë vënë në shërbim të krimit.

Ngjarja e bllokut tregon, që krimi nuk është më në periferi, por në zemër të Tiranës dhe se krimi është aty me kobure në brez, në të njëjtat tavolina me politikanët kryesorë të pushtetit.

Blloku është kthyer në një zonë ku rrinë bashkë banditë dhe politikanë dhe përplasen banditët?,-u shpreh Basha.

Në tej kryedemokrati politikanë dhe prokurorë që janë në listën e pagesave të vëllezërve Murata.

?Klani Xhafaj-Murataj, mban prokurorë në listën e tyre të pagesave që tani po përdoren nga Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama për të shkatërruar hetimin për narkotrafik të Agron Xhafaj. Politikanë dhe prokurorë që janë në listën e pagesave të vëllezërve Murataj.

Rama si në kohën e Enver Hoxhës ka zbuluar konspiracione nga opozita, për të rrëzuar pushtetin popullor! Vetëm një mendje e sëmurë mund të ketë një imagjinatë të tillë banale.

Arta Marku po e shndërron Prokurorinë në të njëjtin repart të inkriminuar dhe në shërbim të pushtetit?.

Në përfundim Basha ka rikthyer akuzat në drejtim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa dhe Taulant Balla. Ai ka thënë se Krimet e Rënda kanë bërë një hetim për Agron Xhafajn, pa e marrë atë në pyetje.

?Kryeministri Edi Rama, sot po përdoret nga krimi për të kërcënuar këdo që denoncon krimin dhe mbron kriminelët nga hetimi.

Ky është hapi i fundit i degradimit të një qeverie. Edi Rama, Fatmir Xhafa, Taulant Balla, Saimir Tahiri, janë kufoma politike dhe së shpejti do të shkojnë atje ku e meritojnë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë një hetim për Agron Xhafajn, pa marrë në pyetje Agron Xhafajn, ndërsa aktori i vetëofruar dhe i vetëakuzuar, pra i vetëdjegur me cigare, është një lojë banale dhe e trashë e krerëve të policisë dhe e prokurorëve nën udhëzimin direkt të Fatmir Xhafës dhe të vetë Edi Ramës.

Kjo është një vepër e rëndë penale e atyre punonjësve të policisë dhe prokurorëve që janë përfshirë në këtë manipulim dhe për këtë do të ndeshën dhe do të përballen me pasojat me drejtësi.

Prokuroria ka çuar në Angli, një kopje të videos të marrë nga mediat dhe jo materialin bruto, duke ulur cilësinë e dëgjimit dhe identifikimit të zërave. Ky është veprim i qëllimshëm i Prokurorisë, që ekspertiza ta ketë sa më të vështirë që të identifikojë që zëri është i Agron Xhafajt.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, është kthyer në një celulë të krimit të organizuar për të manipuluar dosjen Xhafaj. Video është e pamanipuluar dhe zëri në të është i Agron Xhafajt./ CNA.al

Lajmet e fundit nga