LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau në 1997/ Shqiptari që lëviz me 13 emra në Britani

8 Tetor 2018, 11:40, Aktualitet CNA
Vrau në 1997/ Shqiptari që lëviz me 13 emra në Britani

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur në kërkim një shqiptar i cili është i dënuar me 25 vite burgim.

Hektor Mahmutaj, 42 vjeç është i kërkuar pasi në korrik të 1997-ës, pasi vrau fermerin Gentjan Jahaj, dhe u largua në drejtim të Anglisë për ti shpëtuar drejtësisë shqiptare.

Mediat angleze raportojnë se Mahmutaj lëvizte lirshëm në Britaninë e Madhe duke përdorur 13 identitete të ndryshme, si mënyrë kamuflimi për t?i shpëtuar gjurmimit të policisë.

Shqiptari, babai i dy fëmijëve e ka mohuar në formë kategorike të ketë gisht në vrasjen e Fierit, por shton  se arratisja e tij erdhi nga frika e një hakmarrjeje të mundshme, e cila mund të kryej nga vrasësi i vërtetë.

Shqiptari është arrestuar në muajin janar dhe tashmë në rast ekstradimi, ai do të përballet me rigjykim.

Lajmet e fundit nga